Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kshilla te Arta

Shko poshtë

Kshilla te Arta Empty Kshilla te Arta

Mesazh nga MitrovicA Sun 7 Jun 2009 - 22:38

1. Ji vetvetja.
Filloje ditën me një mendim të mirë për veten tënde. Nëse nuk je vetvetja me veten tënde, nuk mund të jesh me të tjerët. Mos harro: Ti je unik!

2. Falëndero.Kjo është një mënyrë për t’i vlerësuar të tjerët dhe një nga çelësat për të fituar respektin e tyre.

3. Bëj komplimenta.Mendo se çfarë mund t’u japësh të tjerëve dhe kujtohu që dhurata më e çmuar nuk kushton asgjë. Kur takon dikë mund t’i bësh një kompliment, sepse vetëm një: “Ç’kemi?” apo një: “Si je?” edhe nuk mjafton. Gjithashtu mund t’u kushtosh vëmendje dhe interes të tjerëve.

4. Mos u mburr, mos ji arrogant dhe i vrazhdë me të tjerët.Mbaje veten nën kontroll. Le të reflektojë zëri yt, sjellja jote, madje edhe veshja jote elegancën tënde, pa qenë nevoja për shumë fjalë. Le të flasin vetë veprat e tua.

5. Dëgjo më parë, pastaj fol.Të dëgjosh të tjerët, tregon se i respekton. Trego interes për të tjerët, mëso emrat e tyre dhe nxiti të flasin për veten e tyre. Mos i ndërprit asnjëherë kur flasin. Shikoji në sy dhe dëgjoi me kujdes. Merre fjalën pasi tjetri të ketë mbaruar.

6. Fol me mirësi dhe maturi.Përpara se të flasësh me të tjerët, ki parasysh efektin që do të kenë fjalët e tua tek ata. Një fjalë e pa matur mund të shkaktojë lëndim.

7.Mos kritiko dhe mos u ankoRri larg kritikave dhe mos u anko për rrethanat. Por nga ana tjetër nuk është mirë t’u shmangesh atyre. Mos u merr me thashetheme. Nëse nuk je dakord me të tjerët, thuaje mendimin tënd, por duke i respektuar. Mos i sulmo me fjalë (në publik) të tjerët. Ki parasysh: Mund të fitosh argumentin, por mund të humbësh një mik.

8. Ji i përpiktë.Vlerësoje kohën tënde dhe të të tjerëve. Nëse ke lënë një takim, shko në kohë. Nëse do të vonohesh, lajmëro.

9. Mos i vër të tjerët në siklet.Trajtoi të tjerët, ashtu siç do që të të trajtojnë ty. Mos i poshtëro kurrë me shaka vulgare ose me një nofkë të keqe. Në bisedë mos bëj asnjëherë pyetje që mund ta vënë tjetrin në siklet, si p.sh. çështjet personale. Është fisnike të mendosh më parë për të tjerët pastaj për veten.

10. Sillu dhe paraqitu sa më mirë.Një mik i këndshëm nuk është asnjëherë i bezdisshëm. Përpiqu të jesh i qetë dhe optimist në situatat që shkaktojnë stres dhe mbaje veten nën kontroll. Vepro me mirësjellje dhe edukatë. Çdo ditë vishu si të ishte mundësia e vetme për të ndriçuar. Një buzëqeshje të bën më të bukur.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kshilla te Arta Empty Re: Kshilla te Arta

Mesazh nga MitrovicA Sun 7 Jun 2009 - 22:39

Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.

S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mënçuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon të gabojë sa më pak.

Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët.

Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriçon.

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur.

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga ndërgjegjeja e tij.

Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të qajmë.

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla aq rëndë është t’i pranosh.

Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur.

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë tënde dhe ligësinë e vet.

Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin - çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria.

Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.

Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij - morali i përgjithshëm.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi