Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Design Factory” – prezanton disenjatorët e rinj

Shko poshtë

“Design Factory” – prezanton disenjatorët e rinj  Empty “Design Factory” – prezanton disenjatorët e rinj

Mesazh nga Vizitor Thu 26 May 2011 - 2:11

“Design Factory” – prezanton disenjatorët e rinj  F.0526123914216_m
Shkolla e dizajnit të modës “Design Factory” vjen me evenimentin
më të ri, me ekspozitën dhe sfilatën e titulluar “Design Factory – New
Generaton”, protagonistë të të cilës janë vetë studentët e kësaj
shkolle.
Nderim Neziri, përgjegjës për media pranë “Design
Factory”, tregon se këtë të premte prej orës 20.00 në “Sheshin 21”,
disenjatorët e rinj të modës do të kenë shfaqjen e tyre të radhës para
publikut që pëlqen “dizajnin me shkollë”, raporton “Zhurnal”.
“Studentët kanë shprehur gjithë kreativitetin e tyre në dy lëndë
profesionale, në ‘Dizajn konceptual’, e udhëhequr nga profesoresha
Marigona Xharra dhe në ‘Stilizëm’, udhëhequr nga Fetije Mehmeti”, ka
thënë Neziri.
Evenimenti do të hapet me një ekspozitë dhe më pas do të vijoj me
sfilatën e madhe ku do të prezantohen punimet kreative të dy
gjeneratave.
“Design Factory” – prezanton disenjatorët e rinj  DesignFactorylogo
Sipas Nezirit, “Design Factory – New Generation” është një përmbyllje
e punës së pa lodhshme të profesorëve dhe studentëve të kësaj shkolle
arti.
“Edhe gjatë këtij vitit profesorët tanë janë munduar në maksimum që
t’i zhysin sa më thellë në botën e pafundme të dizajnit, duket se ja
kanë arritur e për këtë flasin punimet e studentëve, të cilat publiku do
ti shohë këtë të premte”, përfundoj Neziri./Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi