CIKËL POETIK NGA EJUP CERAJA
Faqja 1 e 1
CIKËL POETIK NGA EJUP CERAJA
DY DIEJ RREZEARTË
- Komandantit legjendar te UÇK-së
Adem Jashari -
Dy Diej ballë për ballë
Të dytë rrezear,
I pari i zjarrtë në qiell
I dyti në Prekazin krenar.
I pari e shndritë gjithnjë
Rruzullin rend me rend,
I dyti tashmë
Është kthyer në legjendë.
Ai tani qëndron
Ashtu si i ka hije,
Në përmendore
Simbol Lirie…
5 mars 2003
- Komandantit legjendar te UÇK-së
Adem Jashari -
Dy Diej ballë për ballë
Të dytë rrezear,
I pari i zjarrtë në qiell
I dyti në Prekazin krenar.
I pari e shndritë gjithnjë
Rruzullin rend me rend,
I dyti tashmë
Është kthyer në legjendë.
Ai tani qëndron
Ashtu si i ka hije,
Në përmendore
Simbol Lirie…
5 mars 2003
Shaban Cakolli- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3445
Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009
Re: CIKËL POETIK NGA EJUP CERAJA
BALADA E SHENJTËRIMIT TË NËNËS TEREZË
(Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë)
Sot Selia e Shenjtë - Vatikani
Ishte përplot dritë e rreze,
Ashtu si ishte në dekada
Zemra e Nënës Tereze.
Ishin tubuar qindra e mijëra njerëz
Aq sa Nëna Terezë dashuri u fali,
Meshës për Shenjtërimin e saj
I printe Hirësia e Tij - Papa Gjon Pali.
Që Shenjtërimi e Lumturia e saj
Të bëheshin si kodra me mal,
Ishin tubuar në Sheshin e Shën Petrit
Shumë priftërinj e kardinal'.
Derisa Hirësia e Tij - Papa
Meshën e Shenjtërimit e lexonte,
Sheshi i Shën Petrit
Nga lutjet ushtonte:
"Ati ynë që je në qiell
U shenjtëroftë emri Yt…"
Kudo nëpër trojet tona
Të gjithë ne sot ndiheshim krenarë,
Se e nderuara Nëna T E R E Z E
Shpallej Shenjtorja shqiptare e parë.
Për ta arritur këtë nder
S'njohu se ç'ishte ndalesa,
Me dashuri të pashuar
Kaloi shumë pengesa.
Ajo me vullnet të çeliktë
Deri në ditën e sotit,
Me ndihmën e Jezu Krishtit
Iu kishte kushtuar Zotit.
Puna e saj flakëronte
Si flakëron në diell ari,
Kudo që ajo shkonte
Punët venin së mbari.
Pohonte se jam bijë shqiptare
Në damarë më rrjedh gjak shqiptar,
Po qenia ime njerëzore dhe vepra
U takojnë popujve të botës mbar'…
Për ta fituar Shenjtërimin
Iu deshën vite e dekada,
Për ndihmën e dhënë skamnorëve
Mori shumë çmime e dekorata.
Pasi Hirësia e Tij - Papa
Meshën e shenjtërimit e kryu,*
I pari iu afrua ta përgëzonte
Kryetari i Shqipërisë - Moisiu.
Afroheshin më pastaj me rend
Burra të mëdhenj e shtetarë,
Që kishin ardhur në Vatikan
Nga anët e botës mbarë.
Ajo sot nga të gjithë
E mori uratën e bekimin,
Nën valëvitjen e flamujve
E mori edhe Shenjtërimin.
__________
*) e kryu - e kreu
(19. 10. 2003)
(Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë)
Sot Selia e Shenjtë - Vatikani
Ishte përplot dritë e rreze,
Ashtu si ishte në dekada
Zemra e Nënës Tereze.
Ishin tubuar qindra e mijëra njerëz
Aq sa Nëna Terezë dashuri u fali,
Meshës për Shenjtërimin e saj
I printe Hirësia e Tij - Papa Gjon Pali.
Që Shenjtërimi e Lumturia e saj
Të bëheshin si kodra me mal,
Ishin tubuar në Sheshin e Shën Petrit
Shumë priftërinj e kardinal'.
Derisa Hirësia e Tij - Papa
Meshën e Shenjtërimit e lexonte,
Sheshi i Shën Petrit
Nga lutjet ushtonte:
"Ati ynë që je në qiell
U shenjtëroftë emri Yt…"
Kudo nëpër trojet tona
Të gjithë ne sot ndiheshim krenarë,
Se e nderuara Nëna T E R E Z E
Shpallej Shenjtorja shqiptare e parë.
Për ta arritur këtë nder
S'njohu se ç'ishte ndalesa,
Me dashuri të pashuar
Kaloi shumë pengesa.
Ajo me vullnet të çeliktë
Deri në ditën e sotit,
Me ndihmën e Jezu Krishtit
Iu kishte kushtuar Zotit.
Puna e saj flakëronte
Si flakëron në diell ari,
Kudo që ajo shkonte
Punët venin së mbari.
Pohonte se jam bijë shqiptare
Në damarë më rrjedh gjak shqiptar,
Po qenia ime njerëzore dhe vepra
U takojnë popujve të botës mbar'…
Për ta fituar Shenjtërimin
Iu deshën vite e dekada,
Për ndihmën e dhënë skamnorëve
Mori shumë çmime e dekorata.
Pasi Hirësia e Tij - Papa
Meshën e shenjtërimit e kryu,*
I pari iu afrua ta përgëzonte
Kryetari i Shqipërisë - Moisiu.
Afroheshin më pastaj me rend
Burra të mëdhenj e shtetarë,
Që kishin ardhur në Vatikan
Nga anët e botës mbarë.
Ajo sot nga të gjithë
E mori uratën e bekimin,
Nën valëvitjen e flamujve
E mori edhe Shenjtërimin.
__________
*) e kryu - e kreu
(19. 10. 2003)
Shaban Cakolli- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3445
Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009
Re: CIKËL POETIK NGA EJUP CERAJA
KUR KËNDONTE ORFEU
Kur këndonte këndshëm Orfeu
ngado loti fare nuk ndalej,
lëkundeshin malet, tundej dheu
bukurisë së tij çdo njëri i falej.
Kur këndonte ngashënjyer Orfeu
dukej bota nuk kishte halle,
në të gjitha anët lulëzonte dheu,
po edhe peshqit hidheshin në valle.
Kur Orfeu e merrte lyrën
lumenjtë ndalnin gurgullimin,
purpuriteti ia përshkonte fytyrën
retë e pranin shiun e vetëtimën.
Kur Orfeu e ngritke zërin
nga vendi lëviznin shkëmbinjtë,
bukuria e kaplonte të tërin
xixëllonjat ndiznin qirinjtë.
Kur Orfeu këndonte prapë
me zë të bukur sikur kumri,
shiun e furishëm e bënte zap
grumbulloheshin kafshët rreth ti’.
Lyra e Orfeut kur dëgjohej
e shembte dëborën në bjeshkë,
edhe natyra sikur mendohej
zemrat digjeshin sikur eshkë.
Kur këndonte Orfeu prajshëm
nga çdo zemër e largonte frikën,
i ngacmonte shpirtrat skajshëm
nga vdekja e çliroi Euridikën.
Kur nuk mundi ta përmbajë vetën,
e ktheu kokën ta shikojë pak,
zëri i tij jehonte mekën
për gjithnjë e humbi prapë.
Këngët e tyre shpendët në mal
me keqardhje i ndërprenë,
u solidarizuan dalëngadalë
me zëëmblin – Orfenë...
Tetor 2006
Kur këndonte këndshëm Orfeu
ngado loti fare nuk ndalej,
lëkundeshin malet, tundej dheu
bukurisë së tij çdo njëri i falej.
Kur këndonte ngashënjyer Orfeu
dukej bota nuk kishte halle,
në të gjitha anët lulëzonte dheu,
po edhe peshqit hidheshin në valle.
Kur Orfeu e merrte lyrën
lumenjtë ndalnin gurgullimin,
purpuriteti ia përshkonte fytyrën
retë e pranin shiun e vetëtimën.
Kur Orfeu e ngritke zërin
nga vendi lëviznin shkëmbinjtë,
bukuria e kaplonte të tërin
xixëllonjat ndiznin qirinjtë.
Kur Orfeu këndonte prapë
me zë të bukur sikur kumri,
shiun e furishëm e bënte zap
grumbulloheshin kafshët rreth ti’.
Lyra e Orfeut kur dëgjohej
e shembte dëborën në bjeshkë,
edhe natyra sikur mendohej
zemrat digjeshin sikur eshkë.
Kur këndonte Orfeu prajshëm
nga çdo zemër e largonte frikën,
i ngacmonte shpirtrat skajshëm
nga vdekja e çliroi Euridikën.
Kur nuk mundi ta përmbajë vetën,
e ktheu kokën ta shikojë pak,
zëri i tij jehonte mekën
për gjithnjë e humbi prapë.
Këngët e tyre shpendët në mal
me keqardhje i ndërprenë,
u solidarizuan dalëngadalë
me zëëmblin – Orfenë...
Tetor 2006
Shaban Cakolli- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3445
Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009
Re: CIKËL POETIK NGA EJUP CERAJA
METEOR QË NUK SHUHET
Dritëro Agollit në 75-vjetorin e lindjes
Emrin e ka të bukur Dritëro
Mbiemrin e ka Agolli,
I lindur në Menkulas
Të krahinës Devolli.
Dritëroja u lind në atë fshat
Me lugina e me brigje,
E lindi me t’u kthyer nga ara
Nëna e ndershme – Hatixhe.
I përvetësonte dituritë
Pa vështirësi e shumë lehtë,
Shihej se kishte dell frymëzimi
Të bëhet e famshëm poet.
Ashtu si bujku i vyer
Që e lëron arën me plug,
Përmbledhjen e parë Dritëroja
E titulloi (Kur dola) “Në rrugë”.
Rritej në varfëri
Me këmbë në ara me balt,
Rrugën e poezisë e vazhdoi
Me “Hapat e mia në asfalt”.
Dhe seç herë thadrohej
Në poezi si erudit,
Të renditura varg e varg
Në përmbledhjen “Mesditë”
E qëndisë poezinë
Si Marigona flamurin,
E laton atë mirë e mirë
Se “Fjala gdhend gurin”.
Këndon me dashuri sublime
Për atdheun e ti(j),
Përmes poemës lapidare
E bukura “Nënë Shqipëri”.
Se është një zë bilbili
Me shije të hollë,
Këndon ëmbëlsisht
Në “Devoll-Devoll”.
Në artin e bukur të poezisë
E ka dëshmuar me kohë sprovën,
Duke kënduar me përkushtim
Edhe “Këngë për Kosovën”.
Edhe si prozator
Të rrallë e ka një shok,
Si te “Komisari Memo”,
Ashtu edhe te “Njeriu me top”.
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Të bënë të qeshësh me lot,
Por të befason shumë këndshëm
Romani “Trëndafili në gotë”.
Andaj i nderuari Dritëro
Të urojmë pleqëri të mbarë,
Me çiltëri zemre prore
Si te drama “Mosha e bardhë”.
Mitrovicë, tetor 2006
Dritëro Agollit në 75-vjetorin e lindjes
Emrin e ka të bukur Dritëro
Mbiemrin e ka Agolli,
I lindur në Menkulas
Të krahinës Devolli.
Dritëroja u lind në atë fshat
Me lugina e me brigje,
E lindi me t’u kthyer nga ara
Nëna e ndershme – Hatixhe.
I përvetësonte dituritë
Pa vështirësi e shumë lehtë,
Shihej se kishte dell frymëzimi
Të bëhet e famshëm poet.
Ashtu si bujku i vyer
Që e lëron arën me plug,
Përmbledhjen e parë Dritëroja
E titulloi (Kur dola) “Në rrugë”.
Rritej në varfëri
Me këmbë në ara me balt,
Rrugën e poezisë e vazhdoi
Me “Hapat e mia në asfalt”.
Dhe seç herë thadrohej
Në poezi si erudit,
Të renditura varg e varg
Në përmbledhjen “Mesditë”
E qëndisë poezinë
Si Marigona flamurin,
E laton atë mirë e mirë
Se “Fjala gdhend gurin”.
Këndon me dashuri sublime
Për atdheun e ti(j),
Përmes poemës lapidare
E bukura “Nënë Shqipëri”.
Se është një zë bilbili
Me shije të hollë,
Këndon ëmbëlsisht
Në “Devoll-Devoll”.
Në artin e bukur të poezisë
E ka dëshmuar me kohë sprovën,
Duke kënduar me përkushtim
Edhe “Këngë për Kosovën”.
Edhe si prozator
Të rrallë e ka një shok,
Si te “Komisari Memo”,
Ashtu edhe te “Njeriu me top”.
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Të bënë të qeshësh me lot,
Por të befason shumë këndshëm
Romani “Trëndafili në gotë”.
Andaj i nderuari Dritëro
Të urojmë pleqëri të mbarë,
Me çiltëri zemre prore
Si te drama “Mosha e bardhë”.
Mitrovicë, tetor 2006
Shaban Cakolli- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3445
Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009
Re: CIKËL POETIK NGA EJUP CERAJA
K O H Ë T…
Secilës kohë
i mjafton koha e vet. Madje
nuk i tepron aspak kohë për t'u marrë me kohë të tjera…
Sepse askush në asnjë kohë
nuk ka kohë të merret
me kohën që i ka kaluar koha.
Se, kur t'i kalojë koha-kohës,
kot së koti na shkon të merremi me te.
Sa jemi në kohën tonë
ta shfrytëzojmë mirë atë. Se,
përndryshe kalon koha
dhe koha jonë mbetet pa kohë. E,
kur koha jonë do të mbetet pa kohë
askush më nuk do të ketë kohë
të merret me kohën tonë,
që i ka kaluar koha…
Mitrovicë, më 20 gusht 2004
Secilës kohë
i mjafton koha e vet. Madje
nuk i tepron aspak kohë për t'u marrë me kohë të tjera…
Sepse askush në asnjë kohë
nuk ka kohë të merret
me kohën që i ka kaluar koha.
Se, kur t'i kalojë koha-kohës,
kot së koti na shkon të merremi me te.
Sa jemi në kohën tonë
ta shfrytëzojmë mirë atë. Se,
përndryshe kalon koha
dhe koha jonë mbetet pa kohë. E,
kur koha jonë do të mbetet pa kohë
askush më nuk do të ketë kohë
të merret me kohën tonë,
që i ka kaluar koha…
Mitrovicë, më 20 gusht 2004
Shaban Cakolli- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3445
Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009
Re: CIKËL POETIK NGA EJUP CERAJA
Fantastike me pelqeu shume,ju pergezoj Z.ShabanShaban Cakolli shkruajti:K O H Ë T…
Secilës kohë
i mjafton koha e vet. Madje
nuk i tepron aspak kohë për t'u marrë me kohë të tjera…
Sepse askush në asnjë kohë
nuk ka kohë të merret
me kohën që i ka kaluar koha.
Se, kur t'i kalojë koha-kohës,
kot së koti na shkon të merremi me te.
Sa jemi në kohën tonë
ta shfrytëzojmë mirë atë. Se,
përndryshe kalon koha
dhe koha jonë mbetet pa kohë. E,
kur koha jonë do të mbetet pa kohë
askush më nuk do të ketë kohë
të merret me kohën tonë,
që i ka kaluar koha…
Mitrovicë, më 20 gusht 2004
Vizitor- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi