Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demostrat në Tiranë

3 posters

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Demostrat në Tiranë Empty Demostrat në Tiranë

Mesazh nga Geri Fri 21 Jan 2011 - 5:25

Bomba gazi para Kryeministrise ARTIKUJ TE TJEREProtesta, policia 'blindon' Tiranen »
Ministri i Brendshem tregohet i ashper ne prag te protestes...
Nje dite nga jeta e te 'penduarit' Dritan Prifti »
Fushata denoncuese qe ka marre Dritan Prifti ka detyruar...
Pamjet e transmetuara nga Fiksi nuk jane te trukuara »
Çdo individ mund te kryeje regjistrimin e bisedes qe kryen...
Gati
një orë nga fillimi i demostratës ushtare të Gardes rrethojnë
kryeministrine me tela me gjemba. Ne bulevardin "Deshmoret e Kombit"
nisin të vijnë demonstruesit e parë. Nën slloganin "Berisha dorëzo
bllokun" demonstrata do të nisë në 14.00. Drejt Tiranës dhe qindra
protestues nga qytete të ndryshme.

14. 24 POLICIA KUNDERPERGJIGJET ME SHKOPINJ GOME
Në një moment policia kundërpërgjigjet me shkopinj gome duke i shtyrë protestuesit. Situata vazhdon të jetë e tensionuar

14. 21 DEMOSTRUESIT SHISHE E SHKOPINJ DRURI DREJT POLICISE
Protestuesit
kanë nisur të hedhin objekte si shishe uji, shkopinj dhe cadra në
drejtim të policëve që kanë krijuar kordon para kryeminsitrisë.
Demostruesit po qëllojnë me cadra ndërsa policia po mbrohet me mburoje.
Disa protestues gjuajnë drejt policisë me disa shkopinj të mëdhenj.
Njërit poli c i është thyer dhe mburoja. Në një moment . Njërit policit i
është thyer dhe mburoja. Në një moment policia kundërpërgjigjet duke
shtyrë protestuesit


Demonstruesit para Kryeministrisë: “Ik”
Nuk
është dashur shumë dhe një pjesë e mirë e demonstruesve kanë mbërritur
tashmë para selisë së Kryeministrisë.Përvec pankartave që mbajnë kundër
saj dhe flamujt kuqezi, ata bërtasin edhe me parrullat: “Berisha
ik”.Pritet që numri i demonstruesve të rritet pas pak castesh, kur të
kenë mbërritur edhe qytetarë nga zona të tjera të kryeqytetit.Selia e
Kryeministrisë ndërkohë, është e rrethuar nga një tre kordone policie të
vendosur njëri pas tjetrit, si dhe nga ushtarët e gardës, të cilët e
kanë rrethuar atë me tela me gjemba. Ndërsa gjatë kalimit pranë
ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës,
manifestuesit kanë hedhur këpucë dhe vezë ndaj saj.

ORA 13: 54 DEMOSTRUESIT MARSHOJNË DREJT KRYEMINISTRISË
Demostruesit
të ardhur nga 4 kryqëzimet kryesore të Tiranës kanë nisur marshimin
drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t'u vendosur para
kryeministrisë.
Gjashtë kordonë të policisë janë vendosur para
kryeministrisë, ndërsa forca të FNSH brenda godinës së kryeministrisë
janë të armatosur. NEWS 24 raporton dhe për forca blu të armatosur dhe
mbi godinën e kryeministrisë dhe të kryesisë së Kuvendit, ndërsa situata
raportohet e qetë.

ORA 13:50 NDALOHET AUTOBUSI ME PROTESTUES, SHOFERI GJOBË 240 MIJË LEKE
NEWS24
raporton se në qytetin e Durrësit është ndaluar një autobus me
protestues. Autobusi vinte nga Elbasani. Sipas gazetarit të NEËS 24
policia ka gjobitur shoferin me 260 mijë lekë pasi nuk ka paraqitur
autorizimin në kohë.

ORA 13. 38 DEMONSTRUESIT: “QEVERIA JOTE KA RENE"
Përfaqësues
të FRESH janë ndaluar mes dy ministrive të Transportit dhe ministrisë
së Mbrojtjes, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, jo shumë larg
kryeministrisë. Vazhojnë thirrjet me artopolant “Sali Gërcedi”, ndërsa
mbajnë në dorë parrulla ku shkruhet “O Ilir o hajdut”. Në rreshtin e
parë protestuesit kanë një shtrisë të madhe të kuqe ku shkruhet “Qeveria
jote ka rënë”.

ORA13:24 PROTESTUESIT NDALOHEN PARA MINISTRIVE
Qindra
protestues ndodhen në sheshi Skënderbej. Ata janë ndalur për pak minuta
te ministria e Ekonomisë duke thirrur “Poshtë qeveria” dhe kanë
marshuar në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Qarkullimi i
makinave në sheshin Skënderbej është i kufizuar. Mjetet kthehen në rreth
rrotullim duke mos lëvizur drejt Dëshmorëve të Kombit. Lëvizja e
makinave bëhet vetëm në unazë. Në bulevard lëvizin vetëm makina të
zyrtarëve, apo dhe mediave.

ORA 13. 14 POLICIA: PS GENJEN. SKEMI BERE PRESION MBI SHOFERE
Policia
e Shtetit përgënjeshtron deklaratën e bërë nga përfaqësues të subjektit
Partia Socialiste. “Sqarojmë opinion publik se në asnjë rast Policia e
Shtetit nuk ka ushtruar presion apo penguar asnjë mjet transporti gjatë
lëvizjes së tyre në drejtim të qytetit të Tiranës.”- thuhet në
njoftimin për shtyp të policisë së shtetit.

ORA 13.00 GARDA RRETHON KRYEMINISTRINE ME TELA ME GJEMBA
Gati
një orë nga fillimi i demostratës disa ushtare te Gardes nisen të
rrethojnë godinën e kryeministrisë me tela me gjemba. Telat me gjemba
janë vendosur në kangjellat që rrethojnë godinën. NEWS24 raporton se
eshte konfirmuar se kryeministri ndodhet brenda ne kryeministri. Forca
të shumta të policisë me mburoje kanë krijuar një kordon para godinës.
Në “Zogun e Zi” ka nisur grumbullimi i protestuesve për tu nisur drejt
bulevardit Dëshmorët e Kombit. NEWS24 raporton dhe për forca të shumta
të policisë në këtë zonë që po minitorojnë situatën. Forca te shumta
policie ruajne dhe godinat e ministrive.

ORA 12: 40 PS: QEVERIA PRESION SHOFEREVE TE TRANSPORTIT
Partia
Socialiste denoncon sot për “presion të paligjshëm” të qeverisë mbi
shoqëritë e transportit ndërurban. Në një prononcim për shtyp nga selia
rozë deputetja socialiste Megi Ajtyresa tha se nga informacionet që
kishin marrë nga terreni ”Një numër i konsiderueshëm shoferësh janë
tërhequr për shkak të këtij presioni të turpshëm në Shkodër, Lushnje e
gjetkë.”

Deputetja PS thotë se janë bërë gjithashtu dhe ndalime
të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara duke përmendur si shembull
një rast të kontrollit në dalje të Shkodrës.

“Për çdo shkodran,
lushnjarë a qytetar tjetër të Shqipërisë të ndalur padrejtësisht në
rrugë do vijnë në demonstratë edhe më shumë kryeqytetas. Sali është e
kotë, hapi rrugë zgjidhjes politike, demonstratat fillojnë sot po nuk
mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja. E cila fillon me fundin e koalicionit
të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja.”- tha deputetja PS.

ORA 12:15 NISEN FIERI 45 AUTOBUSE E MAKINA TE SHUMTA ME PROTESTUES
Nga
Fieri gati 45 autobuzë janë nisur në drejtim të Tiranës. Në linjë janë
dhe furgonë dhe makina të shumta të vogla. Policia ka vendosur
postoblloqe për të kontrolluar situatën, por qarkullimi i automjeteve të
shumta në drejtim të Tiranës ka qenë i qetë dhe pa probleme.

ORA 11:30-POLICIA RRETHON SELINË E KRYEMINISTRISË
Ndërsa
duhen rreth 3 orë të nisë demonstrata e parlajmëruara nga Opozita e
Bashkuar, kordona të shumtë policie kanë rrethuar sot nga të katër anët
selinë e kryeministrisë. Vihen re se policia është pajisur me kaska
mbrojtëse dhe shkopinj gome.

Deri në këto momente trafiku I qarkullimit të automjeteve është i lirë ndërsa bien në sy masat e marra nga policia.

KORCE, 25 AUTOBUSE E 100 MAKINA NISEN DREJT TIRANES
ORA
08:30- Në rrethe ka nisur grumbullimi i qytetarëve të cilët do ti
bashkohen demostratës së opozitës mesditën e sotme në Tiranë. Në qytetin
e Korcës, NEWS24 raporton se sot në mëngjes rreth 25 autobuzë dhe
përafërsisht 100 makina të vogla, të cilat po bëheshin gati për tu nisur
drejt Tiranës, për të qenë të pranishëm në demonstratën e orës 14:00
para kryeministrisë. Burime nga Partia Socialiste e Korcës bëjnë me dije
se ky është marshimi më i madh që është bërë ndonjëherë nga Korca në
Tiranë. Ata shprehen se pjesëmarrësit nuk janë vetëm simpatizantë të
PS-së, por dhe qytetarë të tjerë pavarësisht bindjeve politike. NEËS24
raporton se pritet që numri i automjeteve të rritet po të merret
parasysh grumbullimi i protestueve në rang qarku.

SOT DEMONSTRATA E OPOZITES NEN MASA TE RREPTA SIGURIE
ORA
07:00-Do të zhvillohet sot në mesditë demonstrata e paralajmëruar e
opozitës së bashkuar shqiptare për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe
zgjedhje të parakohshme.Me sloganin “Berisha dorëzo bllokun”
protestuesit, të ardhur dhe në rrethe të ndryshme të vendit, pritet të
mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 14.00.

Organizatorët
e demonstratës bënë të ditur dje, se itinerari i demonstruesve do të
jetë i tillë: Stacioni i Trenit-bulevardi “Zogu i parë”, Zogu i Zi-rruga
e “Durrësit”, 21 dhjetori-rruga e “Kavajës”, pallati me shigjeta-Unazë
dhe filologjiku-rruga e “Elbasanit”. Të gjithë protestuesit, në
koordinim me njëri –tjetrin do të krijojnë idenë e lumenjve të gjatë
njerëzish që vërshojnë drejt bulevardit qendror, para kryeministrisë,
duke demonstruar fuqinë edhe përmes numrit të madh. Në të gjitha pikat,
grumbullimi do të nisë në 13:30, ndërsa në qendër parashikohet që
njerëzit të jenë në orën 14:00. Burimet nga opozita thanë dje, se nuk do
të ketë as podium dhe as foni, por demonstrues të rastësishëm mund të
flasin me megafon, duke bërë thirrje dhe duke dhënë mesazhe kundrejt
masës së njerëzve. Edhe fjalimet e krerëve të partive të opozitës nuk do
të përjashtohen, por nuk do të jenë të gjata, ashtu siç ndodh në
protestat e zakonshme. Fjala sot, do t’i lihet tërësisht popullit, ashtu
siç kanë deklaruar edhe kryetari i PS-së dhe drejtues të tjerë të
Opozitës së Bashkuar.

Gazeta Shqiptare duke iu referuar shifrave
të raportuara nga drejtuesit lokalë të PS në rrethe shkruan sot se rreth
800 automjete e më shumë se 25 mijë persona pritet të “mësyjnë” sot
Tiranën. Sipas tyre, këto janë vetëm shifrat që ata kanë në rrugë
zyrtare dhe të organizuar, pasi pjesëmarrësit do të jenë dhjetëra herë
më shumë.

POLICIA MERR MASA
Një
plan konkret masash janë marrë dhe nga policia për të ruajtur rendin
gjatë ditës së sotme dhe për të parandaluar çdo akt dhune gjatë
demonstratës së opozitës.

GSH shkruan sot se rreth 3500 efektivë
policie do të jenë në gadishmëri sot. Përveç sektorëve të hetimit të
krimeve, akteve terroriste, punonjësve të policisë së rendit që do të
jenë përkrah turmave, policia rrugore do të jetë në gatishmëri thuajse
24-orëshe, e instaluar jo vetëm kryqëzimeve por edhe hyrje-daljeve të
Tiranës.

Një sërë rrugësh do të merren në mbrojtje nga policia
rrugore. Konkretisht bulevardi, rrugë e “Durrësit”, e “Kavajës”, e
“Elbasanit” do të mbikëqyrën në mënyrë të rreptë për të mundësuar
qarkullimin normal në Tiranë.Në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës
bëri të ditur dje se tubimet sipas itinerarit të njoftuar, do të
monitorohen me kamera.

Mazhoranca akuzon opozitën se kërkon ta
marrë pushtetin me dhunë, ndërsa Opozita thotë se do largimin e Berishës
dhe zgjedhje të reja.

Demonstrata po ndiqet me vëmendje dhe nga
nga komuniteti ndërkombetar. Ambasada amerikane në Tiranë lëshoi dje një
deklaratë ku ndër të tjera thuhet se mbështet çdo lloj forme proteste
të popullit, gjithmonë nëse ato nuk janë të dhunshme dhe respektojnë
institucionet.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demostrat në Tiranë Empty Re: Demostrat në Tiranë

Mesazh nga Geri Fri 21 Jan 2011 - 5:26

14.30: Gaz lotesjelles para Kryeministrise
Janë
regjistruar edhe incidentet e para në demonstratën masive të
qytetarëve, të organizuar nga partitë e opozitës. Nga pamjet filmike
rezulton se pas afrimit të protestuesve pranë Kryeministrisë, kordoni i
policisë i rreshtuar para saj ka përdorur shkopinjtë e gomës. Por nga
ana tjetër janë edhe vetë protestuesit që po hedhin objekte të ndryshme
ndaj policisë. Gjithësesi, gordoni i policisë nuk është përcarë dhe
vazhdon të mbrojë selinë e Kryeministrisë. Ndërkohë, disa prej agjentëve
kanë lëshuar bomba gazi.

14.40: Policia shpërndan turmën e protestuesve

Është
tensionuar situata para selisë së Kryeministrisë, ku policia pas gazit
lotësjellës po përdor pompa me ujë për të shpërndarë demonstruesit.Kjo
ndërhyrje i ka detyruar pjesëmarrësit që të tërhiqen nga qëndrimi i tyre
para selisë së qeverisë. Situata u tensionua pasi disa nga protestuesit
hodhën objekte ndaj kordonit të policisë që mbronte ndërtesën, e cila
nga ana e saj reagoi me shkopinj gome.

Aktualisht situata
paraqitet problematike. Protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me gurë forcat
e rendit dhe makinat e saj. Gjithashtu, dëgjohen edhe të shtëna që
dyshohet të jenë të granatave të gazit.


14:50- VIJON SITUATA E TENSIONUAR
Situata
e tensionuar po vijon para kryeministrise. Policia po mundohet te
largoje turmen me gaz lotsjelles. Demonstruesit godasin me gure
policine. Tym dhe sende te forta ne bulevardin "Deshmoret e Kombit".
Demostrat në Tiranë 123510

14:
55- Situata sa vjen e përkeqësohet ndërsa aksioni i policisë për
shpërndarjen e protestuesve vazhdon. Demonstruesit sapo mbërriten në
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nisën konfrontimin me forcat e rendit.
Pak minuta më vonë policia ndërhyri për shpërndarjen e tyre me ujë,
gazlotsjellës dhe granata tymuese. Pamjet e drejtëpërdrejta televizive
tregojne nderhyrjet brutale te policisë ndaj disa protestuesve
Demostrat në Tiranë 14fo10


15.
15: Protestuesit kanë filluar të mblidhen sërish para Kryeministrisë,
pas një tkurrjeje të përkohshme të forcave të rendit. Situata paraqitet
shumë e tensionuar, me demonstruesit që gjuajnë me gurë dhe policinë që
reagon dhe që më parë përdori pompa uji për të shpërndarë turmën. Të
acaruar, protestuesit kanë sulmuar disa makina civile, duke i thyer dhe
kthyer përmbys, si dhe i kanë vënë flakën një automjeti të policisë.
Shumë prej tyre pasi janë tërhequr kanë hipur mbi ndërtesën e piramidës.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbuluar nga tymi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demostrat në Tiranë Empty Re: Demostrat në Tiranë

Mesazh nga Foveros Fri 21 Jan 2011 - 8:01

he gero se po i kompesojne me paqe nga bigu
i moren leket ata se hudhen guret
posht komunistat
posht e me poshte demokratet

ROFTE FORUMI GERIT
Foveros
Foveros
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 118
 <b>Piket</b> Piket : 128
Regjistruar : 28/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demostrat në Tiranë Empty Re: Demostrat në Tiranë

Mesazh nga Geri Fri 21 Jan 2011 - 8:37

Mire thuj vella , nje qeveri per faqe te zotit , mua personalisht per nje rroge 400 mij lek ne bang , me duhet te mar vetem 330 sepse 70 i mer shteti , mbaj mend para 5 vjetesh paguaja vetem 17 mij lek per kte rroge


Demostrat në Tiranë 17927810

Shporuni nga ky vend!!!!
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demostrat në Tiranë Empty Re: Demostrat në Tiranë

Mesazh nga Foveros Fri 21 Jan 2011 - 8:49

o ka shtet reee se mba mend cna boni steti para nje muji ne apo harove ti

te fut ne dru shteti mos hap goje
hahahhaa
jena nga tropoja o shokkkkk
Foveros
Foveros
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 118
 <b>Piket</b> Piket : 128
Regjistruar : 28/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demostrat në Tiranë Empty Re: Demostrat në Tiranë

Mesazh nga Geri Fri 21 Jan 2011 - 8:50

O file , akoma mendjen ke ai polici ti , por ne fund te fundit e pam ate qe ish nga tropoja ne , saqe u ul ne gjunje me kerku falje se kish per te shku ne te toropojes. Mad
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demostrat në Tiranë Empty Re: Demostrat në Tiranë

Mesazh nga Arla Sun 23 Jan 2011 - 0:35

Demostrata e dates21/01/2011 shenoi dhe 4 viktima.4 civil te cilet thjesht ne nje vend demokratik ishin bashkuar per te shporrur pushtuesit e pushtetit me shume te tjeret, po ja qe vrasesi kryeminister zgjodhi plumbat si pergjigje.Demostrat kane per te vazhduar dhe ky popull qe po ju drejtohen plumbat nga kryeministria nuk ka per tu trembur.Ka per ta vazhduar kerkimin e largimit te perbendeshit Sali Berisha qofte dhe me force dhe dhune.Kjo eshte rruga e vetme qe na ngelur.
Kurajo vellezer dhe motra!
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demostrat në Tiranë Empty Re: Demostrat në Tiranë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi