Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Shko poshtë

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti Empty Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:49

asgush Poradeci lindi ne qytetin e Pogradecit
me 27 dhjetor 1899. Ndoqi studimet ne disa qytete te Evropes, si, ne
Bitola, Athine, Bukuresht, Grac.
Ne vitet '30, poezite e tij i permblodhi ne dy vellime "Vallja e yjve"
dhe "Ylli i zemres". Mbas viteve '90 u be e njohur edhe publicistika,
shkrime
kritike si dhe korrespondence intime e poetit. Me rastin e 100-vjetorit
te lindjes, ai u nderua nga Presidenti i Republikes, me titullin "Nderi
i
kombit".Sipas deshires se tij, ai u varros ne qytetin e Pogradecit me
14 nentor te vitit 1987. Udhetonte serish drejt qytetit te vogel qe e
deshi aq
shume. Kete here per te mbetur perjete atje. E kishte shprehur vete
deshiren qe trupi i tij te prehej perkrah njeriut qe i ndenji afer per
vite te
tera. Ishte vjeshta e vone e vitit 1987.

Fjala e "ikjes" fizike te poetit te madh kishte fluturuar shpejt. Miqte
e pakte te tij u pikelluan, te tjere thane: e prisnim. Ndersa makina
mbante
mbi "shpine" vetem trupin e pajete te nje njeriu, shpirti i te cilit
fluturonte ende mbi liqenin pa kufi. Ishte nje rruge e veshtire qe
poeti e kishte
pershkruar kush e di sa here me idene fikse te nje legjende dashurie
dhe feminore per qytetin e tij te lindjes. Ishte pikerisht ai qe nuk e
lane te
kendonte kenget e djalerise, te cilat i tregonte vetem mes veshtrimit
te zgjuar te syve. I madhi i letrave shqipe qe i mori emrin nje qyteti,
ndersa
qyteti i mori famen e madhe te tij, po kthehej serish ne vendlindje,
atje ku kish shkruar vargjet e para. Qyteti i vogel me liqenin e kalter
do te
mbante keshtu perjete emrin dhe trupin e nje njeriu te madh.

Lasgush Poradeci e kish shprehur me kohe deshiren per t'u kthyer serish
ne Pogradec. Ua kish thene vajzave te tij, te vetmeve mike. Dhe ne
vjeshten e
vone te 15 viteve me pare u kthye pergjithnje. Per te gjetur prehje
perkrah shoqes se tij te jetes, se ciles i thuri aq shume vargje. Do te
mbetej
perhere aty per te shijuar deboren e pare, lulen e pare, lajmetare te
pranveres, qetesine qe mundi te gjente vetem atje. Vargjet e tij jane
nje skene
hyjnore pa dekor, ndersa filozofia e tij e jetes dhe e vdekjes i
klasifikon ende te bertiturat qe bene qe ai te mos flase ne kategorine
e heshtjes.
"Ato perbejne nje substance qe quhet heshtje", vazhdon te thote nga ajo
kodra qe i qendron mbi shpine liqenit te futur ne nje varr modest, i
harruar
nga bryma e te ftohtes dhe nga plasaritja e te nxehtit. Pena e madhe
shqiptare nuk heshti kurre, edhe pse shume e deshironin nje gje te
tille. Vargjet
e tij kendoheshin ngado nga zerat e qytetit te tij, dhe paditur
gdhendeshin cdo dite e me shume ne permendoren e madhe te letersise.

E, megjithate, te shumte ishin ata qe deshironin harrimin per te. I
dhane te perkthente me faqe, ia sterholluan vendimin duhet te marre apo
nuk duhet
marre leje kriuese, duhet te kete apo nuk duhet te kete pension, dhe
pastaj i gjeten pune ne perkthimin e me te medhenjve te koherave per te
prekur
shpejt kufirin e ekzistences, por jo mes njerezve te familjes se tij.
Vetem nje titull honorifik i dhane, kur ai mbushi 100 vjet nga dita e
lindjes se
tij, i vetmi titull ne jeten e tij, e ulur vetem ne fronin e poezise, e
cila krijonte dhe do te krijoje lexuesin me sekretin e mosdhenies se
ideve te
zakonshme. Ai trianguli poet, poezi, lexues, tek ai eshte nje. Per t'i
dhene poezise se tij, gezimin e kuptimit dhe te jetegjatesise ndaj
shekujve
indiferente.

Ai ka ikur fizikisht 15 vjet me pare, ndersa ende shume te tjere
rrotullohen rreth emrit te tij nen shiun e fjaleve dhe mjegullen e
dendur te veprave
te tyre. Iku dhe la pas nje liqen te kalter, vargjet per te cilin diti
t'i thurte vetem ai. Iku duke mbetur pergjithnje aty, mes dallgeve te
kaltera,
per te fluturuar se bashku me eren e liqenit nepermjet poezive qe
shkroi vete ai....JAM i Eger...por Sh i Preferuar...!!!Jet
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti Empty Re: Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:49

Dimër

Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.
Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar
Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.
Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti Empty Re: Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:49

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti Empty Re: Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:49

Ah Lasgush Poradeci!
Nje nder te preferuaret e mij, famemadhi Poradec!
Gjithemone e kam pelqyer kete poet kaq te madh, shkrimet e tij kaq domethenese dhe kuptimplote!
Eshte verte nje pene e forte, tek shkrimi i tij gjej veteveten.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti Empty Re: Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:49

E adhuroj liriken e te madhit Poradec

Vdekja e Nositit

Me zjarr ju flas... me zjarr
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t'i jap shpresë- edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemërak
Fatlum dh' i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin për një ças...
Dh'i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!...

Ahere - helmohet e buçet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund,
Ay e hap sa me të mund,
Gjer mun në gjit,gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë
Më thotë ah! shih sesa 'sht'i fellë...
Ky gjir'i em që të pat pjellë...

Me zjarr ju flas...
Me zjarr...




Eshte kaq e vecante menyra e tij e te shkruarit ka nje ndjesi teper
fine nje figuracion teper origjinal qe te rrenqeth kur lexon veprat e
tij

I madhi Poradec

I pavdekshem...
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti Empty Re: Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi