Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rock in Tirana, nata e dytë

 :: Show Biz

Shko poshtë

Rock in Tirana, nata e dytë Empty Rock in Tirana, nata e dytë

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Jun 2010 - 0:24

Rock in Tirana, nata e dytë
Rock in Tirana, nata e dytë GetAttachment
Rinia e kryeqytetit, por edhe të tjerë të ardhur nga rrethet kanë shijuar dje magjinë e natës së dytë të rokut në stadiumin “Qemal Stafa”.

Nga ora 20.00 deri në 20.45, të pranishmit kanë kënduar dhe kërcyer në shkallët e stadiumit me Besën dhe bendin e saj muzikor, të cilët kanë hapur
koncertin.Sipas organizatoreve u shiten mbi katër mijë bileta, kryesisht në moshat nga 18 deri në 35 vjeç.
Pas Besës në skenë kanë zbritur "Planet funk". Grupi italian me sloganin "Ne jetojmë në kohën e ndryshimeve, reflektimeve, transformimeve" është i njohur për të paktën tre hite. Këngët "Non Zero Sumness", "The Illogical Consequence" dhe "Static" çelën një erë të re në muzikën italiane. Grupi ka kënduar me muzikë të miksuar në rock, pop, electronik dhe dance me një stil thellësisht evropian.
Ata dje kënduan hitet si "Chase the Sun", "Inside all the people", "Who Said", "The Switch", etj. Finalja e koncertit ngjiti në skenë grupin e njohur "One Republic". Ata nuk kanë nevojë për reklamë. Këngët e tyre janë hitet më të preferuara të muzikës sot. Më të suksesshmit janë "Apologize" apo "All the right moves". Grupi "One Republic" ishte kulmi I koncertit të djeshëm dhe mbyllja më e mirë e edicionit të dytë të festivalit "Rock in Tirana".
Ky është viti i dytë i festivalit ‘Rock in Tirana’. Duke parë kërkesat e shumta, organizatoret vendosën që këtë herë ta organizojnë në dy net. “Për të hapur natën e dytë donim që të ishte një bandë shqiptare dhe zgjodhëm Besën. Ajo këndoi live këngët e saj më të mira si dhe disa ‘cover’ të grupeve të njohura. Të ftuar speciale ishin grupi italian “Planet Funk” ndërsa grupi kryesor ishin “One Republic”. Këngët ishin live dhe kjo i dha një tjetër atmosferë festivalit”, tha njeri prej tyre.E veçanta e kësaj nate ishte se për herë të parë i gjithë publiku këndoi live së bashku me këngëtarët.Nata e pare në stadiumin "Qemal Stafa" ishte ne 5 qershor. Besa ka interpretuar këngën "In Trance" me Uli Jon Roth, kitarristin e "Scorpions".
Kombinimi perfekt i zërit të Besës dhe tingujve të kitarrës së Uli Jon Roth, e kanë ngritur në këmbë publikun e kryeqytetit.
Uli Jon Roth është një nga kompozitorët më të suksesshëm gjermanë. Arriti kulmin me "Scorpions" (1973-1978), ku realizoi pesë albume, ndërsa janë të
shumta performancet e tij në të gjithë botën. Ai është një multi-instrumentalist, ndërsa suksesi i tij muzikor ka vazhduar dhe mbërriti në
një perfromancë live edhe në Tiranë. /Shekulli/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rock in Tirana, nata e dytë Empty Re: Rock in Tirana, nata e dytë

Mesazh nga Shpejtimi Thu 10 Jun 2010 - 7:32

Bravo Viola shume me vend....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi