Prifti i kishës serbe në Kamenicë takohet me kryetarin e komunës
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Prifti i kishës serbe në Kamenicë takohet me kryetarin e komunës
Kamenicë, 1 mars - Prifti i Kishës Ortodokse të Kamenicës, Velja Stojkoviq, në takim me kryetarin e Komunës, Shaip Surdulli, në zyrën e tij në komunë, të hënën ka kërkuar ndihmë për ndërtimin e objektit të banimit për shërbyesit e kishës. Stojkoviq i ka sqaruar Surdullit, se objekti i vjetër në përdorim është amortizuarr dhe nuk i plotëson kushtet për banim të shërbyesve të kishës. Sipas Stojkoviqit, shërbyesit kishtarë dhe qytetarët kanë grumbulluar disa mjete financiare për ta
ndërtuar objektin i ri në oborr të kishës, por ato nuk ishin të mjaftueshme dhe objekti nuk mund të nisë së ndërtuari. Ai kërkoi një ndihmë financiare nga komuna, duke u shprehur se nëse ka mundësi të ndihmohemi ne po kërkojmë aq sa keni mundësi, pa caktuar shumën, por vetëm aq sa keni mundësi dhe për çdo mundësi ju falëmnderit.
Nga ana tjetër, Surdulli e ka njoftuar klerikun serb se sivjet nuk janë punët mirë me buxhet, pastaj është bërë planifikimi për këtë vit. Megjithatë, ka shtuar Surdulli, do të mundohemi t'u ndihmojmë brenda mundësive tona. Ai i ka kërkuar priftit të kishës serbe se duhe bërë kërkesa dhe plani dhe të dorëzohen në zyrën e pranimit në administratën komunale. Prifti i kishës së Kamenicës, Vela
Stojkoviq është ndier i kënaqur me pritjen dhe premtimin për ndihmë nga ana e kryetarit të Kamenicës. Ai ka thënë se është nga Kufca e Gjilanit, tash e Novobërdës dhe i ka thënë Surdullit se është i kënaqur që shërben në Kamenicë, në një vend të qetë, ku nuk ka kurrfarë problemi, as ai e as besimtarët që u shërben. Prifti e ka quajtur Kamenicën një vend të qetë dhe me tolerancë të lartë ndëretnike dhe ndërfetare.
Li12i-GG ARMY- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 283
Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
Mosha : 33
Vendbanimi : ItAlY
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi