Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Samiti B-40, në Tiranë mblidhen përfaqësuesit e qyteteve të mëdha të

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Samiti B-40, në Tiranë mblidhen përfaqësuesit e qyteteve të mëdha të Empty Samiti B-40, në Tiranë mblidhen përfaqësuesit e qyteteve të mëdha të

Mesazh nga Geri Mon 29 Jan 2024 - 8:33

Në Tiranë zbarkuan sot me dhjetëra delegacione të qyteteve më të mëdha të Ballkanit, për të nisur kështu samitin e B-40, Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, që do të zgjasë për tre ditë në kryeqytet.


Këtë vit Tirana do të mbajë presidencën e B-40, ç’ka do të thotë që do të jetë përgjegjëse për organizimin e punës ndërmjet qyteteve si dhe nismëtare e projekteve të përbashkëta.
“Qytete anëtare të B-40 janë mbi 54 dhe në axhendë të Tiranës ka dhe anëtarësime të reja që do bëhen gjatë gjithë vitit. Këto ditë do ketë rreth 30-40 qytete të tilla. Nesër shpallet presidenca e Tiranës gjatë samitit. Gjëja e parë që do bëjmë është që do mbyllim vitin si qyteti europian i sportit në parkun olimpik  dhe më pas një pritje për të gjithë, për t’i lënë mundësi që nesër të ketë punë gjatë gjithë ditës”, tha Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë Tiranë.
B-40 në parim ka 4 shtylla kryesore, bashkëpunimin ndaj krizave dhe ndryshimeve klimaterike, zhvillimin ekonomik dhe kulturor, digjitalizimin e shërbimeve si dhe pjesëmarrjen e bashkëpunimin.
“Një ndër nismat kryesore të Tiranës do të jetë ajo e krijimit të një sinergjie për sa herë që ndodhin ngjarje që janë jashtë kontrollit apo mundësive të qyteteve sidomos atyre të vogla duhet të jemi në gjendje që ato që janë qytete më të mëdha dhe me më shumë përvojë e burime, të jenë në gjendje që të ndërhynë në mënyrë të menjëhershme”, tha Ristani.
Nga shumë kryetarë bashkie që kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë nesër në punimet e Samitit të B-40, takimin e pare, Erion Veliaj e pati me kryetaren e Bashkisë së Sarajevës, më të cilën firmosi dhe një memorandum mirëkuptimi.
Po ashtu Veliaj priti në takim dhe kryetarin e bashkisë së Sofjes dhe kryetaren e Podgoricës, më të cilët diskutoi mbi forcimin e lidhjeve miqësore.
Pas Stambollit e Athinës, Tirana është e treta që mban presidencën e B-40. Ky rrjet do të shërbeje si një linjë bashkëpunimi mes qyteteve të Ballkanit. E teksa merr presidencën e B-40 për 2024, Tirana përmbyll sot titullin si Qyteti Europian i Sportit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi