Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trendet sezonale të modës për meshkuj

Shko poshtë

Trendet sezonale të modës për meshkuj  Empty Trendet sezonale të modës për meshkuj

Mesazh nga Vizitor Tue 8 Mar 2011 - 5:27

Trendet sezonale të modës për meshkuj  F.0216165012376_m
Për dallim nga moda e femrës, ku variacionet në trendet janë
sezonale, ndryshimet në modën e meshkujve janë të rralla. Disa detaje
“in” janë moderne dhe pas disa viteve.
Me siguri, ajo është e
lidhur me faktin se burrat nuk janë aq të varur nga përcjellja e
trendeve të modës, por larg prej saj se nuk i ndjekin fare. Disa vitet e
fundit janë dëshmi më e mirë se burrat e kanë të rëndësishëm çfarë
veshin, çfarë ere mbajnë dhe si duken. Prandaj ju propozojmë trendet e
modës për vitin 2011. Nuk duhet të jeni në trend, por është mirë të jeni
të drejtuar.
Xhinse për meshkuj
Vitin e fundit e shënuan xhinset me një qepje të re dhe për ne e
çuditshme. Disa modele të vitit 2010 do t’i quajmë geta sesa xhinse për
meshkuj. Për fatin tonë, por edhe për fatin e sistemit reproduktiv të
meshkujve, xhinset në vitin 2011 më në fund do të jenë më të rehatshme
nga të deritanishmet. Përsëri është modern teksasi i çelur, por edhe të
errëta, klasika është e pashmangshme. Këtë vit do ta shënojnë xhinset me
qepje klasike, kështu që thojuni lamtumirë qepjes së xhinseve të
femrave.
Trendet sezonale të modës për meshkuj  1sez
Si të përcaktoni?
Gjatë zgjidhjes së xhinseve është e rëndësishme që ato të përshtaten në
bel, përkatësisht mos t’ju vinë të ngushta apo mos t’ju vijnë të gjera.
Tjetra është gjatësia, që më herët nuk mundej të gjendet, por tani nuk
është problem. Për shembull, në lartësi prej 175 centimetra përgjigjet
gjatësia prej 32, fakt i mjaftueshëm që të dini cili numër i xhinseve ju
përshtatet. Dhe për në fund, duhet t’i provoni!
Bluza, këmisha dhe kostume
Kur bëhet fjalë për pjesën e lartë të veshjes, përkatësisht këmisha,
xhup, bluza, gjithçka është pothuajse njëjtë si vitin e kaluar. Përveç
pamjes ushtarake, e cila kthehet në modë. Gjithçka është në motive dhe
ngjyra ushtare, nga këpucët e deri te syzet këtë vit do të jetë në
trend. Me siguri, kjo nuk vlen për daljen në mbrëmje, atëherë do t’ju
duhet gardërobë tjetër.
Hit absolut këtë pranverë janë palltot me ngjyra të çelura, diçka që
duhet ta provoni. Kombinoni këto pallto leni, xhinse të thjeshta dhe
këpucë sportive, atlete ose sandale. Gjatë zgjedhjes së këmishëve mos u
mbani tek e bardha. Duke marrë parasysh se këtë pranverë do të jenë në
modë këmisha moderne të errëta, zgjidhni një këmishë që do t’ju
përshtatet me këpucët. Këmisha me kuadrate janë zgjidhje të trendit.
Me bluzat dhe aplikimet nuk është ndryshuar moda këtë vit. Moderne
është lidhja e modës me brendet e industrisë, kështu që nuk do të jeni
aq modern nëse në bluzën tuaj e keni shenjën e “Mercedez benz” ose
ndonjë “makinë të neveritshëm”. Për më seriozët, këshillojmë slim bluza
pambuku në të gjitha ngjyrat.
Trendet sezonale të modës për meshkuj  2sez
Këpucë
Në botën e këpucëve çdo gjë mbetet e njëjtë. Moderne janë çizmet
“vintage” dhe këpucët me shollë të trashë. Hit i verës do të jenë këpucë
verore prej leni. Por, disa palë sandale të lëkurës do të përfshihen në
kombinim.
Aksesorë
Torbat. Këtë vit torbat e mira të lëkurës ose model më sportiv nga një
material i pambukut. Torbat nuk janë vetëm për gra... Syzet janë prej
aviatori klasik e deri retro modele me korniza më të trasha. Trend i
papritur për këtë vit janë tatuazhet. Moda arriti deri te lëkura.
Shikoni galerinë me fotografi nga pistat botërore të modës këtu.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi