Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besa,shqiptarja që shkëlqen në Suedi

 :: Show Biz

Shko poshtë

Besa,shqiptarja që shkëlqen në Suedi Empty Besa,shqiptarja që shkëlqen në Suedi

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 22:36

Eshtë 17 vjeç, por është më se e talentuar. Që në moshën 8 vjeçe ka nxjerrë albumin e saj të parë muzikor për fëmijë. Në moshën 12 vjeç, të dytin.
Aktualisht ka në treg 12 këngë, 6 në shqip dhe 6 në anglisht. Besa Krasniqi, shqiptarja që jeton në Suedi, ka ditur të triumfojë me talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe të bëjë fansa jo vetëm në vendin e saj.
E jo vetëm, por të marrë edhe vlerësime nga ministrja e Kulturës suedeze, Lena Halengren.

Besa, kur keni nisur të merreni me muzikë dhe sa këngë keni aktualisht në CV tuaj?
Kam nisur herët, që në moshën 3 vjeç të merrem me muzikë. Sa kam filluar të belbëzoja, pata mësuar një refren të një kënge. Kjo, edhe për faktin se babai im merrej me muzikë. Ai më mori, më nxori në skenë me atë refren të asaj kënge. E përsërita 3 herë pas orkestrës, dhe publiku më priti shumë mirë. Kur mbusha 8 vjeç nxora albumin e parë për fëmijë që quhej “Hëna e di lojën”. Kur isha 12 vjeç nxora albumin tim të dytë për fëmijë, “Flutrat në erë”. Aktualisht s’kam album në treg, por kam miks këngësh, 6 këngë shqip dhe 6 anglisht, gjithsej 12 të realizuara.

Ju u bini dhe instrumenteve, ku jeni më e talentuar?
Po, vërtetë ekzekutoj edhe në instrumente, në kitarë pak, por më e talentuar jam në piano.

Në cilën rrymë muzikore e gjeni më shumë veten?
Gati në të gjitha zhanret, në gjitha rrymat muzikore këndoj, por preferoj më tepër sol/rnb/pop/rok. Në këto rryma e gjej veten më shumë.

Cilat kanë qenë aktivitetet më të rëndësishme që keni marrë pjesë deri më tani?
Për moshën që kam, kam pasur shumë aktivitete dhe nga to po veçoj festivalin e të rinjve “Sportlight”, që ka zgjatur disa javë në Kalskrona dhe unë fitova vendin e parë, si e vetmja konkurruese jo suedeze. Kam fituar edhe disa të tjera festivale në Suedi dhe s’kanë qenë aspak të lehta, sepse është dashur të këndohet gjallë, “live”.
Kam marrë disa vende të para, të dyta dhe të treta në këto festivale të organizuara nga “Lingman-&company”, nëpër gjithë qytetet e Suedisë. Më kujtohet që kur isha 13 vjeç, ministrja e Kulturës dhe Arsimit, Lena Halengren vizitoi qytetin ku ne jetonim, Jönköpingslän e përcillnin aktivitetin e saj mediat elektronike dhe ato të shkruara.
Ajo më ftoi mua në atë sallë dhe këndova dy këngë, një në suedisht një në shqip. Si dhe kur fitova vendin e parë në Karlskrona, shefi i kompanisë së një studioje shumë të famshme në Skandinavi, “Pammareckords Maxe Axelsson” më ftoi për bashkëpunim dhe më bënë një singëll me dy këngë, “Hej Dj” e “Yes I’m sure”. Këto singëll u shitën në gjithë Europën, në faqen e internetit ginza.se dhe cdon.com. Vetëm kërkoni Besa, dhe e gjeni. Pastaj erdhi një ekip i televizionit shtetëror të Suedisë, ‘Tv4’ dhe bëri një intervistë të gjatë me mua.
Dy vjet rresht, 13 vjeç dhe 14 vjeç kam marrë pjesë ne festivalin “Polifest” në Kosovë, me këngë të Alfred Kaçinarit dhe kam marrë çmimin e dytë dhe të tretë në vitin 2006 dhe 2007. Ndërkaq, një çmim më kujtohet që kam marrë në Berlin të Gjermanisë. Ja vlen të përmend këtu disa aktivitete në Kosovë, ku kam marrë pjesë në “Hello Amerika”, që organizon RTK. Pastaj në koncertin që mban radio ‘Rinia’ e Gjilanit në Vushtrri, në disa spektakle muzikore, etj.

Çfarë është muzika për ju?
Për mua muzika është gjithçka, jeta ime do ishte e pakuptimtë pa muzikën.

Çfarë planesh keni për karrierën tuaj dhe skenën shqiptare konkretisht?
Planet e mia janë të shkollohem në drejtimin e muzikës, atë drejtim për të cilin aktualisht jam në shkollën e mesme të muzikës, drejtimi artiste e këngës, tekst shkruese, instrumetaliste dhe producente. Dhe, krahas mësimeve të zhvilloj edhe aktivitete. Kam dëshirë të konkurroj në festivalet shqiptare, të bashkëpunoj me njerëz të kulturës, etj./
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi