Pica i shpëton jetën 82-vjeçares
Pica i shpëton jetën 82-vjeçares
Pica i shpëtoi jetën një 82-vjeçareje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi ditën e sotme “Daily Mail”.
Banore e Tenesit, e moshuara porosiste që prej tre vitesh të njëjtën picë, në të njëjtën piceri, në shtëpinë ku jetonte e vetme.
Pasi ajo nuk telefonoi për tre ditë me radhë për të porositur ushqimin
e zakonshëm, piceria telefonoi policinë dhe i shprehu shqetësimin për
82-vjeçaren.
Policia, shpërtheu derën dhe gjeti zonjën të rrezuar në dyshime, pa
forca për t’u çuar. Ajo ishte e dehidratuar, pasi kishte tre ditë pa
pirë lëngje, por sipas spitalit ku u dërgua, do t’a marrë veten shpejt.
Nëse punonjësja e picerisë nuk do të kishte dhënë sinjalin, askush nuk do të kishte shkuar të ndihmonte të moshuarën e vetmuar.
”Ajo porosit që prej vitesh një picë të madhe me spec djegës, me brumë
të hollë dhe dy kola dietetike. Kur ajo telefon, ne vetëm sa ia
dërgojmë, pasi e bëjmë gati që më përpara.
Është një prej klienteve tona më të sjellshme dhe pa dyshim, më e
rregullta. Për këtë arsye, kur kaluan tre ditë pa na telefonuar, e
kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte”, deklaroi pronari i picerisë së
preferuar të 82-vjeçares.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» FB shpëton jetën e 2 vjecares
» I shpëton vdekjes, skadon ilaci
» Bie nga kati i 16, shpëton vetëm me disa fraktura
» Argjentinë, 54 vjecares i hiqet 23 kg tumor
» FIA “shpëton” Ferrarin
» I shpëton vdekjes, skadon ilaci
» Bie nga kati i 16, shpëton vetëm me disa fraktura
» Argjentinë, 54 vjecares i hiqet 23 kg tumor
» FIA “shpëton” Ferrarin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi