Stresi, mund të shkaktojë atak kardiak
Stresi, mund të shkaktojë atak kardiak
Shpesh herë në jetën e përditshme njerëzit kanë prirjen që ta marrin lehtë stresin. E vërteta është se njerëz të ndryshëm, madje dhe studiuesit, e kuptojnë stresin në mënyra të ndryshme. Ju mund të shihni si stres vetë ndodhinë që e vlerësoni si kërcënuese apo të vështirë për tu përballuar. Fakti është se fenomeni stres përfshin si ndodhitë stresante, ashtu edhe reagimet ndaj saj. Megjithatë, zakonisht me stres kuptohen reagimet tona ndaj ndodhisë. Ndërsa ndodhia që shkakton këto reagime quhet stresor. Por, kini parasysh që stresi nuk është thjesht një fjalë me 6 germa. Stres do të thotë një varg ndryshimesh biokomike që ndodhin dhe ndikojnë fuqishëm në çdo qelizë të trupit tuaj.
Sindroma e përgjithshme e përshtatjes.
Sipas Hans Selye, fiziologut kanadez që mbahet si babai i teorisë së stresit, organizmi ynë reagon fiziologjikisht në të njëjtën mënyrë pavarësisht nga forma e stresorit. E ftohta, e ngrohta ,ilaçet, plagosja, trishtimi dhe gëzimi, provokojnë një reagim identik biokimik. Ky, reagim të cilin Selye e quan reagim jospecifik,ngaqë është I njëjtë për të gjithë stresorët, përbën thelbin e stresit. Sipas Selyese regimi I trupit ndaj një stresori kalon nëpër 3 faza, të cilat ai I quan sindroma e përgjithshme e përshtatjes.
Reagimi I alarmit. Në këtë fazë organizmi reagon me alarm dhe mobilizon rezervat e tij mbrojtëse për të përballuar stresorin. Këtu përfshihen tërë ato reagime komplekse fiziologjike që sapo përmendëm më sipër. Gjatë kësaj faze rezistenca e organizmit ndaj stresorit mund të bjer përkohësisht nën nivelin normal dhe organizmi bëhet më pak rezistente.
Faza e rezistencës. Në këtë fazë nuk vihet re shenjat e fazës së reagimit te alarmit. Ulet veprimi I seksionit simpatik dhe kjo bën që niveli I sekretimit të katekolaminave (adrenalines dhe noradrenalines) të jetë më I ulët. Organizimi duket sikur është kthyer në nivelin normal. Por, në të vërtetë, rezistenca e tij ndaj stresorit është në nivelin më të lartë (mbi nivelin normal të rezistencës).
Faza e rraskapitjes. Rezervat e organizimit kanë shteruar. Gjëndrat adrenale nuk funksionojnë më siç duhet. Niveli I sheqerit në gjak ka rënë shumë, (Kjo gjendje quhet ndryshe hipoglicemi). Rezistenca ndaj stresoreve bie dukshëm. Sistemi imunitar është dobësuar. Organizmi bëhet shpejt pre e sëmundjeve dhe infeksioneve.
Stresi dhe sëmundjet fizike.
Stresi ka një ndikim të madh në shëndetin tonë fizike. Dhe është vërtetuar plotësisht se stresi shkakton shumë sëmundje dhe mjaft të rrezikshme. Mjafton këtu të përmendim sëmundjen e kancerit. Megjithatë, jo çdo stres shkakton sëmundje. Ka një lidhje të caktuar mes tij dhe sëmundjes. Një stres normal natyrisht që nuk shkakton sëmundje. Të kundërtën bën stresi I fuqishëm (hiperstresi) qoftë edhe I shkurtër në kohë. Ndodh që shpesh lidhjet e stresit me sëmundjet janë të drejtpërdrejta. Por edhe kur nuk ka lidhje te drejtpërdrejtë mes stresit dhe sëmundjes, nuk duhet harruar që trupi funksionon si një I tërë. Filozofi Hans Selye mendon se stresi kronik shpejton plakjen tuaj si dhe shpie në sëmundje përmes konsumimit të energjive tuaja trupore si dhe përmes dëmtimit të organeve të ndryshme të trupit tuaj. Mendohet se stresi ka një ndikim të rëndësishëm në shumë sëmundje. Këto quhen ndryshe sëmundje psikosomatike. Quhen kështu për arsye se këto sëmundje që, në fakt, kanë natyrë fizike, shkaktohen nga faktorë psikologjikë, si dhe veçanërisht nga faktorë që kanë natyrë emocionale. Sëmundjet psikomsomatike që shkaktohen nga stresi janë të shumta, po ne do të përmbledhim disa prej tyre, më tipiket:
1. Ataku I zemrës. Ataku I zemrës do të thotë ndryshe që një pjesë e muskujve të zemrës tuaj vdes. Dhe kjo mund të shpjerë në vdekje të papritur. Ataku I zemrës është një nga vrasësit më të mëdhenj në shekullin tonë. Kush ndikon në të? Mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha, trashëgimia. Pa dyshim që po. Por faktet kanë treguar se sëmundjet koronare të zemrës kanë lidhje me stresin.
*Më konkretisht: si mund të shkaktojë stresi atakun e zemrës? Tensioni I lartë i gjakut, që është një nga produktet kryesore të stresit, dëmton arteret koronare të zemrës. Tensioni i lartë i gjakut e dyfishon rrezikun e atakut të zemrës.
*Stresi rrit nivelet e kolestereolit në gjak dhe një sasi e madhe e kolestreolit mund të shpjerë tek arterioskleroza. Arterioskleroza pakëson furnizimin e zemrës me gjak.
*Në gjendje stresi, trupi juaj humbet një element kimik që quhet potasium (sasitë e tepërta të hormonit të kortekstit shpie në humbjen e potasiumit).
2.Diabeti. Stresi shpie në rritjen e dukshme të sasisë së sheqerit në gjak. Por që sheqeri të përdoret në mënyrën e duhur, duhet një hormon I quajtur insulin. Ky hormon sekretohet prej pankreasit. Por ç’ndodh? Hormoni i adrenalinës, i sekretuar me shumicë në gjendje stresi, e frenon sekretimin e insulinës prej pankreasit. Kështu zhvillohet sëmundja e diabetit.
3.Insomia. Gjumë i keq. Ju mund t’i emërtoni këto 2 gjendje me termin insomi. Insomia është një nga peshqeshet më të shpeshta që na jep nga stresi. Kush nga ne s’ka provuar? Në të ndikojnë dhe shkaqe të tjera. Sëmundjet e ndryshme si alkooli, kafeja dhe duhani. Por nxitja e fuqishme fizologjike në gjendje stresi, ankthi, mërzia, zemërimi madje është gëzimi i madh, janë ato që na lënë më shpesh pa gjumë.
A mund të jetë stresi i mirë?
Efektet e shumta negative të stresit mund t’ju krijojnë përshtypjen se ai është vetëm diçka negative që duhet shmangur plotësisht. Në të vërtetë ju e keni te pamundur që ta shmangi atë plotësisht. Edhe kur jemi të relaksuar apo në gjumë, ju përjetoni një farë stresi. Edhe kur rrini plotësisht indiferent dhe inaktiv, përsëri ju përjetoni stres. Stresi është pasojë e natyrshme dhe e pashmangshme e ekzistencës suaj. “Liria e plotë prej stresit është vdekje”. Gjithsesi, edhe po të mundeshit, nuk do të ishte në të mirën tuaj që ta shmangnit plotësisht stresin. Ekspertët e shohin atë si një energji që e mban gjallë jetën tuaj, që ju ndihmon për të rezistuar dhe për tu përshtatur ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të jetës. Ju nuk duhet ta mendoni stresin vetëm si diçka të keqe. Ai mund të jetë i keq, por mund të jetë dhe i mirë. Stresi i mirë ose siç e quhen Hans Selye, eustres. Ju përjetoni një stres të mirë, për shembull, kur bëni diçka të mirë, diçka që ka rëndësi për ju, ose kur bëni diçka që nuk ju imponohet; ose kur keni kontroll mbi atë që po bëni (e dini sa do të zgjasë, e filloni dhe e mbaroni vetë, jeni të përgatitur për të) etj. Efektet pozitive të stresit shfaqen dhe në dy drejtime te tjera. Së pari, përballja me stresin bën që ju të ndryshoni, të fitoni shprehi të reja, të përmirësoni aspekte të ndryshme të sjelljes suaj. Së dyti, ndeshja me situatë të ndryshme stresante shërben si një lloj vaksinimi që ju bën të aftë të përballoni me lehtësi situatat e ardhshme stresante. Sa më shumë përvoja të keni lidhur me stresin, aq më lehtë do ta toleroni atë.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
Similar topics
» A eshte e vertete qe dashuria mund te shkaktoje edhe vdekjen?
» Ataku kardiak, faktoret qe e shkaktojne
» Stresi i punës
» Stresi në punë shkakton vdekjen
» Stresi dhe Ronela në duet në Top Fest
» Ataku kardiak, faktoret qe e shkaktojne
» Stresi i punës
» Stresi në punë shkakton vdekjen
» Stresi dhe Ronela në duet në Top Fest
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi