Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 18 May 2009 - 1:57

KRYEMËSIMI
(ose ninulla e jetës)

Ah
historia, historia
(phu ai horr që e shkroi!)
ç’është kjo përrallë kaq e pacipë
ti biri im, qëndro sa më larg saj
nuk të vë dot në gjumë
se pastaj gdhihesh
mbrapsht

bares ta gjej
historinë, historinë
(që s’u shkrua kurrë!)
është përrallë e padëgjuar
ti biri im, qëndro sa më afër saj
ta bësh gjumin e qetë
që të marrësh
mbroth
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty Re: CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 18 May 2009 - 1:57

DUKE MËSUAR VETEN
(ose zgjimi i hershëm)

Kujdes,
i them vetes,
pse t’ia mësysh kot
rrugës bredh gjithkush
para se të hedhësh hapin
mblidhe mendjen njëherë
paçka se bëre gjëra të mira
s’e di që i ziu s’ka tjetër punë
të qëllon atëherë kur s’e pret
eh sa keq mund të plandosesh
ta pësosh si Shtjefën Gjeçovi
pse të biesh në kurth kaq i ri
tani ka rëndësi të jetosh
jo të vdesësh qençe
ato që s’i bëre sot
mund t’i bësh nesër
mos i beso frikës
por ec me kujdes
mësohu të jetosh
gjithnjë syçelë
të ligun lëre
le të plasë
në pusi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty Re: CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 18 May 2009 - 1:58

STINË E HUAJ
(ose gjumi i jetëvdekjes)

Pse më thua të jetoj
kjo nuk është stina ime
a nuk sheh sa i huaj dukem
jam i vockël edhe para mizës
unë kam lindur për tjetër stinë
ndaj do bie në kllapi si arusha
ta shtyj kohën i gjallëvdekur
gjersa të vijë ora ime fatlume
atëherë të zgjohem ngadalë
e t’ia nis të jetoj
ballëlart
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty Re: CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 18 May 2009 - 1:58

ENGJËJT E ZI
(ose ora e vrasjes)

M’u tha goja
duke pështyrë mbi engjëjt e zi
do t’i ndjek si djall me një këmbë
do t’i vras me helmin e dhembjes sime
sa më ka marrë malli të bëhem vrasës
e di që pastaj do tregojnë me gisht
o sa gjë e bukur kur do thonë:
ja, sa krenar po bredh
vrasësi i engjëjve të zi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty Re: CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 18 May 2009 - 1:58

FLUTURA NË GJOKS
(ose thikat e engjëjve)

Engjëjt
më gjuajnë me thika
mbi gjoksin me plagë
ndalet një flutur e bardhë
ik i them gjithë psherëtimë
pse t’i hash ti thikat e mia
ata janë bërë të marrë
i ka zënë gjaku i zi
s’pyesin kush je
as ç’kërkon
ku shkon
ke
apo s’ke
faj

jo
s’largohem
më thotë flutura
s’ndiej për engjëj të tillë
as për thikat e tyre të helmta
kam ardhur pas luleve të njoma
sa bukur të kanë mbirë në gjoks
dua t’i lag buzët e mia të thata
e t’ua thith pjalmin e ëmbël
aherë nëpër trupin tënd
do çelin aq më shumë
do dukesh më i madh
engjëjt do thyhen keqas
të gjithë do pëlcasin
pranë thikave
të tyre
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty Re: CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 18 May 2009 - 1:59

ORA E SHPËTIMIT
(ose ëndërr ikanaku)

Nuk dua
të lodrojnë mbi mua
gjakun të ma thëthijnë
trupin të ma shkrumbojnë
do t’u shkas nga duart e zeza
e t’i flak si qenie të ngordhura
dhe ashtu të rravgoj pa bëzajtur
të degdisem larg syve të botës
kurrsesi nuk dua të dukem
si krijesë e mjerë
veten nuk
e shes

do iki
nga sykëqinjtë
e të vithisem në hon
të thërrmohem si dhé i thatë
mandej le të çirren sa të duan
punë e madhe se do më ndjekin pas
madje as dy gurë të mos i lënë tokthi
le t’i pyesin edhe engjëjt edhe djajtë
unë njëmend do iki nga kjo ligësi
s’dua ta shoh kopenë e babëzitur
ehehehehehehehehehehehej
tani erdhi ora e shpëtimit
vdekja është më e bukur
se jeta
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty Re: CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 18 May 2009 - 1:59

DËSHPËRIM I ZOTIT
(ose këngë pendimi)

Njeriu
ah njeriu
seç iu vërsul edhe zotit
ia rrëmbeu parajsën dhe ferrin
në emër të tij vepron lirshëm
s’e gjen asnjë
e keqe

njeriu
ah njeriu
flet i përçartur
të gjithë i bën të dridhen
paçka nëse ndokush e mallkon
ai di të ndëshkojë
dhe të shpërblejë

njeriu
ah njeriu
rend turravrap në jetë
me ferrin e parajsën në duar
fuqiepërmi ka rënë në hall
dergjet si skllav në qiell
ndaj pyet i dëshpëruar:
ç’mu desh që bëra
këtë pjellë
të mbrapshtë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty Re: CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 18 May 2009 - 2:00

NEVERIA E SKLLAVIT
(ose thirrja e fundit)

Ditët
po m’i ha nata
i vjell mbi mue
e unë ende kujtoj
se po m’lag shiu
heu ku je vdekje
që m’paske
harrue
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty Re: CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 18 May 2009 - 2:00

CONTRA
(ose hija e vdekjes)

Më kot
i flakni ato koka
një nga një i mbledh
i ringjall si Shën Donati
që sërish t’ju dalin përpara
pastaj asnjëherë të mos i rrëzoni
se hijet e tyre ju ndjekin si shpatë
e s’ju lënë të qetë as në ëndrra
ju tmerrojnë edhe në kthina
kokat më përkasin mua
juve ju mbetet turpi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI Empty Re: CIKËL POETIK NGA POETI YNË AHMET SELMANI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi