Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rustem Geci

Shko poshtë

Rustem Geci Empty Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:33

HIMNI I GJAKUT


Gjithë a j r i n e atdheut
që erërat e shpërndajnë
është pasuri e natyrës
një prodhim amë i tokës

Gjithë diellin e atdheut
që s o t e konsumojmë
është pasuri e të gjithëve
për një jetë më të mirë

Gjithë yjet e pashuara
që Prishtina i këndon
janë yje të Tiranës , të
Preshevës e Bujanocit
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:33

KËNGA e REXHËS



( sipas motivit popullor )

Nëna Rexhën e kishte djalë
Rexha n u s e n e kishte parë
Nusja e b u k u r , Rexha i ri
Të njohur ishin me dashuri

Dasma e Rexhës, dasmë në zë
Katër s h t ë p i plot me miq
I gjithë gëzimi ishte në dasmë
Kënga e vallja nuk pushonin!

Rexhën në dasmë do e vrasin
gjaku i Rexhës të mos shtohet
Ëndërr e nënës për djep të ri
ishte shpresa e saj për të birin

Vrasës i territ Rexhën e vranë
vrasja Rexhës nusen e ndanë
nusja e b u k u r , Rexha i ri
vrasës quhej një k a l ë i zi

Gjaku i Rexhës nuk do thajë
gjaku i këngës do ta mbajë
plagë e nënës s´mbyllet kurrë
vdekja e të birit i preu udhë!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:33

SHPRESA





Shpresa , a të kujtohet ty


ajo mbrëmje e Prishtinës


kur unë e ti putheshim


lulet të çelin
të bukura


Në ato vite
të rinisë sonë


ne nuk rrinim duarkryq


e shquanim njëri-tjetrin


dhe praninë e pushtuesit

Shpresa, a e mban mend


atë takimin në Prishtinë


se në ato vite
të rënda

ne
këndonim së bashku
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:33

PUTHJA E DHEUT



( p o e m ë )

Re të luftës,.. dallgë dhe stuhi
S´na u hoqën kurrë mbi qepallë
Më të fortë ishim se vetë Sparta
Natën mbi Trojën nuk di ta falë

Dielli mbi Shqipëri nuk shuhet
Kjo është një e vërtetë e qartë
Roma Çezarit, Nata e osmanliut
Na bëri të vuajmë, të heqim gjatë

Në një gjyq që as korbat se shkruan
Të d ë n u a r ishim,...me kalvar!
Në atë (kontratë ) tmerri e gjaku
Shpërngulja bënte atentatin e parë

Tridhjetë shekuj janë rrënjët tona
30 shekuj kemi gurin në kufij
dhuna ishte shumë e rëndë
dhe ushtri tonën ne nuk kishim

2


Në këtë b o t ë trishtimesh
sa herë e kujtoj atë kohë
një e tronditur më pushton
krajla dhe mbretër të huaj
që s´ i patëm kurrë asgjë
na shkulën e na përshkulën
në shkretëtirat e Anadollit
Nga ajo këputjeje e rëndë
unë vetvritem çdo d i t ë
nga m a l l i i përmalluar
nga të qënit i shpërngulur
Në atë puthje të dheut
lashë përroin e fshatit, lisin
kopshtin me plot perime e
pemë.Vreshtën e Dardhave
se armiku na ra natën , dhe
na i dogji të gjitha shtëpitë
e ne që m b e t ë m gjallë;
i lamë ca g u r ë tek pragu!


3


Shpërnguljen nga mëmëdheu
e kam përjetuar shumë rëndë
më thotë një ish i shpërngulur
ushtria dhe xhandarët serbë
na nxorën në mes të rrugës
udha për Selanik me qerre
ishte një dramë më shumë
që vriste gjithandej Kosovën
Në ato vite të shpërnguljes
një i quajtur Astrit Karadaku
pjesëmarrës i (tre) luftërave
na thotë për këtë p o e m ë
betejat i takojnë historisë
nëse betejat nuk sjellin fitore
Në çastin kur po shkuleshim
unë putha dheun tim të ëmbël
dhe nga kopshti mora baltë
që ta kem s´i kujtim të tokës
dhe kujtim të dhéut e atdheut
që të mos më bjerë hiadha
apo ndonjë gjëmë e rëndë




4


Në të gjitha ato vuajtje
Stambolli ishte një vrasje
kujtimet i kam të freskëta
në Z y r a t për të huajtë
tek po prisja në korridor
të merrja kombësinë turke
në radhët me ne, ishte një
vajzë bjonde , vjeç 13- të
nga Keçekolla e Prishtinës
serbët asaj ia kishin vrarë
16 a n ë t a r ë të familjes,
ndërsa ajo kishte shpëtuar
duke u fshehur në plevicë.
Ajo vajzë me atë dramë
kishte 50 të rarë të familjes
me gjak thuaja deri në gju
doli nga zyra duke bërtitur
këtë emër unë s´e kuptojë!


5


më ktheni në vendin tim
në fshatin me fytyrë bari
tek shtëpia e prindërve
tek v a r r i i nënës sime
ish zëri i 13- të vjeçares
një gjëmë e gjithëve neve

O më të mirët e shpirtit
Gjergj , Aleks , Trëndëlinë
dhe juve që s´ po u njoh
gjuamëni me gurë, shajmëni
se unë biri juaj dhe vëllai
do duhej të isha atje, atje
dhe s ë bashku në luftë
t´i mbroja dhe unë trojet

Sa herë p ë r m a l l o h e m
i bie telefonit e bisedoj;
Kosovë, tungjatjeta, si je
katundi s´i është; si dolët
në mëngjes, a pati bastisje
sa dasma u bënë, tregomë
sa n u s e lindën fëmijë
o vëlla i gjakut tim, trego
se malli për ju më nbyti!

6


Në varrezat e Stambollit
prehen me mijëra shqiptarë
thonë se vdiqën në këmbë
me sy kah a t d h e u
në kujtim të vendlindjes!.

Kossovë , Shqipëri , Atdhe
tragjedinë e shpërnguljes
e kam përjetuar në Selanik
në një anije të vjetër greke
që transportonte shqiptarët
për n´humbje dhe n'harrim

Prandaj, si sot më kujtohet
thotë Isai, një i shpërngulur
dhe shpalon një akt drame
për një Hanife Ibrahimin
nënë nga Gjilani,pasi hodhi
djalin, edhe vet ra në det!...

( Grykën e Bosforit
P y e t e n i se flet
Gjysma është l o t
Gjysma është det!... )


7


Në jetën e të shpërngulurit
nuk mjaftuaka një vuajtje, një
dhimbje,një humbje,një vdekje
i shpërnguluri vdes çdo ditë
për t´ siguruar një gropë varri

B i j t e shpërngulur të Arbrit
me mund e bëmë këtë jetë
i këputur , i degdisur, i huaj
mërgimi çdo ditë më vret!

Një jetë se kam parë Kosovën
në Tiranë s´kam qenë asnjëherë
kam lexuar mjaft për atdheun
për fushat , malet dhe d e t i n

Kjo j e t ë na iku me mall
moshë më nuk më ka mbetur
veshët më ushtojnë shumë
e shoh se jam shumë i mërzitur!



8


E ç´murtaja të rënda na ranë
po vuajmë ne, po vuajnë edhe fëmija
Në Shqipëri unë e kam mendjen
zemra më ikën vetëm në Tiranë

Tokë e florinjtë është Çamëria
tronditëse është ëndrra e çamit
Në det kur trapi d r e m i t e t
Dhe çami me çamen puthën

Mosha s´ më lë të kapi largësi
fëmijët po na i përtëritin emrat
për ju që e k u p t o n i vajin
degën e thyer edhe era e than!...

Atdhé, o i shtrenjti a t d h é
nxirre këngën që vlon në ty
Na lësho një za o i mirë
që të mos vdesim në mynxyrë!




9


Kosovë , e mba mend o trime
kur korbat nga rragamët t´u lëshuan
gjuhën e këngën të t´i shleyjnë
nëpër kohë të dogjën, të fyen,
të pranguan; por ti o Kosovë
prapë diellin nxore nga zemra
një t r u p të j e t ë Shqipëria!

O vëlla i atdheut tim, o zemër
jam lindur ku rritet p r u s h i
jam lindur ku p i q e t flaka
në katundin me fytyrë të barit
unë kam tri këngë të gjakëta
aty ku më njihnin dhe i njihja

Në çastet tek shpërnguljeshim
Ne lamë pjesë të jetës sonë
Fragmente nga më intimet
Copa të fshehura dashurie
Dhe kujtime të tjera të jetës
në palcë të tokës i fshehëm
Të mos i gjej dorë e huaj



10


Kosovë mos u vono, ngritu
ti prishim kufijtë e ndarjes
ndarjen që po na ndan
se koha që po e jetojmë
do që të j e m i të l i r ë!

Tiranë, më lejo të përqafoj
të marr një grusht dhé nga
ti , nga toka ime e ashpër
një grusht dhé për kujtim
se gjuhën e ëmbël shqipe
ndarja e gjatë ma v o d h i...

Kjo këngë e ky mundim, do
sjellin një mëngjes të bardhë
një m ë n g j e s plot diell
edhe sikur koha të zbres në
zero,Shqipëria do të jetë një!..
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:34

HIMNI I PRESHEVËS




Ngritemi që të j e t o j m
ë


Ngritemi që të
ndërtojmë

Ngritemi
të bëjmë më shumë


se Shqipëri është
Presheva


Si të
jetojë me terrin tënd


me duart tuaja të përgjakura


me drejtësinë e
të padrejtit

Me
atë që vetëm më ndjek



Në këtë t o k
ë denbabaden


unë kam varret e stërmoçme


të rënët e
të gjitha betejave


këngët e të gjitha
kohrave


O ti
që flet krejt ndryshe


K o s o v ë
është emri im


Kosovë është g j a
k u im


Shqipëri është Presheva, hej!...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:34

PIKAGJAKU





Ti
që puth buzët e mia


që më josh e përqafon


ti je më e dashura ime


mbrëmja ime e bukur



Ca pika gjak në duar


ca pika gjak në
gur

m´u
dukën të etshme


tek mbahesha për mur



I plagosur në betejë


unë ndjehesha i gjallë


për m u r i mbahesha


të mos bie
në varr!



Nën atë qiell të grisur


me eshkë e me uror


ca pika gjak
në gur

me gjak u
bënë flamur!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:34

NJË PYETJE ONUFRIT



Ku e gjete
të kuqtë e diellit


cilën p e m ë , tek cila gurrë

Në cilën
degë të mollës e këpute

Tek
cila u j ë v a r e u
puthët


Në një m u a j paksa
të nxehtë

kur çdo gjë e
shikoja n´ largësi
Në qershor,.. nën hije të qershisë
Në Tomorr, takova Tomoritën

Ndodh të puthemi e t´mos flasim
ndodhë të puthemi e të dehemi
në diellin e ngrohtë të asaj vere


kuqtë ishte në brendinë e sa j

Nën qiellin p r u s h të Tomorit
Tomja m´i fali buzët, sytë, gjirin
dhe,..falë ndërhyrjes së qershorit


buzët e saj gjeta atë
të kuq


Kohët
ikin e nuk kthehen më
flokët prej qershori m´u bënë gri

Unë
të kuqtë e mora nga diellit
në veshulët e Vashës së Tomorri
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:34

I HUAJI





Të dielën,
të hënën

I
“bardhi” ish i zi


Të hënën, të dielën

Një shi puth një shi!



Dardani e Monika


“Romeo e Zhulietë”
Monika e Dardani,
Drama ishin v e t ë



Liqenit të Gjenevës
Dallga-dallgën tund
Mbi varkë të liqenit
Putheshin pa fund!



Të dielën , të hënën

S h i t ë s i ishte i ri
Pas luleve e banakut
Monika s´ishte e tij!

Qyteteve të Evropës
“Biznesi” s´ ka kufij
Kulmet a r r i h e n
Por drama përmbi!..
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:34

ARTI YNË


Krijuesi ynë populli
Poezitë e tij të para
i shkroi në gur, në dru
në rërën e butë të lumit
në fletët e dushkut të ri
në dëshirat e panumërta
në ndryshimin e stinëve
në kryqëzimin e kohëve
Poezitë e poetit popull
i g j e j m ë të shkruara
nëpër f a q e t e gurëve
“Kroi, biri im, mos qajë
unë isha tek ju, mbahu,
ti do të vish tek unë
deri të vijë ajo ditë, jeto
mos mbaj zi për mua »
Kjo p o e z i e bukur
E gjetur në Tërnoc
është e autorit popull
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:34

KËNGA E KËMISHËS



Fol Kosovë, Kosovë dardane
Zemra qan më dhemb për ty
Në tokën time i huaji s´më lë
Të mbjelli farë të ngrej shtëpi

Dyzet luftërat i kam në trup
Në flamurgjaken i kam veshur
Ikë një shekull e tjetri vjen
Gjaku y n ë përherë u j e m

Këmisha e gjakut gjak kullon
Vuajtja dhimbjen drithëron
Vjen i h u a j i e më bastis
Më vë pranga,...e më degdis

Gjaku i trimave vlon e vlon
Për l i r i ka veç një f r o n
Fol Kosovë , Kosovë-Shqipëri
Kurrë, Kosovë, më nën Serbi!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:35

GJIROKASTRA



S´ dua të a r g j e n d o j asgjë
I kërkoj humbësit, shokët e mi
Këmbë u ngjita deri tek ju
të pi një kafe e një gotë raki;

Mbi atë kozmos të v o c k ë l
Gjirokastrën e g j e t a të tërë
Një qytet me shumë të veçanta
Një kodër e shtypur, e bërë!

Asgjë s´ dua të a r g j e n d o j
kërkoj Librin e këngëve të Artës
...në luftën për “Termopilet”,
kërkoj p o e t ë t e Gjirokastrës!

Në Gjirokastër s´kërkoja Trojën
As shtëpinë e Zeusit që s´ flet
i kërcënuar rëndë nga Greqia
Homeri këtu ishte n´Ekzil, vet!

“d i e l l i fryrë”, ”hënë e vrarë”,
ia dogjën emrin H o m e r i t;
Një Greqi thuaja e pazakontë,
ia mori sytë , po ia la nderin!...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:35

BUTRINTI


Në amfiteatrin tonë antik
Pyeta ajrin,...ç´ po thëthitë
Po bëjë hije, e mbjell pemë
Në Butrint po bëjë poemë

Nga Butrinti,..në K o r f u z
Pashë të vrarën tonë në buzë
Në t e a t r i n tonë a n t i k;
Drama e madhe s´ishte frikë

Kaonë, Molosë, Thesporotë
Burra trima e me f l o t ë
Mjeshtrit e artit në Butrint
Lanë pas veprat, edhe sytë!...

Na ishte Eskili këtu njëherë
Vjershëtor e burrë me nder
Në Iliri kishte një motër
Ilirishten e fliste në sofër!

Hënë e verës, hënë me zjarr
Dorën diellit do t´ ia marrë
Në Butrintin tonë a n t i k
Drama e madhe s´ishte frikë!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:35

THIRRJE



Në ligjet e të jetuarit
nuk ka drejtësi për të gjithë
as dashuri të mjaftueshme
një dhuratë e tillë mungon
po unë u bëj thirrje lexuesve
të ngritën kundër padrejtësisë
dhe diellin ta ngrejmë me duar
me sa më pak dhimbje
me sa më pak vuajtje
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:35

LUNDËRTARI



Është
një çast në det

kur d e t i do qetësi

...e Z a r a kollitet,...

e belbëzon n´jermi!



Lundra lundrën qan

Lundra lundrën heshtë

Pyeteni sot arbëreshin



Pse shpirti i q e s h ë



Letër kam nga djali



Letrën e kam në gji

Im bir do të kthehet



Pranë gjakut të tij!



I dehur mes lundrave

Arbëreshi k ë n d o n

Det, i pamposhturi, det

S´di pse s´më kupton!



Letër kam nga djali



Letrën e kam në gji

Im bir do të kthehet



Në “kalvarin” e tij!...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:35

KENGE KOSOVE





Gjethet
gjakut nuk i bien

Derisa
të ketë diell e zot

Gjethet
gjakut nuk i bien

derisa
shqip flet kjo tokë

Diell , o Diell të keqen nëna


Natë është, s´ndritë as hëna


Në këtë vend sa terri vret


Vret pusia e hyqmi vret!



Kjo pushkë e bukur si vajzë

Ka sytë më kaltërt nën qiell
Kjo pushkë e bukur si vajzë
ka emrin : Kosovë e l i r ë!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:36

KENGE PER LIRI




Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në fushë të betejës e punë të rëndë
gjak dhamë për tokë e për qiell
gjak dhamë që të rrojmë më mirë
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
që l i r i n ë ta kemi më tamam
me të drejta të njohura dhe ligje


Të gjitha kohëve gjak u
dhamë
në Trojën e parë Trojën e vranë
në Trojën e dytë Trojën e ndanë
në Trojën e tretë turqit na ranë
të gjitha kohëve gjak u dhamë,në
fushë të betejës e punë të rëndë



* * * * *

Nëse Serbisë i mbetet
vetëm një shkronjë në
Kosovë, ajo do kulloj
gjak edhe nën hije
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:36

E BUKURA MORE


Eja zemër përse s’ më pyet
Malli mua m´i mbyti sytë
Në ëndërr shoh unë Morenë
Dheun e t´atës dhe atdhenë

Shoh De Radën, edhe Ujkon
Dushko Vetmo çon mesazh
Qan e bukura, qan i bukuri
Për Morenë kam një mall

Flakë e shpirtit nuk shteron
Prush i zemrës nuk harron
Kujtoj h ë n ë e kujtoj det
Sa herë gjaku im më thërret

Unë të desha po s´u pamë
Unë të prita po s´u ndamë
Gjuha jonë dritë shumëzon
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:36

KRUJË E LIRISË





Ç´është ky ajër
me aq verë
Nis prej fushave e maleve merr


Ç´është kjo pemë argjendt e ar


gjitha këngëve m´ i bie mbarë!



Mijëra v j e t janë stinët
tona

Mijëra v j e t Shqipëri mbi
dhé

Krujë e gjakut të
Skënderbeut
Flamur-madhja e gjithë atdheut!



Qysh kur t o k a ishte
fëmijë

Gjuha s h q i p e ishte
e parë

Ndal o
bir,..që të jap ca mana


Dhe një lot kujtim nga mëma!



Plot, f l o r i r e ka Shqipëria


Ullinjtë e Krujës janë
me ar

Rrofsh o Krujë e
Skënderbeut
Flamur-madhja e gjithë atdheut!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:36

KËNGË TË BURGUT



Dritë e
hënës hyn e s´ flet


Dritë e hënës ikë e
s´ tretë
Mendja e trimit terrin shpon
Korba trimin keq shenjëzon!


Oj
Kosovë , flutur me fletë
Brenda burgut,... burgu vret
Kjo Evropa ,..dielli pa ty . Ai
togfjalësh më mban n´ kuvli !

Fjala e trimit s´ shuhet kurrë

se l i r
i a shpinën s ´ rrudhë

fjala
e trimit i b i e zjarrit
plot janë vuajtjet e shqiptarit



Muaji–muajin vetë e shtyn
Muaji - muajin e pështyn
Nëpër burgje lufta vazhdon

Udha
lirisë kurrë s’ ndalon.

Fol Kosovë, Kosovë e l i r ë
Krushqit presin të marrin ty

Moj
hapsane të raftë pika
Djemtë e tanë janë:Republika!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:36

EMBLEMË


Unë jam ai i dënuari
ai burgosuri, ai trimi
ai i plagosuri për liri


që një jetë të t ë r
ë
isha në luftë e beteja
Unë jam ai bandilli
ai shkruesi i trakteve
ai ilegalisti i shkathët
ai që i mbaja parullat
“ Kosova Republikë ”
Unë jam ai profesori
ai i bukuri i rrugëve
ai poeti i trazimeve
që me studentët trima
i ramë grusht armikut;
Unë jam ai i dënuari
ai i bukuri i UÇK-së
ai piktori i emblemës
ai, i dashuruari i lirisë!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:37

LOTËT E ÇAMIT


Shqiptarët e mërguar në botë
me vuajtje e bëmë këtë jetë
i këputur, i degëdisur, i huaj
mërgimi çdo ditë më vret!

Këtu jam që kur isha tre vjeç
Tiranën thuaja se nuk e njoh
kam lexuar për bukuritë tuaja
për fushat dhe për malet atje

Plot ishin murtajat që na ranë
me grusht e me tramundanë
Shqipërinë e kam zemër,xhan
mendja më vete, në Tiranë!

Tokë floriri është Çamëria
e fortë është ëndrra e çamit
kur t r a p i në det dremitet
dhe çami me çamen puthen!...

Mosha s´më lë të kapi largësi
Neve po na i përtërinë emrat
për ata që e kuptojnë mallin
degën e thyer , era e thanë!...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:37

AULONA


Krejt Brenda kraharorit
Kam fuqinë e këngëve
Frymën e plot betejave
Dhe pasionin për artin

Krejt brenda kraharorit
Kam librin më të ri
Një poezi më ndryshe
Nga poezia a k t u a l e

Krejt brenda kraharori
Në brendinë e zemrës
Fjala kullon dhimbjen
Dhimbja kullon fjalën
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 May 2009 - 17:37

TIRANA



Në një kohë pa kohë
kur çdo gjë ishte zero
Tirana e qante Tiranën
Dhe shtetin në s h t e t

Në atdhé atë mbrëmje
hotelet kudo ishin bosh
prej shtëpive prunë kafe
hoteli s´kishte as bukë!

Tirana vërtet q a n t e
me një diell pa dritare
n´ atë varfëri ekstreme
secili shante si dinte!...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rustem Geci Empty Re: Rustem Geci

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi