Stresi në punë shkakton vdekjen
2 posters
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Stresi në punë shkakton vdekjen
Një punë stresuese mund të ndryshojë mënyrën se si trupi e trajton yndyrën duke ngritur kolesterolin dhe shkaktuar sëmundje vdekjeprurëse të zemrës.
Studiuesit spanjollë kanë gjetur se situatat stresuese ndikojnë në metabolizmin e yndyrës duke përfunduar në atë që shpesh quhet “kolesteroli i keq”.
Ekspertët për vjet kanë thënë se stresi është i lidhur me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si pasojë e shprehive të dëmshme të tilla si pirja e duhanit, dietat e papërshtatshme ose edhe mënyra e keqe e të jetuarit.
Por studimi i ri tregon se stresi mundë të shkaktojë dysplidemi, një çrregullim që lidhet me ndryshimin e yndyrës dhe lipoproteinave në gjak.
Studiuesit në spitalin “Virgen de la Victoria” në Malaga dhe në Universitetin “Santiago de Compostela” kanë analizuar lidhjen në mes të punës stresuese dhe ndryshimit të parametrave të acideve yndyrore në trup.
Studimi i publikuar në “Scandinavian Journal of Public Health”, u zhvillua me një mostër prej 90.000 punëtorëve.
“Punëtorët të cilët deklaruan se kishin eksperienca të vështira në kryerjen e punës së tyre në një periudhë 12 mujore (8.7 për qind e mostrës) kishin rrezik më të lartë të vajtjes nga dyslipidemia”, tha Carlos Catalina, psikolog klinik dhe ekspert në çështjet e lidhura me stresin në punë.
Në mënyrë të veçantë, njerëzit që vuanin nga stresi në punë ishin më të prirë për të vuajtur nga nivele të larta të kolesterolit të keq dhe me nivele shumë të ulëta të kolesterolit të “mirë” dhe mundësi më të mëdha për bllokim arteriesh.
“Një nga mekanizmat që mund të shpjegojnë lidhjen në mes të stresit dhe rreziqeve kardiovaskulare mund të jenë ndryshimet në profilin e yndyrnave, që do të thotë në shtimin e akumulimit të normave të stemave të arterieve”, thotë doktor Catalina.
Përndryshe stresi gjithashtu mund të shtyj trupin te krijoj më shumë energji në formë të acideve yndyrore dhe glukozës.
Jerenim- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 166
Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
Vendbanimi : As un nuk edi
Re: Stresi në punë shkakton vdekjen
A thua mund te jet e vertet ky studim.. hehhe
Jerenim- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 166
Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
Vendbanimi : As un nuk edi
Re: Stresi në punë shkakton vdekjen
mese e vertet kjo
Ariol- WebMaster Forum
- Postime : 526
Piket : 560
Regjistruar : 02/01/2011
Vendbanimi : tirana
Re: Stresi në punë shkakton vdekjen
inshalla Jo se gjith me pune u mbitem heheh
Jerenim- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 166
Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
Vendbanimi : As un nuk edi
Similar topics
» Qetsori së shpejti me punë në Kosovë
» Stresi dhe Ronela në duet në Top Fest
» Stresi, mund të shkaktojë atak kardiak
» Si të kesh sukses në punë
» Autonomi 15 orë pune nga MSI Wind U160
» Stresi dhe Ronela në duet në Top Fest
» Stresi, mund të shkaktojë atak kardiak
» Si të kesh sukses në punë
» Autonomi 15 orë pune nga MSI Wind U160
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi