Në Lajpcig mungoi Shqipëria dhe Kosova
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Në Lajpcig mungoi Shqipëria dhe Kosova
Në Lajpcig mungoi Shqipëria dhe Kosova
Lajpcig, 23 mars - Panairi i librit në Lajpcig ka një afinitet të madh ndaj
Ballkanit, por botuesit shqiptarë i qëndrojnë larg. E vetmja stendë me libra në
gjuhën shqipe, ishte ajo e republikës së Maqedonisë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova
mungonin, njofton DW.
Por nuk mungonin letrarët shqiptarë. Përfaqësuesi i
parë i letërsisë shqipe ishte shkrimtari me origjinë nga Kosova e që jeton në
Shtutgart të Gjermanisë, Beqë Cufaj, me një ese me titull "Kultura e Urrejtjes",
prezantuar në ciklin "Cafe Europa", krahas shkrimtares Ulrike Draessner dhe
autores dhe përkthyeses austriake, Andrea Grill.
Fejtonisti i gazetës
gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" do të moderonte më vonë edhe disa
debate të tjera për letërsinë ballkanike, ndër to edhe prezantimin e
korrespondencës ndërmjet autores gjermane Kathrin Roeggla dhe dramaturgut Jeton
Neziraj, me titullin Pizza "Unmik".
Panairi i Lajpcigut është i dyti për nga
rëndësia në Gjermani, pas atij të Frankfurtit që zhvillohet në vjeshtë dhe është
më i madhi në botë.
Por ky nuk është dallimi i vetëm. Ndërsa Frankfurti
konsiderohet si panairi i botuesve, aty nënshkruhen kontratat dhe lidhen
marrëveshjet, ai i Lajpcigut është panairi i publikut. Përveç kësaj, Evropa
Lindore dhe Juglindore është vazhdimisht në fokus të tij.
Një nga pikat
kulmore të panairit është "Nata Ballkanike", që mbahet të shtunave, në një sallë
kinemaje.
Ajo çka të bie në sy është rritja e dukshme e interesit të
publikut për letërsinë ballkanike, sepse salla, megjithëse ishte zgjedhur më e
madhe se një vit më parë, ishte e mbushur plot dhe një pjesë e publikut ishte
detyruar të ulej përtokë.
Sivjet, autorë të ndryshëm nga vendet e Ballkanit,
ndërmjet tingujve muzikorë të grupit nga Maqedonia "Bakllava", për katër orë
rresht prezantuan pasazhe nga veprat e tyre letrare të shoqëruar edhe me ndonjë
batutë, për të sjellë publikun në humor. Këtë e arriti padyshim Jeton Neziraj,
që do të shprehte befasinë për pasionin gjermanëve për të lexuar: "Po këtë e
kuptova edhe në ambasadën gjermane kur kërkova një vizë. Më kërkuan nja 50
dokumente, ndër to edhe një ku duhej të deklaroja që jam i gjallë".
Të
qeshura shpërthyen në sallë dhe Jeton Neziraj do ta justifikonte kështu
prezantimin që i kishte bërë më parë përkthyesja kroate Alida Bremer, si një
letrar me sens të madh humori.
Edhe shkrimtari shqiptar Ben Blushi do ta
ruante ritmin e humorit tek publiku me deklarimin e tij në gjermanisht "Unë nuk
jam as i sëmurë, e as mysliman", një citat paksa i modifikuar ky, marrë nga
romani i tij i suksesshëm "Të jetosh në ishull".
Blushi, që vetë është me
prejardhje të krishterë, trajton në romanin procesin e konvertimit të
shqiptarëve gjatë pushtimit osman. Personazhi kryesor i romanit kthehet në
shtëpi atë ditë që ishte konvertuar në mënyrë shumë spontane, por ishte paksa i
emocionuar dhe kur e pyet e shoqja se çfarë kishte, mos nuk ndjehej mirë, ai
përgjigjet: "Jo, nuk jam sëmurë, jam mysliman".
"Tani ne e dimë se përse ky
roman në Shqipëri është një nga librat më të shitur", do të komentonte Bremer
mbas leximit të pasazhit të shkurtër të përkthyer me mjeshtëri nga albanologja
Zuzana Finger.
Shkrimtarët shqiptarë nuk mungonin në panairin e librit në
Lajpcig: Falë angazhimit të palodhshëm të përkthyeses Alida Bremer dhe
fondacionit S. Fischer, falë edhe mbështetjes financiare të fondacionit
Robert-Bosch dhe ministrisë së punëve të jashtme gjermane, falë shtetit kroat
që kishte ftuar Ali Podrimjen të lexonte poezitë në stendën e vet.
Lind
pyetja: Përse jo në stendën kosovare? Përse jo në atë të Shqipërisë? Përgjigja
është e thjeshtë: Sepse as Shqipëria e as Kosova nuk kanë marrë pjesë kurrë në
këtë panair, një fakt ky që çudit jo vetëm ndonjë shqiptar të zhgënjyer, por
tashmë edhe organizatorët e panairit, i cili ka një afinitet shumë të madh me
letërsinë e Evropës Juglindore.
Këtë afërsi e dëshmon fakti që vendet e
Ballkanit shumë shpesh kanë qenë në fokusin special të tij: Në vitin 2007 ishte
Kroacia, vitin e ardhshëm do të jetë Serbia. "Një ditë do t'i sjellim edhe
shqiptarët", premton e vetësigurt Alida Bremer. Ndoshta nuk do të ishte keq, që
botuesit shqiptarë ta bënin vetë hapin e parë drejt këtij panairi kaq mikpritës
ndaj tyre.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Si mendoni, a është mir që Maqedonia & Shqipëria & Kosova të bëhen 1 shtet i vetëm ?
» Foto nga Kosova
» Kosova do të ftohet ne Kranj, jo si Republikë
» Kosova feston pavarësinë
» Kosova shqiptare djep i çudirave
» Foto nga Kosova
» Kosova do të ftohet ne Kranj, jo si Republikë
» Kosova feston pavarësinë
» Kosova shqiptare djep i çudirave
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi