Zjarr në Tiranë
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Zjarr në Tiranë
Tre zjarre brenda 24 orëve.Një magazine u përfshi nga flakët e shumta të zjarrit, mesditën e së mërkurës në zonën e quajtur “Poligrafiku”.
Drejtori i zjarrëfikseve, Haki Hoxha, deklaroi se zjarrëfikset u
nisën drejt zonës ku ka ndodhur zjarri, i cili nuk ka shkaktuar dëme në
njerëz, por vetëm dëme materiale dhe shtoi se ‘’në magazinë ka lëndë
kimike’’, citoi Ora News.
Drejtori i zjarrëfikseve deklaroi se zjarri shumë shpejt do të vihet
në kontroll, pasi përmasat e përhapjes së tij janë zvogëluar. Shkaqet e
rënies së zjarrit janë ende të paqarta.
Ndërkohë një qiri i harruar ndezur në njërin prej apartamenteve
shkaktoi zjarrin e madh, mbrëmjen e së martës, në Korçë.Ekspertiza e
policisë tha se qiriu i lënë ndezur shkaktoi zjarrin.
Policia vuri në pranga 54-vjeçarin, Bajram Zyberi, i cili akuzohet
për zjarrëvënien, që la pa banesa 4 familje, në lagjen nr.6, në Korçë.
Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale, dhe nuk pati të lënduar në njerëz, pasi policia arriti në kohë evakuimin e banorëve.
Një shkëndijë elektrike shkaktoi një tjetër zjarr, të martën, në
Qëndrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Zjarri ra
nëkatin e dytë të repartit të djegies në QSUT, në të cilën po kryheshin
rikonstruksione.
Zjarrëfikëset shuan zjarrin, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale,
pasi për shkak të riparimeve, nuk kishte pacientë të shtruar.
/Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Zjarr në objektin shkollor në Malishevë, pa pasoja të mëdha
» Basel, zjarr ne shtepine publike, nudo ne dritare…
» Dr.Shefqet Krasniqi - Me mir ne Zjarr se me pranua me dal prej Feje (Dini) Pjesa 1-2-3
» Demostrat në Tiranë
» Pengmarrje dhe grabitje me armë në mes të Tiranës
» Basel, zjarr ne shtepine publike, nudo ne dritare…
» Dr.Shefqet Krasniqi - Me mir ne Zjarr se me pranua me dal prej Feje (Dini) Pjesa 1-2-3
» Demostrat në Tiranë
» Pengmarrje dhe grabitje me armë në mes të Tiranës
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi