Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”

 :: Show Biz

Shko poshtë

Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”  Empty Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”

Mesazh nga Vizitor Mon 7 Mar 2011 - 2:20

Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”  F.0307110054454_m
Korab Shaqiri gjatë një bisede për Telegrafi.com ka treguar se
kënga e tij më e re titullohet “S’ka me dy lugë”, me muzikë dhe
orkestrim nga vetë ai ndërsa me tekst të babait të tij, Ilir Shaqiri.
“Kënga
ime më e re titullohet ‘S'ka me dy lugë’. Teksti i kësaj kënge ka të
bëjë me një djalë i cili kupton se vajza më të cilën ai ka qenë tashmë
dashuron dikë tjetër dhe ka një lidhje tjetër. Muzika dhe orkestrimi
janë krijimtari e imja kurse, tekstin e ka bërë babai im, Ilir Shaqiri
dhe mix-mastering e ka bërë Anton Nue”.
“Duke u nisur nga titulli ‘S'ka me dy lugë’, e pastaj edhe melodia e
kësaj kënge është mjaft e këndshme, dhe besoj se edhe publiku do ta
pëlqejë. Fryma e këngës është vazhdimësi e këngëve të mija”, ka thënë
Korabi.
Ai ka zbuluar se edhe kësaj kënge do t’ i realizohet videoklipi, dhe
me po të njëjtin produksion me të cilin ka punuar më parë, “IMEDIA”.
Ndërkohë Korabi është duke punuar edhe në dy këngë të reja.
“Kam gati edhe dy kënge verore. Njërën mendoj ta nxjerr me datën 20
prill e tjetrën më 5 qershor dhe do të jenë të dyja hite verore. Kam një
plan të mirë organizuar për këtë vit dhe besoj se do të kemi një verë
të nxehtë sivjet. Edhe më mirë se ‘verën e kaluar’”, shton Korabi për
Telegrafi.
Përveç muzikës, Korab Shaqiri në asnjë moment nuk i lë anash studimet
dhe gjatë këtij viti mendon të magjistrojë në Akademin e Arteve në
Tiranë dhe më pas të doktorojë diku në Evropë.
“Gjatë këtij viti mendoj të magjistroj në Akademinë e Arteve në
Tiranë në degën e Kompozicionit. Pas magjistraturës mendoj të shkoj edhe
më tutje diku në Evropë të doktoroj në muzikë. Besoj se me kohë do të
informoheni edhe për arritjet e mija të mëtutjeshme”, ka përfunduar
këngëtari duke falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan dhe po i
ndihmojnë në rrugën e tij të gjatë muzikore, e veçanërisht publikun/
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi