Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Java e modës do të realizohet në muajin mars

Shko poshtë

Java e modës do të realizohet në muajin mars  Empty Java e modës do të realizohet në muajin mars

Mesazh nga Vizitor Sun 23 Jan 2011 - 10:01

Java e modës do të realizohet në muajin mars  F.0123170833806_m
Agjencia e modës Gecjan Fashion Group dhe Radiotelevizioni 21
sërish do të sjellin “Javën e modës në Kosovë” përmes një transmetimi
maratonik në RTV 21. Modernja, tradicionalja, shija, stili, të gjitha të
gërshetuara bashkë në vetëm një eveniment- “Kosova Fashion Week 2011”.
Karakteristikë
e këtij evenimenti të modës është blerja në sallë e kreacioneve të
kreatorëve nga gjitha trojet shqiptare që prezantohen, si dhe blerja me
porosi përmes telefonit për audiencën, të cilët këtë eveniment do ta
shohin për pesë net me radhë në televizion.
Ky prezantim ua bën të mundur të gjitha femrave shqiptare që duke u
ulur pranë televizionit dhe duke ndjekur Javën e modës t’i zgjedhin nga
shtëpia e tyre veshjet që u pëlqejnë për rastet e tyre speciale.
Aplikimet zyrtare për pjesëmarrjen në Javën e Modës do të fillojnë me
25 janar dhe do të zgjasin deri më 25 shkurt. Të drejtë aplikimi kanë
të gjitha Shtëpitë e modës, kreatorët (stilistët), grupet e kreatorëve,
shkollat e modës, sallonet e bukurisë dhe butiqet ekskluzive.
Java e modës do të realizohet në muajin mars, ku do të prezantohen 15
stilistë nga të gjitha trojet shqiptare. Gjithashtu do të jenë 40
modele profesioniste që do të zgjidhen paraprakisht përmes audicionit.
Ato do të prezantojnë më mënyrë të denjë kreacionet e kreatorëve
pjesëmarrës. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi