Kosova shqiptare djep i çudirave
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Kosova shqiptare djep i çudirave
Xhevat Bislimi
Çudirave për Shqipërinë (me Shqipëri shqiptarët kuptojnë çdo
krahinë dhe çdo pëllëmbë të tokës shqiptare) dhe shqiptarët nuk po u
duket fundi. Tashmë është e dëshmuar dhe pranuar se shqiptarët janë
populli më i vjetër në Evropë. Gjuha e tyre, edhe sipas akademisë
suedeze të shkencës (shih pemën e gjuhëve), është më e vjetra në botë.
Mirëpo, ky popull vazhdon të jetë populli më i copëtuar në Evropë. Çudi!
Jo vetëm kaq. Krahina të tëra edhe gjatë shek. XX u përvetësuan, u
spastruan dhe u kolonizuan nga Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe bile edhe
nga “Maqedonia”. Çudi!
Qindra mijëra shqiptarë u dëbuan me terror, gjenocid dhe me zjarr e
hekur nga vatrat e tyre shekullore. Qindra mijëra të tjerë u tretën
(asimiluan) ose po treten edhe në kohën tonë në vatrat e tyre (viset
shqiptare nën Mal të Zi, “Maqedoni”, Greqi e Serbi) dhe anembanë botës,
sidomos në Turqi. Çudi! Qindra mijëra shqiptarë sot deklarohen
“myslimanë”, “grekë”, “turq”, “malazezë”, “maqedonë”, “serbë”,
“amerikanë”, “gjermanë”, “francezë”, “suedezë”, “zviceranë”, “italianë”,
“austriakë”… Çudi tmerruese! Tirana zyrtare s’çanë kokën fare. Duan të
hanë njëri-tjetrin për një copë pushtet, në një pjesë të Shqipërisë.
Çudi!
Shqipëria Verilindore dhe shqiptarët nën Jugosllavi Vendimet e Fuqive
të Mëdha (Kongresi i Berlinit, sidomos Konferenca e Ambasadorëve në
Londër…) ua falën më tepër se gjysmën e tokave të Shqipërisë vendeve
fqinje. Çudi! Në më pak se gjysmën e Shqipërisë u krijua shteti shqiptar
(Shqipëria londineze). Shqiptarët nuk patën fuqi t’i mbrojnë tokat e
tyre nga shovinistët fqinjë dhe t’i kundërshtojnë vendimet e Fuqive të
Mëdha. Çudi! Shqipëria e Poshtme, pjesa më e bukur e bregdetit shqiptar
(Çamëria deri në Artë) u pushtua dhe po mbahet edhe sot nga Greqia.
Çudi!
Shqipëria Verilindore (krahinat më të mëdha) u pushtuan nga
serbo-malazezët, që më vonë u bënë Jugosllavi. Hasan Prishtina, Bajram
Curri, Isa Boletini, Azem Bejta, Hoxhë Kadria, Idriz Seferi… organizuan
qëndresën politike dhe të armatosur për çlirimin e Shqipërisë
Verilindore dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar por, nuk ia dolën.
Çudi!
Pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria Verilindore u copëtua midis tri
republikave : Serbisë, “Maqedonisë” dhe Malit të Zi. Shqiptarët edhe
njëherë (gjatë LDB) nuk mundën t’u dalin zot tokave të tyre. Dikush u
mashtrua pas gjermanit, dikush pas italianit, dikush pas Rusisë, dikush
pas inglizit, dikush pas Jugosllavisë… Çudi! Në kushtet e reja, të një
terrori dhe të reprezaljeve shtetërore u organizuan dhe vepruan shumë
grupe, organizata dhe lëvizje ilegale. Grupet dhe organizatat e para pas
LDB kërkonin, angazhoheshin dhe përpiqeshin për çlirimin e Shqipërisë
Verilindore dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar,
Shqipërinë londineze.
Më vonë, pasi një pjesë e Shqipërisë Verilindore, që u quajt Kosovë,
fitoi njëfarë autonomie në kuadër të Serbisë, u themelua dhe veproi
Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).
Menjëherë pas Pranverës shqiptare të vitit 1981 nga disa organizata u
formua Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Në programin e saj
ende thuhej “Kosova dhe viset e saj”. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë
kjo organizatë u quajt Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Në programin e
saj mbeti Kosova pa viset e saj, sipas shembullit të partive legale
(kolaboracioniste). Çudi!
Në këtë kohë kishte ndodhur edhe përmbysja e madhe (tragjedia
kombëtare) në Shqipërinë londineze. Forca të caktuara, të parkrahura
fuqishëm nga shtete të caktuara, në emër të “demokracisë» dhe me teorinë
e famshme “çdo gjë nga zeroja” po shkatërronin shtetin ekonomikisht,
ushtarakisht, politikisht dhe moralisht. As nuk donin t’ia dinin se
kishte një Shqipëri Verilindore dhe një Shqipëri të Poshtme që vuanin
nën çizmen e hekurt të pushtuesve serbo-greko-maqedono-malazezë. Çudi!
Megjithatë, ishte LPK-ja, e vetmja organizatë, që mori vendimin
historik për Luftë të armatosur kundër pushtuesve
serbo-maqedono-malazezë dhe për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës. Në fillim platforma kombëtare dhe politike e UÇK-së ishte
përcaktuar dhe angazhohej e luftonte (shiko edhe Betimin e UÇK-së) për
“çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë”. Fillimisht
përmendeshin tri zona të UÇK-së: Zona e parë në Kosovë, Zona e dytë në
“Maqedoni” dhe Zona e tretë në Mal të Zi. Zona e tretë u harrua
pothuajse menjëherë, kurse Zona e dytë pak më vonë. Ngeli Zona e tretë,
krahina e Kosovës me kufijtë e përcaktuar nga Beogradi. Çudi!
Lufta Antipushtuese Çlirimtare e zhvilluar në dhe për këtë krahinë
shqiptare si dhe rreziku i shndërrimit të kësaj lufte në një luftë
ballkanike dhe më gjerë i detyroi Fuqitë e Mëdha të ndërhynin për
përfundimin sa më të shpejtë të saj. Këtu duhet të kihen parasysh edhe
interesat amerikane dhe roli i padiskutueshëm i SHBA-ve në këtë
“histori”. Krahinat tjera, edhe pse pati disa përpjekje, mbetën nën
pushtimin “maqedon”, serb e malazez. Për Shqipërinë e Poshtme (Çamërinë)
veç sa po flitet nga pak e si me druajtje. Çudi!
Me mbarimin e Luftës nuk mbaruan edhe çudirat. Ata që ndihmuan në
përfundimin e luftës për të mos lejuar një luftë të përgjithshme për
“çlirimin dhe bashkimin e krahinave të pushtuara të Shqipërisë” kishin
kërkuar (dhënë ultimatum) çarmatosjen e shqiptarëve, UÇK-së por, jo të
serbëve dhe Serbisë. Çudi!
KFOR-i dhe UNMIK-u u vendosën në Kosovë, në vend se të vendoseshin në
Serbi. Çdo shenjë (simbol) shqiptar (flamuri, etj.) dhe i UÇK-së
përbënte kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe ishte i ndaluar për
UNMIK-KFOR-in. Çudi! UNMIK-u, nën mbrojtjen e armëve të KFOR-it, ndau
Veriun dhe ia bëri “peshqesh” serbëve dhe Serbisë dhe krijoi enklavat,
që më vonë u bënë komuna dhe zona të mbrojtura serbe. Të gjitha këto me
bekimin e klasës politike të Prishtinës. Serbia këmbëngulte dhe luftonte
me të gjitha mjetet legale dhe ilegale për Kosovën e “saj”, kurse
Tirana zyrtare, pronarja e ligjshme dhe e vetme e kësaj krahine dhe e
mbarë Shqipërisë, ruante “neutralitetin” dhe indiferencën e saj
shembullore. Çudi!
Çudirat vazhdojnë edhe pas shpalljes së (gjysmë)pavarësisë së
Kosovës. Qetësia, nënshtrimi dhe dëgjueshmëria shembullore e
shqiptarëve, posaçërisht e klasës politike, i gënjeu ndërkombëtarët dhe
veçmas Evropën se Kosova dhe shqiptarët mund të (ri)pajtohen me Serbinë
për njëfarë bashkëjetese. Çudi! Ngjarjet e marsit të vitit 2004 i bindën
përfundimisht ndërkombëtarët dhe Evropën se shqiptarëve dhe kësaj
Kosove të mbetur duhet t’i jepet një pavarësi me formë por, me
përmbajtje të kushtëzuar, me një prani të garantuar (të kamufluar mirë)
të Serbisë nëpërmjet Veriut të Kosovës, komunave dhe zonave të mbrojtura
serbe në Kosovë.
Të gjitha këto zgjidhje u formuluan dhe garantuan me planin e famshëm
ose famëkeq të Atisarit, të cilin e pranuan me entuziazëm “politikanët»
e Kosovës dhe ata të Tiranës. Çudi! Ky plan do të jetë edhe mbi
Kushtetutën e Kosovës (mos e harroni!). Për zbatimin e këtij plani,
përveç në Veri të Kosovës (atje duhet të merret pëlqimi i Serbisë), do
të kujdeset ICO dhe UNMIK-EULEX-i nën mbrojtjen e KFOR-it dhe të
sharlatanëve politikanë dhe qeveritarë të Kosovës. Ndihmë të veçantë ka
dhënë edhe ambasadori Dell. Çudi!
Për realizimin dhe zbatimin e këtij plani arrestohen, burgosen,
shantazhohen, ndiqen, luftohen dhe eliminohen (në bashkëpunim të ngushtë
me vendorët) me të gjitha format, mjetet dhe rrugët e lejueshme e të
palejueshme të gjithë ata që në një mënyrë a në një tjetër nuk pajtohen,
nuk nënshtrohen dhe nuk i binden këtyre zgjidhjeve antishqiptare,
antidemokratike dhe antinjerëzore. Çudi!
Në këto kushte dhe rrethana bëhet “president” Pacolli, bëhet
“presidente” Atifetja, bëhet deputet dhe fiton, me një votë, katër
pozita në qeveri, Ukë Rugova, bëhen deputet dhe ministra të PDK-së,
guvernator banke… ata që ishin brum i LDK-së dhe i ideologjisë së
pushtuesit, i “shoqërisë civile” (informatorë, kolaboracionistë,
sahanlëpirës…), ata “zotërojnë” pjesën më të madhe të pasurisë
kombëtare, të mediave, etj. Çudi!
Përgjegjësi për sigurinë e shefit të EULEX-it shan me fjalët më të
ndyra flamurin shqiptar, Kosovën shqiptare dhe kurrkujt kurrgjë. Ky
njeri mund të “falej” vetëm nëse ka fshirë prapanicën me flamurin e tij
dhe vetëm nëse ka pshurr nga mëngjesi deri në darkë vendin e tij.
Përndryshe ai nuk do të duhej të ikte nga Kosova pa marrë dënimin e
merituar, kurse UNMIK-EULEX-i do të duhej të merrte ultimatumin për t’u
larguar nga Kosova. Por, jo. Pak ditë më vonë EULEX-i, shefi i tij, tha
se për Veriun duhet të bisedohet me Serbinë, pa pëlqimin e saj nuk mund
të kalohet lumi, Ibri. Dje ky mision antishqiptar emëroi komandant të
njësisë speciale të policisë së EULEX-it një rumun, shteti i të cilit
nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kolegët e të cilit kanë vrarë
shqiptarë të pafajshëm dhe janë kthyer në vendin e tyre pa një ferrë në
këmbë. Çudi!
Grupi Ndërkombëtar i Krizave nxjerr përfundimin dhe rekomandon që
Veriu të ketë një status të veçantë. Në anën tjetër bisedimet bëhen me
Serbinë dhe për të mirën e Serbisë në emër të Kosovës. Bëhen lëshime të
reja në emër të Kosovës dhe në dëm të pavarësisë së saj. Ndërsa në
Tiranë jepet kushtrimi nga Berisha dhe Rama për jetë a vdekje. O
pushtetin, o nuk e duamë jetën, çirren ata. Armikun më të madh të
Shqipërisë e shohin te njëri-tjetri. Ata që mendojnë ndryshe ose që
flasin, shkruajnë dhe angazhohen për bashkimin e kombit në një shtet
quhen “patriotë të vonuar” nga Rexhepi. Çudi!
Po e përfundoj me një çudi të fundit, sepse ka shumë çudira që nuk
munda t’i përfshi në një shkrim si ky. Disa deputetë kanë iniciuar
çështjen e hetimit të ShIK-ut. Në kohën kur Veriu kontrollohet dhe
qeveriset tërësisht nga Serbia, në kohën kur në Kosovë veprojnë
shërbimet sekrete të Serbisë pa asnjë pengesë dhe shërbimet sekrete të
shumë shteteve tjera antishqiptare si dhe në kohën kur në Kosovë vepron
në mënyrën më jodemokratike, jolegale dhe jo transparente UNMIK-EULEX-i
këta deputetë të mjerë dhe Kuvendi i Kosovës angazhohen për hetimin e
vetvetes. Çudi!
Nuk po them ndonjë sekret nëse them se në Kosovë ka patur mbi
pesëdhjetë mijë bashkëpunëtorë shqipfolës të Serbisë. Ka pasur
inspektorë, policë, nëpunës, politikanë, intelektualë, gazetarë, etj.,
që i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme Kosovës dhe popullit të saj
shqiptar. Për ose me fajin e tyre janë ndjekur, burgosur, torturuar,
dënuar, vrarë, dëbuar, etj. dhjetëra mijëra shqiptarë. Në vend se këta, u
thënçin deputetë, të iniciojnë hartimin dhe miratimin e ligjit për
pastërtinë e figurës (lustrifikimin) dhe pastaj për hetimin e dëmeve dhe
krimeve të pallogaritshme që persona të veçantë i kanë shkaktuar
Kosovës dhe popullit të saj në bashkëpunim me pushtuesin, këta deputetë
dhe ky Kuvend merret me “hetimin” e atyre që dhanë kontribut të veçantë
për çlirimin e Kosovës.
Vetëm pas hetimit të veprimtarisë kriminale të pushtetit dhe
shërbimeve sekrete të Serbisë si dhe të bashkëpunëtorëve në të kaluarën
dhe deri më sot, vetëm pas hetimit të veprimtarisë kriminale të shumë
shërbimeve antishqiptare mund të hetohej (pse jo?) edhe SHIK-u për
ndonjë shkelje, gabim ose faj të pa dashje ose me dashje. Çudi, çudi!
Po halli? Lexuesi mund të më pyes: Po halli? Kam besuar dhe besoj në
fuqitë e pashtershme të popullit shqiptar, i cili, me gjithë humbjet e
mëdha (tragjike) gjatë shekujve, ka mbijetuar dhe jetojnë e po rritet,
jetojnë e po fuqizohet. Edhe kjo gjysmë-liri e njërës prej krahinave të
pushtuara të Shqipërisë, Kosovës, është një fitore e madhe në rrugën e
vështirë dhe të gjatë të çlirimit dhe bashkimit të tokave të pushtuara
të Shqipërisë. Pra, siç ka thënë miku im, H. S., “jemi shumë më afër
fundit se fillimit të çlirimit dhe bashkimit të tokave të pushtuara të
Shqipërisë”.
Prandaj le të mblidhet dhe bashkohet fuqia e popullit shqiptar.
Halilët, Melihatet, Migjenët e Nexhmedinët kanë të drejtën e tyre: Ata
nuk duan të jenë shqiptarë, duan të jenë “kosovarë», si dje disa që
bëheshin “jugosllavë”, ata nuk duan të kemi një Shqipëri, siç
angazhoheshin dje për të jetuar nën Jugosllavi. Por, populli shqiptar,
dëshira dhe vullneti i tij do të ngadhënjejnë, sepse bashkimi i kombit
shqiptar në një shtet, në një Shqipëri është interes, është
domosdoshmëri për paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe të mirën edhe
të popujve fqinjë por, edhe për të ardhmen evropiane të Ballkanit.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Në Lajpcig mungoi Shqipëria dhe Kosova
» Kosova do të ftohet ne Kranj, jo si Republikë
» Kosova feston pavarësinë
» Kosova meriton të drejtë integrimi në BE
» Në Bërdo, Kosova përfaqësohet si shtet
» Kosova do të ftohet ne Kranj, jo si Republikë
» Kosova feston pavarësinë
» Kosova meriton të drejtë integrimi në BE
» Në Bërdo, Kosova përfaqësohet si shtet
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi