semundja e epilepsise
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
semundja e epilepsise
Fjala “Epilepsi” vjen nga greqishtja e vjetër: ἐπίληψις, epílēpsis - shpërthim, sulm; nga latinishtja “epilepsia” si dhe nga greqishtja e sotme ἐπίληπτος, epílēptos - sulmoj, kap.
Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), të cilat shkaktohen pa asnjë arsye të parashikueshme. Një sulm epileptik shkaktohet si pasojë e shkarkimeve sinkrone paraksizmale (në formë të sulmeve) të qelizave nervore të trurit, gjë që dërgon tek sjelljet apo gjendjet shpirtërore stereoptike.
Me fjalë të tjera, epilepsia është: mbingarkesë e një aktiviteti elektrik që zhvillohet periodikisht në tru dhe shkakton humbje ndjenjash dhe lëvizje të pakontrolluara.
Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), të cilat shkaktohen pa asnjë arsye të parashikueshme. Një sulm epileptik shkaktohet si pasojë e shkarkimeve sinkrone paraksizmale (në formë të sulmeve) të qelizave nervore të trurit, gjë që dërgon tek sjelljet apo gjendjet shpirtërore stereoptike.
Me fjalë të tjera, epilepsia është: mbingarkesë e një aktiviteti elektrik që zhvillohet periodikisht në tru dhe shkakton humbje ndjenjash dhe lëvizje të pakontrolluara.
Epilepsia e shkaktuar nga çrregullimet fiziologjike të sistemit nervor
Kjo epilepsi është në disa grada sipas sulmeve epileptike që i ndodhin të sëmurit, dhe ajo mund të jetë e madhe dhe e rëndë, ose e lehtë, ose shpirtërore me lëvizje të pakontrolluara nga i sëmuri. Sulmet epileptike mund të ndodhin në çdo orë të natës apo të ditës pa ndonjë shkak të qartë, megjithëse lodhja dhe mundimi sentimental mund të shtojë përqindjen e këtyre sulmeve.
Sulmi apo kriza e parë epileptike ndodh zakonisht në moshën e fëmijërisë dhe disa të prekurve u shkaktohet dëmtim i trurit për shkak të infeksionit, sulmit, ose tumorit që mund të kenë pasur.
Sulmi apo kriza e parë epileptike ndodh zakonisht në moshën e fëmijërisë dhe disa të prekurve u shkaktohet dëmtim i trurit për shkak të infeksionit, sulmit, ose tumorit që mund të kenë pasur.
Simptomat
Humbje të ndienjave për pak çaste ose të zgjatura, lëvizje me ngërçe të pakontrolluara. Në rastet e sulmeve të vogla, i sëmuri qëndron në këmbë ose ulur dhe vetëm sa humb mendjen për disa çaste, ndërsa në sulmet e zgjatura, i sëmurri rrëzohet në tokë, humb mendjen, zakonisht i del shkumë nga goja, i ikën gjuha, i dridhen gjymtyrët, madje mund të dëmtojë veten gjatë krizës, por falë Zotit, zakonisht të sëmurët me epilepsi ndienjë një paralajmërim dhe ndiesi të afrimit të krizës, me dëgjimin një zë si i ziles në vesh, ose me shfaqjen e disa pullave para syve, ose mpirje të gishtave. Ky paralajmërim i jep kohë të sëmurit që të shtrihet dhe të largohet nga mjetet e forta për të eliminuar rrëzimin.
Kurat kimike dhe popullore për të sëmurët me epilepsi
Ekzistojnë disa ilaçe efektive për largimin e plotë të krizave epileptike ose të pakësimit të tyre në minimum. Bëhet fjala për ilaçe kimike të quajtura “antispazmatikë”, siç është Phenobarbital, Phenytoin, Primidon, etj; ilaçe të cilat nuk duhet të merren veçse me autorizimin e mjekut specialist.
Në raste të veçanta mund të përdoren dieta të posaçme për të ndihmuar shërimin e plotë dhe në raste shumë të rralla mund të jetë ndërhyrja kirurgjikale zgjidhja më e mirë.
Në raste të veçanta mund të përdoren dieta të posaçme për të ndihmuar shërimin e plotë dhe në raste shumë të rralla mund të jetë ndërhyrja kirurgjikale zgjidhja më e mirë.
Ekzistojnë gjithashtu një numër bimësh mjekësore që kurojnë epilepsinë dhe ato konsiderohen shumë të mira dhe efektive për këtë qëllim, nga të cilat përmendim më të rëndësishmet prej tyre:
- Lulet e portokallit: kanë efekt të ndieshëm në çrregullimet fiziologjike dhe luftojnë ngërçet. Aroma e portokallit futet në përbërjet farmaceutike që përdoren për sëmundjet e sistemit nervor.
- Common Rue, Herb-of-grace (Ruta graveolens): bimë barishtore jetëgjatë, vendi origjinal i të cilës është Ballkani, Italia, Franca jugore. Aktualisht kultivohet në të gjitha vendet e botës. Kjo bimë ka përdorim të gjerë në kurimin e krizave epileptike. Ajo ka një aromë të fortë për shkak se gjethet e saj, të cilat janë edhe pjesa që përdoret për ilaç, merren të freskëta, sepse është gjithnjë e gjelbër, dhe mund të përdoret në çdo stinë të vitit. Kjo bimë kuron epilepsinë dhe sëmundjet e ndryshme mendore, sido që të përdoret. Përdoret dhe ka efekt për shumë sëmundje të tjera, si verdhëza, sëmundja e shpretkës, sëmundjet e mitrës, dhembjet e kokës, dhembjet e shpinës dhe kyçeve, përdhesin, helmimet, dhe largon xhinët me lejen e Allahut. Dëmi i kësaj bime është se ajo dëmton shtatzaninë dhe e parandalon atë. Nuk lejohet të përdoret më shumë se dy javë rresht dhe duhet pasur kujdes që të mos shtohen përmasat e kurës, sepse kjo do të shkaktonte vjellje, dëmtim mëlçie, çrregullim gjumi, marrje mendësh, rënie të fikësh.
- Qepa: forcon sistemin e tretjes, pastron zorrët, qetëson sistemin nervor dhe bën dobi në rastet e spazmatizmit të arterieve. I sëmuri epileptik duhet të konsumojë dy kokrra qepë mesatare në dite, një në mëngjes dhe një në mbrëmje.
- Vaji i lajthisë: Një lugë të vogël me ngrënien e mëngjesit dhe një tjetër me darkën.
- Manushaqa: ndihmon në qetësimin e nervave.
- Murriza (Hawthorn): përdoret për kurimin e epilepsisë, çrregullimet e zemrës, qarkullimin e gjakut. Ajo konsiderohet nga mjekët popullorë si “ushqimi i zemrës”.
- Karafili: përdoret si ilaç parandalues i krizave epileptike.
- Prasi (preshi): konsiderohet antispazmatik. Ha çdo ditë prej tij të paktën një pras.
- Kamfuri: Lëndë e bardhë, e kristaltë, me erë të fortë, që nxirret nga një lloj druri i Lindjes së Largët me fletë si dafina dhe që përdoret sidomos në mjekësi si nxitës i sistemit nervor e i frymëmarrjes, për fërkim etj.
Ndihma e shpejtë për krizat epileptike
1. Largo nga i sëmuri gjithçka me të cilën mund të dëmtojë veten.
2. Vendos diçka në gojën e të sëmurit, si p.sh. një copë ose një copë rrobe të palosur e të madhe që të mos e përcjellë.
3. Zbërthe dhe zgjidh çdo lloj pulle apo rripi që gjendet rreth fytit, gjoksit dhe barkut të tij, me qëllim që të marrë frymë më lirshëm.
4. Fshija jargët dhe shkumën që të mos i shkojë në kanalet e frymëmarrjes dhe t’i vështirësojnë frymëmarrjen.
5. Lërë të flejë dhe mos lejo askënd që ta zgjojë.
6. Të afërmit e tij nuk duhet të mungojnë për asnjë çast, të mos e lënë vetëm.
7. Mos ia hap gojën me forcë por prit sa ta lirojë vetë atë.
8. Mos i fut duart apo gishtat në gojën e tij, që të mos i kafshojë.
9. Mos fut asnjë lloj lëngu në gojën e tij dhe as mos e lëviz atë gjatë krizës epileptike.
Merisa- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 8930
Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
Mosha : 34
Vendbanimi : Ne zemren e...
Similar topics
» Diabeti, sëmundja e sheqerit
» Semundja e lodhjes se muskujve
» Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D
» Semundja e lodhjes se muskujve
» Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi