Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarja, kjo e bukur

Shko poshtë

Shqiptarja, kjo e bukur Empty Shqiptarja, kjo e bukur

Mesazh nga Geri Wed 13 May 2009 - 20:28

Pothuajse 400 vjet pas largimit te dhimbshem,
kishin ruajtur identitetin, zakonet, kulturen. Jeta e arberesheve te
Italise, e perjetesuar ne veprat e
artisteve te njohur evropiane te shekullit te 19-te

Nga Fotaq Andrea

Trajektoret e shumta te levizjeve politike, diplomatike, ushtarake,
artistike e letrare qe nisnin nga Perendimi dhe perfundonin ne Lindje,
deri ne
thellesi te Perandorise se dikurshme osmane, kane ndeshur historikisht,
sidomos gjate shekullit XIX, krahas shqiptareve te Shqiperise,
arnauteve te
Turqise, Egjiptit e Sirise dhe arvanitasve te Greqise, edhe kolonite
arbereshe te Italise, te cilat, sic dihet, prej shekujsh kishin ruajtur
e
perforcuar identitetin e tyre ne pjeset jugore te ketij vendi.

Nje bote e tere arbereshe, me vecantite e veta zakonore e kulturore
filloi te terheqe gjithnje e me shume vemendjen e qarqeve letrare e
artistike te
Evropes, nderkohe qe plejada e rilindasve arbereshe, me ne krye De
Raden, do te vendoste gradualisht lidhje per rizgjim kombetar jo vetem
me
rilindasit brenda Shqiperise e jashte saj, por edhe me figura te
njohura evropiane si Lamartin, Frederik Mistral, Dora d’Istria,
Benloev, Emile
Legrand, Louis Podhorsky, Henry Gaidoz, etj. Mjaft sudjues e shkrimtare
ndermoren drejtperdrejt udhetime neper Kalabri e Sicili, ku hasen edhe
arbereshet, duke lene te shkruara mbresat e tyre, qe nga Aleksander
Dyma, Alfred De Kustin, Sharl Didie, Maksim Dy Kamp, e deri tek
nobelisti belg
Meterlink. Ketyre autoreve duhet t’u shtojme edhe emrat e njohur te
piktures boterore Achile Deveria, Erein Speckter, Albert Kushler,
krahas
grafisteve te shquar Gaston Vuillier, Jean Houel e Bartolomeo Pinnelli,
si dhe nje numri autoresh qe na shfaqen anonime, por qe ne punimet e
tyre kane
trajtuar personazhe tipike arbereshe.

Achile Deveria, piktor francez i gjysmes se pare te shekullit XIX, qe
shkelqeu ne te gjitha gjinite e piktures, vecanerisht si litograf,
ilustrator e
portretist, ka lene, krahas 400 veprave te suksesshme dhe 3 000
ilustrimeve, edhe grafiken me ngjyra «Koloni shqiptare ne Kalabri». Ky
autor, qe
konsiderohet si mjeshter i padiskutueshem i litografise, duke perpunuar
ne shkallen me te larte tekniken e quajtur «te zeze» dhe duke zbatuar i
pari
edhe ngjyren ne kete gjini, me sa duket e ka realizuar kete punim para
vitit 1840 (ndoshta me 1836), gjate nje udhetimi te tij neper Kalabri.
Gjithcka
ne te eshte e natyrshme, jetesore, tipike arbereshe, dhe po aq tipike
shqiptare, qe nga veshjet me kostumet tradicionale, deri tek qendrimi i
cliret
dhe me pamje krenare i vete personazhit qendror. Fustanella gjatoshe
tere pala e arbereshit, xhokja e kuqe qendisur me fijezime ari, llulla
e gjate
karakteristike, kordha varur pergjate kofshes, brezi mbushur me kama,
shalli gjysme i zgjidhur perreth kryeve, krejt elementet kompozicionale
flasin
per po ate shqiptar tipik qe hasim ne dhjetra tablo e ilustrime te
kohes, duke filluar nga Zheromi, Dekampi e Haeneni, deri tek Gleyeri,
Amadeo
Preziosi, Dymoni, Haagu, Brigmani, C. Parsonsi e Valerio. Mustaku i
rende, veshtrimi paksa anesor, qendrimi prehes, duke terhequr llullen,
e bejne
kete shqiptar disi hijerende, plot siguri ne vetvete, per te pasur nen
mbrojtje e perkujdesje te afermit e tij: Nje grua qe i qendron ne
krahun e
djathte, gjithe ngrohtesi, me veshtrimin ngulur drejt tij, dhe ne plan
te pare te tablose, ne qendrimin ulur, nje tjeter grua me foshnje ne
krahe. Tek
te dyja grate bie ne sy veshja karakteristike arbereshe, fustani i
gjate deri ne fund te kembeve, me ravijezimet horizontale, perparesja e
qendisur,
stolite dhe vargaret ne duar e gushe, krejt kostumi i tyre piktoresk,
per te cilin flet me aq mbrese Aleksander Dyma ne vepren «Kapiteni
Arena».

Dhe, ne kontrast me personazhet madhore veshur tradicionalisht, shfaqet
ne duart e se emes, foshnja engjellore, me veshjen e vet te mishte, te
brishte
e te kulluar qe i ka falur Natyra apo Perendia. Ja atmosfera familjare,
te themi, e ketij kompozimi me stil te zhdervjellte, vendosur ne
natyre, nen
nje qiell agullor, ne krah te nje fshati arberesh me mbijetese te
perjetshme, historikisht derrmuar nga mjerimet, luftrat, termetet,
semundjet, per te
cilat nuk mungojne te flasin mjaft autore, vecanerisht Frederic Gibert,
tek i cili kemi te mbledhura me kujdes disa prej kengeve dokeve e
zakoneve te
bukura te arberesheve.

Kjo litografi u botua bardhe e zi ne numrin 20 te revistes italiane
«Cosmorama Pittorico» te vitit 1840, me titull «Costumi albanesi»,
pikerisht ne
kohen kur Achile Deveria, mik i Hygoit, Gotjese, Delakruase dhe i mjaft
perfaqesuesve ne ze te romantizmit francez, shkelqente me tere forcen e
penelit te tij duke portretizuar e perjetesuar tere shkrimtaret dhe
artistet e medhenj te kohes kur jetoi, dhe duke ilustruar veprat
madhore te La
Fontenit, Servantesit, Defose e Perrose.

Ky punim u botua ne France ne mjaft kopje, duke deshmuar nga ana tjeter
per talentin e rralle te piktorit francez ne ilustrimin e modeleve te
kostumeve te vjeter tradicionale, per te cilat ai eshte i njohur ne
historine e artit boteror, krahas tablove me dekore teatrore a karakter
fetar, apo
akuareleve te tij teper te kerkuara me karakter erotik.

Nje veper tjeter eshte tabloja e mrekullueshme dhe ndoshta po aq e
panjohur nga publiku yne «Nje shqiptare», realizuar nga piktori gjerman
Ervin
Speckter. Per mendimin tone, kjo tablo, krahas «Shqiptares» se Camille
Coro-se dhe «Shqiptares se bukur» te Albert Kushlerit qendron, deri me
sot, ne
piedestal te artit boteror kushtuar figures se gruas shqiptare. Fakti
eshte se ajo mbahet si kryevepra e piktorit gjerman, i cili, ndonese u
largua
nga jeta teper i ri (vetem 29 vjec), luajti, se bashku me te vellezerit
e tij piktore, nje rol kryesor ne jeten artistike te Hamburgut gjate
gjysmes
se pare te shekullit XIX.

Qe femije, Speckter mori mesimet e para ne tekniken e re te litografise
dhe me pas, studjoi ne Akademine Bildenden Künste te Mynihut si nxenes
i Peter
Corneliusit. Ne moshen 21 vjecare, shpalosi krejt talentin e tij me
tablone «Jakovi dhe Rashela» dhe pas disa punimesh e grafikash te
arrira, niset
per ne Itali, ku qendron 4 vjet (1830-1834), duke hedhur pershtypjet e
tij per kete vend, per njerezit dhe artin e tij ne letrat qe dergonte
ne
vendlindje. Keto letra, me pas do te botoheshin ne dy vellime me
titullin «Letra te nje artisti gjerman nga Italia» dhe nje vit me vone,
ne fillimin e
nje kariere teper premtuese, plot ide e skicime, piktori mjeshter do te
nderronte aq shpejt jete. E megjithate, ne vitin 1831, pra gjate kohes
qe
ndodhej ne Itali, ai kishte realizuar tashme tablone «Nje shqiptare», e
cila per nga portreti dhe veshja shembellen dukshem me nje arbereshe,
te cilen
autori me siguri duhet ta kete njohur nga afer.

«Shqiptarja» e Speckterit dallon per nje pasterti e qartesi kromatike,
qe te kujton disi personazhet e Rubensit, te cilat shfaqen gjithe force
e
energji te brendshme. Vendosur mbi nje sfond klasik peizazhi te
bleruar, ku nuk mungojne korijet, lumi i rrjedhshem, malet dhe qielli
mpleksur me re
endacake, portreti i «Shqiptares» te ben per vete, me ate veshtrim
anesor madone te gjithfuqishme dhe ato tipare teper te rregullta ne nje
fytyre e
trup te beshem, qe i japin asaj pamje serioze, plot dinjitet e
fisnikeri. Shamia qe i konturon ballin e larte e i anashkalon qafen,
per t’u leshuar
deri poshte mesit, tipizon hijshem fshataren arbereshe me shtamben ne
duar, tek po kthehet nga burimi a shkon per te mbushur uje dhe qe te
sjell nder
mend lirizmin dhe embesline e vargut te De Rades. Ky portret, ne
permasat 46 x 61 cm, ben pjese ne fondin e arte te muzeut Hambourg
Kunsthalle. Nga
ana tjeter, ky portret i piktorit gjerman te kujton aty-aty «Shqiptaren
e bukur» te piktorit danez Kushler, te cilen profesor Ferid Hudhri ia
beri te
njohur publikut shqiptar para disa kohesh. Edhe ne kete portret kemi
serish nje personazhe arbereshe nga familja Albani, madje nje abereshe
bukuroshe,
pas se ciles kishte rene ne dashuri poeti danez Christian Einther.

Nje histori e tille dashurie te ben te mendosh per «Grazielen greke» te
ishullit Procida ne gjirin e Napolit, pas se ciles u dashurua Lamartini
i ri,
dhe qe Robert D’Anzheli, nisur nga te dhenat historike, nuk ngurron ta
cilesoje arbereshe ne vepren e tij «Enigma».

Nje tjeter autor francez, i njohur si udhepershkrues e ilustrator,
Gaston Vuillier, qe ka punuar per nje kohe te gjate per organin e
rendesishem «Le
Tour du Monde», ka lene nje duzine grafika me teme arbereshe, duke
ilustruar reportazhin e tij titulluar «Piana dei Greci: Shkelqimi dhe
mjerimi i
sicilo-shqiptareve», botuar me 1894. Krejt grafikat paraqesin tablone e
plote te «fshatit shqiptar Piana dei Greci», sikurse e jep te sakte
emertimin
e ketij fshati vete autori, per te shmangur cdo lloj dykuptimesie
lidhur me origjinen e tij. Pasi ben nje historik te shkurter te kater
kolonive
arbereshe te Sicilise, Piana dei Greci, Palazzo-Adriano, Contessa e
Mezzojuso, qe nga viti 1488, kur shqiptaret u detyruan te largohen nga
vendi i
tyre pushtuar nga turqit, autori trajton ceshtje ekonomike, sociale e
kulturore te banoreve te tyre, sidomos mjerimin e rende, papunesine dhe
urine
kronike, krahas shpirtit te tyre te mbijeteses dhe qendreses popullore.


I mahnitur jo vetem nga bukuria e peizazhit, por edhe nga bukuria
fizike e banoreve, sidomos e vajzave, Vuillier paraqet ne nje grafike
me vete dy
bukuroshe arbereshe me «kostumet e tyre te mrekullueshme te nje cmimi
te larte» sic shprehet ai, dhe cuditet si ka mundesi qe ne nje vend aq
te
varfer, njerezit te bejne shpenzime aq te medha per kostume te tilla.
Pergjigja eshte e thjeshte: Shumica e atyre veshjeve jane percjelle nga
njeri
brez ne tjetrin, jane ruajtur me fanatizem ne familjet arbereshe.

Ashtu sikurse kish bere me pare Charles Dider ne shkrimin e tij
rrembyes «Shqiptaret e Kalabrise», botuar me 1831 ne organin Revue des
Deux Mondes,
edhe Vuillier pershkruan me hollesi elementet perberes te kostumit
tradicional, duke perdorur madje terminologjine arbereshe ne
percaktimin e ketyre
perberesve: zilonen, menghete, eraxeten, shokate di Mbediet, linjen,
kezen, skepin, brezin, etj. Gjithcka ne grafike deshmon per shijen e
holle
artistike te mjeshtrit popull ne realizimin e ketyre kostumeve
tradicionale, si dhe per mjeshterine e larte vizatimore te vete
ilustratorit francez,
qe di te paraqese artistikisht jo vetem te bukuren, por edhe
shpirteroren, tragjiken dhe te perditshmen e atyre njerezve.

Nje personalitet ne fushen e ilustrimit, dhe ndoshta nga te paret qe ka
trajtuar figuren arbereshe ne veprat e artit evropian (shekulli XVIII)
eshte
Jean Houel, piktor i Mbretit, i Akademise se Arteve te Bukura te
Parmes, i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Ruenit dhe i Muzeut te
Parisit, qe ka
lene pese stampime per «doket e zakonet shqiptare ne Itali», dhe
konkretisht nga kolonite arbereshe te Sicilise.

Houel i botoi ilustrimet e veta- qe lene disi per te deshiruar per vete
shkallen e zhvillimit te teknologjise se kohes-, ne vepren «Udhetim
piktoresk
ne ishujt e Sicilise, Maltes dhe te Liparit», veper e botuar ne Paris
me 1785. Ai flet me hollesi per ceremonite martesore e mortore tek
«shqiptaret
greke» (te fese ortodokse), duke theksuar se ne kenget dhe ne gjirin e
familjes, ata perdornin gjuhen shqipe.

Profesor Hudhri, i cili ka meriten e padiskutueshme qe hodhi themelet e
ngrehines artistike te artit boteror kushtuar shqiptareve me botimin
«Shqiperia dhe shqiptaret ne veprat e piktoreve te huaj» ka botuar
tashme nje ilustrim nga ky piktor francez., ku pasqyrohet «veshja e
grave te
popullit tek shqiptaret». Ne nga ana jone, po botojme nje tjeter
ilustrim, po nga ky autor, «Kostume cilesore te grave shqiptare», per
vete faktin se
autori ben dallimin midis dy lloje kostumesh, te thjeshta apo te
perditshme, dhe te vecanta apo «cilesore», dhe kjo, sipas shkalles se
perdorimit apo
rangut shoqeror qe perfaqesonin keto kostume, megjitheqe elementet baze
jane te perbashket per te dy llojet e kostumeve.

Ne menyre te vecante, autori freng ndalet tek nje ilustrim ne artin e
rregullimit te flokeve tek arbereshet, duke vene ne dukje se «kane
floke te
gjate dhe jo kacurrel», qe i mbajne te lidhura me kordele te praruar
apo me nje lloj «burse» (keza e famshme arbereshe) me bisht, qe arrin
deri ne mes
te trupit, pergjate te cilit derdhen floket.

Ne tablote e Houelit, vec kostumeve, vihet re edhe mjedisi ku jetonin e
punonin personazhet, peizazhi i fshatit arberesh, me ara e kopshtije,
manastiri me nje kambanore gati te rrenuar, bucelat per uje, etj. Kjo
atmosfere fshati, dhe ne menyre mjaft origjinale, shfaqet po ashtu edhe
ne nje
gravure tjeter te hershme, kete radhe e piktorit italian Pinnelli,
konkretisht e vitit 1809, qe Dritan Muka, i dhene me shpirt pas
koleksionimit e
perhapjes se vlerave historike e artistike shqiptare neper bote, ma
dergoi kohet e fundit me dashamiresi.

Nuk mund te leme pa permendur vepra me personazhe arbereshe qe nuk ua
njohim ende autoresine, apo edhe nje numer ilustrimesh historike, me
mjaft
interes, qe kane shoqeruar gjer edhe produktet ushqimore te tregut, si
ato te firmes se mirenjohur LIEBIG, apo artin e kuzhines. Sidoqofte, te
gjitha
keto ilustrime pasqyrojne artistikisht shpirtin e paepur arberesh, qe
ka ditur te mbijetoje e te lulezoje prej shekujsh ne vise te ndryshme
te
Italise, duke u harmonizuar aq mire me mjedisin rrethues, bujar e
mikprites italian, i cili ka ditur nga ana e tij, historikisht, te
njohe, te
respektoje e t’i beje vend nje popullate shqiptare, nga me te hershmet
ne Evrope, te detyruar te lere dheun meme e te shperngulet, thjesht nga
nevoja,
nga luftrat e mjerimi i gjithkohshem.

*Perkthyes, studiues, ish perfaqesues i Shqiperise ne Keshillin e Europes
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi