Eurovizion 2009
2 posters
:: Kendi Kulturor :: Bota Muzikore
Faqja 1 e 1
Eurovizion 2009
Tashmë dihet se Shqipëria do të konkurojë në
natën e dytë të festivalit Eurovizion, në
Moskë. Nga ana tjetër, kompozitori i këngës fituese
të RTSH-së për në Eurosong, Edmond Zhulali, ka
thënë se është bërë hapi i parë
konkret për të riregjistruar këngën në
një nga studiot më të mira në Gjermani, që
njihet me emrin “Dorian gray studios”. E kënduar nga
16-vjeçarja Kejsi Tole, kënga “Më merr në
ëndërr” është parashikuar tashmë se
çfarë pamje do të ketë, jo vetëm për sa
i përket regjistrimit, por edhe për videoklipin e saj, i cili
gjithashtu do të bëhet në studiot gjermane, ku do
të plotësohet edhe me disa elementë të
rëndësishëm. “Aktualisht jemi në fazën e
realizmit të audios dhe tani sapo është marrë
vendimi që kjo këngë të regjistrohet në
një studio gjermane, e cila njihet me emrin Dorian gray
studios”, të cilën, sipas tij, e kanë
përzgjedhur përmes internetit, pasi kanë evidentuar se
kjo është një studio shumë e mirë
profesionalisht dhe prestigjioze. Është zgjedhur një
studio jo shqiptare, me qëllim që edhe kënga shqiptare
të jetë në të njëjtin nivel teknik me
këngët e tjera evropiane, pra edhe ajo të dëgjohet
si të gjithë këngët e tjera evropiane. Kënga
do të ketë disa modifikime, si shkurtimi nga katër
në tre minuta dhe do të jetë në anglisht, e
përkthyer nga Xhuli Teilor (Myftari), e cila e ka përkthyer
edhe këngën e parë konkurruese në Eurovizion
të kënduar nga Anjeza Shahini. Ndërkohë që
kënga do të ndjekë të njëjtën
strukturë zhvillimi, performanca mbetet ende një
çështje e pazgjidhur, të paktën deri në
përfundim të fazës së parë të
regjistrimit të këngës në studion gjermane. Ai
shton se “Kejsi dhe kënga kanë nevojë për
realizmin e një performancë të mirë në
skenë dhe për këtë është rezervuar
një surprizë shumë e këndshme”. Në
bazë të punës paraprake në studion e Zhulalit,
Kejsi është gati që tani për në Eurosong.
“Kejsi është shumë mirë si në vokal,
ashtu edhe në përshtatjen e këngës në
gjuhën angleze. Besoj që do të tingëllojë
bukur në këtë gjuhë, sepse kam shumë besim te
Kejsi, meqenëse ajo mbart vlera të larta vokale”, ka
përfunduar kompozitori Zhulali.
Violetë Pllana, BOTA SOT

lela- Hapesira Jone - Forum
- Postime : 25
Piket : 46
Regjistruar : 26/04/2009
Re: Eurovizion 2009
Ja dhe versioni perfumdimtar Carry Me In Your Dreams
//
YouTube - Kejsi Tola - Carry Me In Your Dreams (Albania) Mbylle
2You need to upgrade your Flash Player2

Similar topics
» Azerbajxhani triumfon në Eurovizion
» Gjebrea dhe Pasha gati për “Eurovizion 2010”
» Përformanca e Juliana Pashës në Eurovizion, Dinjitoze.
» Eurosong 2009”, Kejsi Tola kalon ne finale
» champion ligue 2009
» Gjebrea dhe Pasha gati për “Eurovizion 2010”
» Përformanca e Juliana Pashës në Eurovizion, Dinjitoze.
» Eurosong 2009”, Kejsi Tola kalon ne finale
» champion ligue 2009
:: Kendi Kulturor :: Bota Muzikore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi