Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arta me album të ri gjatë verës

 :: Show Biz

Shko poshtë

Arta me album të ri gjatë verës  Empty Arta me album të ri gjatë verës

Mesazh nga Vizitor Tue 29 Mar 2011 - 9:24


Tash e sa muaj mbi çdo prioritet tjetër për të është vajza e saj Viktoria, por kjo nuk do të thotë se Arta Bajrami është shkëputur
përfundimisht nga kënga.
Këngëtarja ka paralajmëruar se gjatë verës fansat e saj do të kenë në duar albumin më të ri, në të cilin
është duke punuar fuqishëm edhe vëllai i saj, Don Arbas.“Këto ditë jam e preokupuar me vajzën, e kur dihet se përkujdesja në
këto muajt e parë është pak e vështirë. Gjithashtu kam filluar të angazhohem në studio. Meqenëse herëve tjera isha e pranishme gjatë
gjithë kohës së punës së albumit, tani për shkak të vajzës nuk po mund të angazhohem më shumë, por vëllai, Arbasi, po e kryen punën më të madhe. Unë më shumë po shkoj vetëm sa për t’i dëgjuar demo-t e këngëve dhe do të shkoj për të incizuar këngët”, shprehet Arta për ‘InfoPress’.Ajo po ashtu ka pohuar se tashmë ka një marrëveshje për shitjen e albumit, ndërsa blerësit presin ta marrin atë në korrik.
“Shitja e albumit tashmë është bërë dhe ne na mbetet vetëm të
përfundojmë punën rreth tij. Kah korriku besoj që albumi të dalë në
shitje. Fillimisht kur vendosa të punoj, thash pse i hyra kësaj pune,
sepse vërtet po duhet shumë punë, dhe unë nuk po kam shumë kohë. Por,
prapë më është dashur që për hir të fansave të mi të angazhohem e të
punoj”, ka përfunduar Arta. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi