Eshtrat e Heroit Isa Boletini i dorëzohen komunës së Mitrovicës
3 posters
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Eshtrat e Heroit Isa Boletini i dorëzohen komunës së Mitrovicës
Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë bërë për herë të parë homazhe pranë eshtrave të Heroit Kombëtarë, Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij. Kjo është bërë e mundur me rastin e dorëzim-pranimit të eshtrave të Heroit Isa Boletini.
Të enjten në Zhabar të Mitrovicës, Imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili i ka ruajtur deri tash, në prani të Zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, ja ka dorëzuar kryetarit të Komunës, Avni Kastrai eshtrat e Heroit Isa Boletini, të bijve dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Prof. Dr. Pajazit Nushi, eksperti mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliu, intelektualë të njohur nga Prishtina, familjarë të Heroit Kombëtarë të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij.
Imami Murati, për herë të parë e bëri të ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij. “Ka ardhur koha që për eshtrat e Heroit Isa Boletini të përkujdesen institucionet, përkatësisht komuna e Mitrovicës. Sot në 95 vjetorin e vrasjes së Isës dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ribnicë të Podgoricës dhe 13 vjetorit të mbërritjes së eshtrave të tij dhe bashkëluftëtarëve në Mitrovicë ndjej dhembje dhe krenari njëkohësisht për heroin Isa Boletini”, tha ai, pasi që arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkëluftëtarëve tij, u nxor nga toka, brenda një objekti ndihmës në oborrin e tij, ku i kishte fshehur që nga viti 2004.
Mulla Asllani ju tregoj të pranishmëve se iniciatori i parë për sjelljen e eshtrave të Isa Boletinit nga Podgorica në Mitrovicë ka qenë Prof. Pajazit Nushi, ndërkohë që kontribut të çmuar kanë dhënë ish Presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani. Ai tha se eshtrat ishin varrosur asokohe në oborrin e xhamisë së Haxhi Veslit në Mitrovicë, prej nga pas lufte i ka zhvarros dhe rivarros në oborrin e shtëpisë së tij.
Zëvendësministri Hajdin Abazi, tha se kujdesi për eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe ruajtja e tyre, është patriotizëm, ndërsa që sot e tutje Qeveria e Kosovës ka si prioritet përgatitjet për rivarrimin dinjitoz të eshtrave në Kompleksin memorial në kullën e tij në Boletin, për t’iu dhënë mundësi shqiptarëve që të nderojnë dhe respektojnë këtë figurë madhore të Kombit.
Eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij, tani e tutje do të ruhen në ambientet e Kuvendit të Komunës, ndërkohë që atyre do tu bëhet analiza e ADN-së, për të mos lënë kurrfarë dyshimi. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Re: Eshtrat e Heroit Isa Boletini i dorëzohen komunës së Mitrovicës
Mjer per na...
Edhe me eshtrat e Isa Boletinit dikush po gjen hapsir te bej 'lojra' ,ma te pista qe mund te imagjinoj pjella mendje njerzore.Sa u politizua puna e sjelljes se eshtrave....dikur u tha se paskan kushtuar me lek,pastaj kur e deshti dikush te rreh biqak se i paska vjedh ata eshtra,pastaj eshte perfolur se sa e sa her qent i kan nxjerr ata eshtra sa ishin te varrosur ne xhamin e h,Veselit,pastaj u sollen ne oborrin e hoxh Mulla Asllan Hasanit,pastaj u varrosen perkohesishte diku ne Magjunaj,pastaj prap u sollen ne kofer,pastaj do rvarrosen ne boleten me 16 Janar...me sa duket ja u kan harruar vendin se ku i kan len per her te fundit.
Me sa duket organet komunale te Zveqanit nuk po lejojn te ri varrosen eshtrat e Isa Boletinit,gjoja serbet po shqetsohen etj.
Kjo qeveri e ky popull ska te ardhme meq nuk e respekton historin e tij.Dikujt po i sherben si marketing politik edhe varrimi i eshtrave,
Si do qe te jet ,tani sikur u harrua varrimi i atyre eshtrave te cilet nuk gjeten prehje as pas gati 20 vjete.
Tani bejini vet llogarit! eshe kjo qeveri Udbashe a jo???

ganimet1- Hapesira Jone - Forum
- Postime : 2
Piket : 2
Regjistruar : 25/01/2015
Mosha : 57
Vendbanimi : oslo
Re: Eshtrat e Heroit Isa Boletini i dorëzohen komunës së Mitrovicës
Lavdi herojit te kombit Ises mir se erdhe ne kosoven e lir
kushtrimi4- Moderator Forumi
- Postime : 26
Piket : 32
Regjistruar : 18/01/2015
Mosha : 41
Vendbanimi : prishtina
Re: Eshtrat e Heroit Isa Boletini i dorëzohen komunës së Mitrovicës
Lavdi heroit Isa Boletini dhe bashkluftëtarëve të tij.
Cimi- VIP
- Postime : 83
Piket : 94
Regjistruar : 08/06/2013
Mosha : 44
Vendbanimi : Ne krahet e saj
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi