Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korabi përfaqëson Kosovën në “Eurovizion dance” në Osllo

 :: Show Biz

Shko poshtë

Korabi përfaqëson Kosovën në “Eurovizion dance” në Osllo Empty Korabi përfaqëson Kosovën në “Eurovizion dance” në Osllo

Mesazh nga Vizitor Sun 12 Jun 2011 - 5:53

Këngëtari i suksesshëm Korab Shaqiri do ta përfaqësojë Kosovën për
herë të parë në “Eurovizion Dance”. Tani ai ka nisur përgatitjet për këngën e re dhe bashkë me trupën e baletit “Teuta” më 18 qershor të këtij viti do të niset drejt Osllos vend në të cilën mbahet festivali “Eurovizion dance”. “Angazhimet e mia tani janë rreth këngës sime te re, e cila pritet të
dalë së shpejti nëpër mediat tona, rreth veprës sime të baletit ‘Teuta’, ku vetëm pothuajse e përfundova dhe gjithashtu suksesit tim të
madh në ‘Eurovizion dance’. Më datën 18 pritet të nisemi i gjithë ekipi për në Osllo për ta përfaqësuar Kosovën në "Eurovizion dance”. Do të
mundohemi të paraqitemi sa më mirë dhe denjësisht”, ka thënë ai për “Zëri”.

Korabi njihet si këngëtar i zhanrit pop, edhe pse ka prirje për të
kultivuar zhanrin e këngës popullore, folklorike etj, sikurse babai i
tij Iliri, ai megjithatë nuk është i dhënë pas kësaj rryme muzikore.

“Zhanri i këngëve të babit është popullore, folklorike, patriotike
dhe me shumë butësi njëkohësisht dhe me ëmbëlsi ai interpreton këngët e
lehta ose zbavitëse. Unë gjithmonë ndjek motivin shqiptar kur kompozoj
por të ndërlidhur me zhanrin pop. Kam provuar dhe këngë popullore siç
është kënga ‘Dasma e malësorit’, ku kam marr mjaft lëvdata për atë
përpunim. Kjo do të thotë se unë po vazhdoj të punoj me motivin
shqiptar, ku edhe babi im është mbështetur”, shton ai.

Tani Korabi çdo ditë e më shumë po shënon suksese në profesionin e
tij të këngës, madje nuk mungojnë as koncertet e mbrëmjet muzikore, ku
atij thotë se i sjellin një përfitim të kënaqshëm të ardhurash
materiale. Suksesi më i madh i tij thotë se është pjesëmarrja në
“Eurovizion dance”.

“Pjesëmarrja ime si kompozitor në evenimentin më të madh evropian
‘Eurovision’, ku ne do të paraqitemi në pjesën dance, ku me mjaft
përgjegjësi po i përgjigjet koreografja jonë Rudina Bërdynaj - Jakupi
dhe po luhet nga vajza e re por shumë e talentuar Tringa Hysa.
Shpresojmë të kemi sukses”, thotë në fund ai.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi