Bie nga kati i 16, shpëton vetëm me disa fraktura
Bie nga kati i 16, shpëton vetëm me disa fraktura
Rrëzohet nga kati i 16 në trotuarin e një rruge, por fatmirësisht ia hedh paq vetëm me disa
plagë të lehta në trup.
Ngjarja e pazakontë ndodhi në Australi ku një 15 vjeçar i cili ndodhej duke luajtur në ballkonin e
shtëpisë së tij, rrëzohet nga kati i 16 me një lartësi mbi 50 metra për
t’u përplasur mbi çatinë e një garazhi i cili i ka shpëtuar jetën pasi
sfungjeri termoizolues që ndodhej në çatinë e tij i ka zbutur rënien në
tokë.
E gjithë skena është zhvilluar në sy të dhjetra dëshmitarëve të cilët u alarmuan nga fluturimi i tmerrshëm. Grupi
mjekësor i cili e transportoi menjëherë adoleshentin në spital, shprehet
se ai ka vetëm disa fraktura të lehta në trup dhe se ndodhet në gjendje
të qëndrueshme shëndetësore.
Mjekët shprehën habinë për gjendjen e mirë shëndetësorë të 15 vjeçarit të rënë nga ajo lartësi duke
konsideruar faktin që sipas tyre edhe rënies nga kati i pestë shumë pak
persona mund t’i mbijetojnë. Ende të paqarta shkaqet e rënies të të
riut.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Pica i shpëton jetën 82-vjeçares
» I shpëton vdekjes, skadon ilaci
» FIA “shpëton” Ferrarin
» Shpëton fëmija me 8 gjymtyrë
» FB shpëton jetën e 2 vjecares
» I shpëton vdekjes, skadon ilaci
» FIA “shpëton” Ferrarin
» Shpëton fëmija me 8 gjymtyrë
» FB shpëton jetën e 2 vjecares
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi