Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të kesh sukses në punë

Shko poshtë

Si të kesh sukses në punë Empty Si të kesh sukses në punë

Mesazh nga Geri Sat 13 Mar 2010 - 6:29

Si të kesh sukses në punë
Variantet për suksesin e një profesioni janë shumë dhe nuk varen vetëm
nga ju, por provoni të sforconi imagjinatën dhe projektojuni në të
ardhmen,
ndoshta pas dhjetë vjetësh, dhe mendoni se cilat mund të jenë
pikësynimet tuaja profesionale në agjendën në të cilën jeni duke punuar:
nëse nuk keni
asnjë vizion dhe kjo ju provokon humor të keq, reflektoni seriozisht mbi
mundësinë e ndërrimit të punës.

Shkoni në rrugën tuaj
Mos e lini veten kurrë të merreni nëpër këmbë nga kolegët e zyrës që
kanë interesa të ndryshme nga tuajat. Nëse ju arrini një pikësynim në
karrierë,
ndoshta kolegu juaj ju ka zili dhe kështu objektivat tuaja janë të
ndryshme.

Mos merrni kurrë inat një koleg
Në zyrë shpesh krijohen grupe që marrin nëpër gojë kolegët e papëlqyer
dhe jo simpatikë. Kujtoni se një sjellje e tillë, përveçse ju bën të
dukeni si
fëmijë, ju bën të humbisni kohë dhe energji, të cilat mund t'i përdorni
më mirë për të tjera gjëra.

Ndryshoni kur nuk duroni më
Duket shumë e thjeshtë të thuash që ia del, por shpesh fokusohesh në një
punë që përveçse nuk pasqyron objektivat e tua profesionale shpesh na
rëndon
edhe në shpirt.

Jini elastike
Në jetën tuaj private ka dhe do të ketë ndryshime të vazhdueshme dhe po
qe se do të ndodhte kështu edhe në aspektin profesional, ç'të keqe ka?
Mos u
frikësoni nga ideja e të ndërruarit punë, ose të pranoni kontrata me
kohë të kufizuar, të gjitha eksperiencat e punës kanë anën e tyre
pozitive dhe
mbi të gjitha mund t'ju furnizojnë me ide dhe njohje të reja të
nevojshme për të ardhmen tuaj profesionale.
Fito respekt në punë
Edhe në raportet e punës, ashtu si në të gjitha marrëdhëniet shoqërore,
është e rëndësishme që bashkëjetesa me kolegët të jetë e qetë si në anën
profesionale, ashtu dhe në atë psikologjike. Nuk ka asgjë më të
mërzitshme sesa të zgjohesh në mëngjes dhe të kuptosh që nuk ke asnjë
dëshirë që të
punosh në një ambient aspak miqësor. Ja pesë arsye të lindura nga
eksperienca, që ju ndihmojnë të përballoni më mirë pakënaqësitë e vogla
që mund t'ju
dalin gjatë rrugës suaj profesionale.

1. Edhe nëse punoni në një ndërmarrje, edhe nëse punoni në një zyrë ku
keni të bëni me pak kolegë, mundohuni të mbani sa më shumë të jetë e
mundur të
ndarë jetën private nga ajo profesionale. Evitoni daljet e shpeshta në
grup mes kolegësh. Kjo, jo për snobizëm, por për të ruajtur privatësinë
tuaj.
Grupet e afërta dhe miqësitë e tepruara mund të ndryshojnë mendimin tuaj
për kolegët e punës. Krijoni opinionin tuaj nga mënyra sesi sillen në
punë
dhe ndonjëherë në ndonjë drekë restoranti. Disa festa të rëndësishme
gjatë vitit, si Krishtlindjet, apo fillimi i pushimeve janë mëse të
mjaftueshme
për të drekuar me ta.

2. Nëse jeni person i përpiktë dhe preciz në punë, mos lejoni që t'ju
kërkojnë të kryeni punë të tjera shtesë, ose të punoni jashtë orarit të
punës.
Ju mund ta bëni një gjë të tillë një herë ose dy, por më pas duhet t'ju
bëni të ditur të tjerëve në mënyrë të sjellshme se ju në mëngjes
ngriheni
shumë herët, kështu që të rrini jashtë orarit, ju krijon shumë probleme.

3. Evitoni, nëse mundeni, lidhjet sentimentale me kolegët e punës.
Kuptoni se jo gjithmonë janë fatsjellëse. Rrezikoni të krijoni një grup
brenda
stafit, i cili vepron i veçuar dhe mund t'ju. rrezikojë edhe vendin e
punës. Nëse lidheni me një koleg në punë, do të rrezikonit ta bënit pak

pëlqyer ambientin e punës, mbi të gjitha në rastet e prishjes së
lidhjes. Një atmosferë e nderë që në orët e para të mëgje¬sit parashikon
një stuhi të
mëvonshme jo vetëm në marrëdhëniet mes kolegëve, por edhe në
marrë¬dhëniet drejtues-vartës. Nëse e dashuroni vendin tuaj të punës,
nëse fitimet që
merrni prej tij janë të konsiderueshme, mos flirtoni me kolegët e punës.
Ka edhe shumë vende të tjera ku ju mund të gjeni njeriun e ëndrrave
tuaja.

4. Mundohuni të sqaroni gjithmonë keqkuptimet e lindura me kolegët. Të
punosh me një person me të cilin ke patur një diskutim të mbetur të
pasqaruar,
do t'ju krijojë probleme dhe do t'jua bëjë punën të mërzitshme. Ju do të
gjendeni përherë nën trysninë e argumentit: "Hajde të sqarohemi". Kjo
do t'ju
largojë nga objektivat që ju keni në një ditë, do t'ju ulë rendimentin
dhe do t'ju shfaqë si njeri joserioz në sytë e shefave tuaj.

5. Nëse ndjeni se mendoni se jeni viktimë e pabarazisë në punë, mos e
përjetoni pasivisht situatën, përpiquni të kuptoni, ndoshta edhe të
flisni me
përgjegjësin e personelit, nëse ka diçka që nuk shkon në mënyrën tuaj të
të punuarit. Është më mirë që t'i merrni vesh menjëherë edhe lajmet e
këqija.
Kështu do të përgatiteni të kërkoni ndonjë kompani tjetër, apo të merrni
letër dhe laps për të llogaritur ku keni gabuar. Kujtohuni se gabimet e
kaluara shpesh kthehen në mësime të vlefshme për të ardhmen.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi