Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arta Bajrami bëhet nënë

 :: Show Biz

Shko poshtë

Arta Bajrami bëhet nënë  Empty Arta Bajrami bëhet nënë

Mesazh nga Vizitor Sat 6 Nov 2010 - 5:43


Këngëtarja Arta Bajrami është bërë nënë. Ditë më parë ajo ka përjetuar çastet më të lumtura në jetën e saj, teksa ka sjellë në jetë një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Viktoria.Duke përshkruar emocionet e saj si nënë gjatë një prononcimi për të përditshmen “Zëri”, Arta ka thënë se momentet kur ka dëgjuar zërin e vogëlushes kanë qenë të papërshkrueshme.“Sa kam qenë shtatzënë nuk e besoja se do të jetë një emocion aq i madh kur lind një fëmijë. Në momentin kur ia kam dëgjuar zërin vajzës duke qarë gëzimi ka qenë më i madh që kam përjetuar ndonjëherë në jetë”, ka pohuar Arta.Arta ka shtuar se lindja është bërë në një klinikë private në Prishtinë.“Që nga muajt e verës unë jam në Prishtinë për shkak të shëndetit të babit dhe pastaj deri sa ditët e lindjes afroheshin, nuk dëshiroja që të marrë rrugë për në Gjermani. Lindja është bërë në një klinikë private në Prishtinë, por unë jam ndarë shumë e lumtur me gjithë stafin”, pohon Arta.Arta gjithashtu është shprehur se është e përkushtuar jashtëzakonisht shumë rreth shëndetit të vajzës dhe as që është duke menduar të kthehet njëherë në skenë.“Për mua është më e rëndësishme fëmija im se gjithçka tjetër në botë. Unë do t’i përkushtohem maksimalisht vajzës sime dhe kur të rritet edhe pak do t’i rikthehem skenës”, ka përfunduar këngëtarja Arta Barjami. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi