Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urra, erdhi nata!

Shko poshtë

Urra, erdhi nata! Empty Urra, erdhi nata!

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 3:17

Urra, erdhi nata! Main_klubert-e-nates1

Pavarësisht çmimeve, lokalet gjatë mbrëmjes në
kryeqytet mbushen plot. Zakonisht ato vërshohen nga të rinjtë, të cilët
janë të dhënë pas jetës së natës. Ndonëse tani një pjesë e madhe e të
rinjve si duket kanë lënë mënjanë obligimet shkollore dhe pjesë
argëtuese për ta kaluar kohën kot kanë gjetur qëndrimin e tyre nëpër
kafene.

Megjithkëtë ata kanë shpresë se gjithçka është kalimtare dhe me kalimin e viteve, do t’i kthehen normalitetit.

Driton Ahmeti është njëri ndër të shumtët e moshatarëve të tij që
pëlqen jetën e natës. Pjesën dërmuese të kohës, ai thotë që e kalon në
kafene dhe pikërisht ky ambient atij i sjell kënaqësi bashkë me shokë.

“Nuk e mohoj faktin se më pëlqen të qëndroj në kafene deri në orët e
vona të mbrëmjes. Por këtë e bëj vetëm kur kam kohë të lirë, sepse unë
jam student dhe duhet të përgatitem edhe për provime. Por është e
vërtetë që të rinjtë dëshirojnë të shëtisin mbrëmjeve nëpër kafene,
ngase kjo sjell një lloj argëtimi për ne dhe vetëm në kafene unë mund të
bisedoj dhe të argëtohem me shokët e mi”, thotë ai.

Edhe e reja Egzona Zeqiri pëlqen të dalë mbrëmjeve, madje ajo
parapëlqen që daljet t’i bëjë sapo të perëndojë dielli dhe të mos
qëndrojë shumë gjatë në pab.

“Gjithnjë më ka pëlqyer që sapo të fillojë nata të vizitoj ndonjë
kafene, por natyrisht këtë e bëj rrallë, sepse nuk kam leje nga
prindërit. Unë mendoj se të gjithë të rinjtë e pëlqejnë të dalin
mbrëmjeve sepse vetë koha është e tillë që të tërheqë për dalje, por jo
të gjithë e kanë këtë mundësi”, shton ajo.

I riu Ramadan Maçastena edhe pse frekuenton shumë kafenetë e
kryeqytetit mendon se është një shprehi jo e mirë e të rinjve. Vërshimi i
kafeneve, sipas tij, është humbje kohe dhe dehidrim i të rinjve, ngase
në shumë pabe në vend përveç duhanit konsumohet alkooli dhe droga. Për
këtë ai fajëson institucionet në vend.

“Mendoj se institucionet arsimore janë shumë larg komunikimit me
rininë. Të rinjtë nuk mund t’i arrijnë dëshirat e ëndërruara dhe nga
zhgënjimi i tyre, vend qetësues për t’i shprehur shqetësimet e tyre me
shokë janë pabet”, pohon ai.

Duhet të kemi parasysh që interesat e rinisë kanë ndryshuar. Fakti që
rinia vërshon në kafene, tregon një lloj kontradikte midis interesave
që ka sot rinia dhe paaftësisë së shoqërisë së sotme shqiptare për t'iu
përgjigjur këtyre kërkesave të ndryshuara të rinisë.

Kastriote Bajrami



Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi