Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D
Dëmtim makular është një sëmundje që lidhet me moshën. Personat
me këtë sëmundje mund të shikojnë mirë në periferi, ndërsa në qendër
shohin njolla të verdha.Shkencëtarët thonë tani se gratë e
reja mund ta pakësojnë 50 përqind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje
nëpërmjet një diete të pasur me vitaminë D.
Vitamina D është e njohur prej kohësh për të mirat shëndetësore, por
tani një studim tregon se kjo vitaminë gjithashtu mund të pakësojë edhe
rrezikun e prekjes nga dëmtimi makular tek gratë nga mosha 40 deri në 74
vjeç.
Studimi u krye nga shkencëtarë në qendrën mjekësore të Universitetit
të Nju Jorkut. Doktor Shantan Reddy, një nga autorët e studimit, thotë
se ulja më e madhe e rrezikut u vu re tek pacientët që konsumonin çdo
ditë 720 njësi të vitaminës D. Marrja e vitaminës D aktualisht
rekomandohet 600 njësi në ditë.
Njeriu merr vitaminë D nëpërmjet rrezeve të diellit, por mjekët thonë se
në këtë drejtim ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me vitaminë D, si
qumështi, nënprodhimet e drithërave dhe veçanërisht peshku. Vetëm 100
gram peshk tuna përmban 720 njësi vitamine D./VoA/Telegrafi/.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Vitamina A ul efektin e vitaminës D
» Vitamina C ndihmon në prodhimin e qelizave amë?
» semundja e epilepsise
» Diabeti, sëmundja e sheqerit
» Semundja e lodhjes se muskujve
» Vitamina C ndihmon në prodhimin e qelizave amë?
» semundja e epilepsise
» Diabeti, sëmundja e sheqerit
» Semundja e lodhjes se muskujve
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi