Kërkesat mund të jenë më të mëdha se pavarësia
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Kërkesat mund të jenë më të mëdha se pavarësia
Kryeministri, Hashim Thaçi duke iu kundërpërgjigjur kërkesave të
zyrtarëve serbë për ndarje të Kosovës kërkoi nga ata që t’i stopojnë
këto deklarime, pasi në të kundërtën sipas tij, kërkesat e Kosovës mund
të jenë më të mëdha se të tyre. Kryeministri këto komente i
bëri të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, me ç’rast i
garantoi qytetarët se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndryshim kufijsh
apo cenim të integritetit.
Ai u bëri me dije ithtarëve të ideve antihistorike, se pavarësia e
Kosovës është minimumi i arritjeve dhe nëse sipas tij “Prishtina hapë
tema të tilla atëherë Beogradi nuk do të mund t’i mbyllë kurrë”.
Kreu i Qeverisë së Kosovës i bëri thirrje Beogradit që t’i tregojë
qytetarëve të veriut të Mitrovicës se Kosova është vend i tyre dhe
Prishtina kryeqytet i tyre.
Ndryshe, zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, njëherësh ministër i
Punëve të Brendshme, ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh, ngase
për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë, duke ripotencuar se Kosova
duhet të ndahet midis Serbisë dhe Shqipërisë. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Zjarr në objektin shkollor në Malishevë, pa pasoja të mëdha
» Samiti B-40, në Tiranë mblidhen përfaqësuesit e qyteteve të mëdha të
» Kouchner: Pavarësia juaj nuk është në pyetje
» Hëna, hartë e plotë për krateret e mëdha
» Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt
» Samiti B-40, në Tiranë mblidhen përfaqësuesit e qyteteve të mëdha të
» Kouchner: Pavarësia juaj nuk është në pyetje
» Hëna, hartë e plotë për krateret e mëdha
» Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi