Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fyhet shqiptarja Erinela Bitri

 :: Show Biz

Shko poshtë

Fyhet shqiptarja Erinela Bitri  Empty Fyhet shqiptarja Erinela Bitri

Mesazh nga Vizitor Sat 22 Jan 2011 - 2:43

Fyhet shqiptarja Erinela Bitri  F.0121150736347_m
Shqiptarja nga Berati po çmend shtëpinë e Grande Fratellos (Big
Brother) në Itali. Bukuroshe, inteligjente dhe shumë e vendosur,
Erinela Bitri, e cila ka hyrë në këtë reality show më 10 janar, ka
tërhequr vëmendjen e të gjithë shikuesve si dhe banorëve të shtëpisë së
veçantë të cilët ndjehen edhe shumë të xhelozuar, sidomos femrat.
Kjo
ka sjellë që ajo të jetë pre e sulmeve të herë pas hershme drejtuar
asaj. Guendalina Tavassi, 24-vjeçarja nga Roma, konkurrente në
spektaklin e sivjetshëm në Itali, ka lëshuar fyerje raciste ndaj
shqiptarëve, nisur nga pozicioni i Erinelës në shtëpi.
Ajo i ka krahasuar shqiptarët me ciganët si ‘njerëz të këqij’ ndërsa
media nuk e ka lënë pa e ndjerë këtë fenomen. Nën titujt ‘Guendalina
Tavassi, fyen shqiptarët në Grande Fratello’, vajza nga Roma është
kthyer në epiqendër të vëmendjes.
Sherret në shtëpinë e Grande Fratello-s ndodhën që në ditën e katërt
të hyrjes së Erinit. Afrimi i saj me Daviden, i cili në këtë shtëpi
kishte pasur dy histori më parë me Rosën dhe Olivian, shkaktoi sherrin e
parë. Një prej vajzave Anxhelika, i tha Erinit që duke ditur historinë e
tij me Rosën nuk duhej të hynte në mes, por vajza u mbrojt me faktin se
kur hyri në shtëpi, askush veç Davidit dhe Xhulianos nuk i dha shoqëri.
Sherri degradoi deri sa Erin i thoshte Anxhelikës të rrinte urtë dhe
as nuk donte të njihej me të. ‘Ik mi e shkretë se as nuk dua të njihem
me ty dhe as të flas me ty’, e bllokoi shqiptarja vajzën, ndërsa i erdhi
në mbrojtje dhe Davidi me të cilin tashmë ka nisur një histori
dashurie. Kjo situatë e tensionuar ka çuar në krijimin e xhelozive të
mëdha, deri sa filluan edhe fyerjet. /BW/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi