Semundjet e gjakut dhe kurimi i tyre
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Semundjet e gjakut dhe kurimi i tyre
Këshilla dhe rekomandime nga specialistët e shëndetësisë
Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë, madje e rastet shfaqjes së saj janë më të shpeshta tek femrat dhe kjo për shkak të menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Në moshat e mëdha, anemia nga mungesa e hekurit ka shumë mundësi të jetë pasojë e kancerit në gjak, ndërkohë që tek fëmijët mundet që mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të pamjaftueshme në dietë.
Shenjat
Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar, thonj të deformuar dhe të thyeshëm (koilonychia). Në ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite të vogla dhe me pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulët. Niveli i transferinës (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës të kockave është analiza më e besueshme për sasinë e hekurit në organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungesë të trajtohet me sulfat i hekurit, 325 mlg 3 herë në ditë. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund të jetë sideroblastike dhe në këtë rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janë qeliza eritrocitike që kanë një unazë “prej hekuri” në citoplazmë. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi) dhe defektet gjenetike. Si çdo anemi tjetër shenjat më të dukshme janë lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore është niveli i hekurit në serum është i rritur. Niveli i transferinës (TIBC) mund të jetë normal ose i rritur. Niveli i ferritinës është i rritur. Në biopsinë e palcës të kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialistë, kjo sëmundje mund të trajtohet me piridoksinë (vitaminë B6).
Këshillat
Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër Anemisë. Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr. është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga Anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.
Shenjat e semundjes
1-Lodhje
2-Takikardi
3-Zbehje
Ushqimet
1-Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C
2-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile
3-Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar Aneminë.
4-Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq
5-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë
6-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
7-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke.
8-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja
9-Të sëmurët duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.
Mjekësia popullore, kurimi i anemisë
Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Mes të cilave është edhe sëmundja e anemisë. Sipas specialistëve, kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi. Nisur nga kjo dhe shumë të dhëna të tjera, pacientëve iu rekomandohet të përdorin në dietën e tyre të përditshme sa më shumë bimë jeshile. Në shumë raste sëmundja e anemisë, fillon të shfaqet që në moshën 2 muajsh. Kjo vlen sidomos për ato rastet kur anemia është e trashëguar nga nëna tek fëmija. Në këtë rast evidentimi i sëmundjes është më i lehtë.
Anemia shfaqet 7 muajt e parë të jetës
Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 të jetës (në 6 muajt e parë bebja ka akoma hemoglobinë fetale alfa2gama2). Tiparet e tjera klinike përfshijnë splenomegalinë, hemopoezën ekstramedulare. Lëng shalqiri dhe mjaltë për të luftuar sëmundjen, sipas mjekësisë moderne, një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil, mastikë dhe sheqer. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së anemisë ose pagjakësisë. Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo ç’rregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si mish, peshk, vezë, perime, fruta etj.
Shenjat e para të leuçemisë
Leuçemia është sëmundje kanceroze e gjakut. E cila është gjithmonë kronike, e karakterizuar nga prezenca e disa celulave jo normale, ose në shumë raste leuçemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore. Një shumicë e tepruar e rruazave të bardha dhe një pakicë fatale e rruazave të kuqe, janë karakteristikat mjekësorë në sëmundjes. Ndërkohë që ajo shkakton në shumicën e rasteve dhimbje koke të forta koke dhe qelizash. Të dhënat mjekësore tregojnë se, kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilin e kap sëmundjen pacienti. Tre shenja janë karakteristike për të gjithë personat që kanë mungesë gjaku. Pjesa më e madhe e tyre kanë lodhje fizike, takikardi dhe janë shumë të zbehtë.
Shkenca, bimët jeshile pastrojnë gjakun
Një kurë e efektshme për të luftuar sëmundjet e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

Merisa- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 8930
Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
Mosha : 34
Vendbanimi : Ne zemren e...
Re: Semundjet e gjakut dhe kurimi i tyre
Semundjet e gjakut, mungon faktori 8 për hemofiliket
Hemofilikët vazhdojnë të vuajnë mungesën e faktorit 8 të gjakut, faktor ky që njihet si medikament dhe tërhiqet nga farmacia e spitalit. Në pediatrinë e specialiteteve në pavijonin ku trajtohen pacientët me sëmundjet e gjakut, nuk ka ende furnizim të këtij medikamenti. Alternativat e zgjidhjes së problemit deri tani kanë qenë në mënyrë private për ata që kanë mundësi, dhe me zëvendësim mjekimesh për ata që s‘kanë mundësi e i drejtohen spitalit të Tiranës që, edhe pse më i madhi në vend, është edhe më “hallemadhi”. Deri tani, në mungesë të faktorit 8 hemofilikëve u është dhënë plazmë gjaku. Hemofilia është një nga format e çrregullimeve të gjakut më të vjetra, të trashëguara. Trupit të fëmijës i mungon aftësia për të pushuar gjakrrjedhjen (koagulimi) dhe i mungojnë proteinat ose vetitë që kanë proteinat për të kryer mpiksjen e gjakut. Hemofilia është një sëmundje gjaku e trashëgueshme nga prindërit gjenetikë, e pashërueshme, të cilën e trashëgojnë kryesisht meshkujt. Në trupin e tyre mungon faktori 8 dhe 9, faktori që shërben për mpiksjen e gjakut.
Njëri nga pacientët hemofilikë me vendlindje në Fier është evidentuar të jetë mbartës i virusit të Hepatitit C, ndryshe e njohur si verdhëza e zezë. Mënyra e infektimit ka rezultuar të jetë infektimi nëpërmjet transfuzionit të gjakut. Analizat shëndetësore janë kryer nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik. Infektimi me Virusin e Hepatitit C (HCV) është një ndër shkaqet më kryesore për shkaktimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë. Virusi i Hepatitit C është një agjent që transmetohet nëpërmjet gjakut dhe me rrugë paranterale. Mungesat e medikamenteve dhe zgjidhja nëpërmjet blerjeve të vogla nuk e kanë zgjidhur problemin e deficitit të barnave në spitalin “Nënë Tereza”. Shuma e 400 mijë lekëve të reja është shumë pak për sigurimin e medikamenteve të shtrenjta, siç është faktori 8 apo barna të tjera për sëmundjet e vështira. Projektvendimi, i cili do të ishte shpëtimi i madh për furnizimet e QSUT-së, e që duhet të përgatitej nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Spitalore Universitare, ende nuk është bërë gati. Ky projektvendim u mendua si zgjidhja e krizës së ilaçeve nga mbledhja urgjente e Komisionit të Shëndetësisë, e kërkuar nga drejtuesit e shërbimeve kryesore të Qendrës Universitare. Kreu i këtij komisioni, Tritan Shehu, kërkoi zgjidhjen e menjëhershme të problemit, duke dhënë si mundësi hartimin e një projektvendimi që do t‘i kalojë për miratim Këshillit të Ministrave, e që duhet të përfshijë shifrën e 70 milionë lekëve të reja

Sëmundjet e gjakut janë:
Anemia
Leukemia
Hemofilia
Tromboza
Anemia, është sëmundja më e theksuar e gjakut, që lidhet drejtpërdrejtë me rruazat e kuqe të gjakut. Anemia është mikrocitike kur MCV (vëllimi mesatar i qelizave të gjakut është nën 80.
Pagjaksia apo anemia është një gjendje kur nuk ka hemobglobinë apo (edhe) eritrocite të mjaftueshme në gjak, çka rezulton në furnizim të dobët të indeve me oksigjen.
Hekuri dhe oksigjeni
Gjaku përbën rreth 8 % të masës trupore, është pjesë e pazëvendësueshme e organizmit sepse bart oksigjenin dhe materjet ushqyese deri te të gjitha indet dhe largon prodhimet e metabolizmit.
Bartësi i oksigjenit është hemoglobina e cila gjendet në rruzat e kuqe të gjakut - eritrocitet.
Për ndërtimin e hemoglobinës është e nevojshme një sasi e hekurit.
Llojet më të shpeshta të anemisë
Forma më e shpeshtë e anemisë e cila paraqitet tek fëmijët dhe tek shtatëzënat është pagjaksia e cila shkaktohet nga sasia e pakët e hekurit.
Shkaktarët kryesorë të kësaj forme të anemisë janë mangësia e hekurit në ushqim, rritjet e kërkesave të organizmit gjatë rritjes, shtatëzania dhe dhënja e gjirit, çrregullimi i apsorbimit të hekurit dhe gjakderdhja e gjatë.
Grupet më të rrezikuara janë fëmijët dhe adoleshentët për shkak të rritjes së kërkesave të trupit për hekur gjatë rritjes, gratë në kohën gjenerative, shtatëzënat dhe dhënja e gjirit, sportistët.
Në njeriun e shëndoshë gjendet prej 4 deri 5 litra gjak. Në një milimetër kub tek meshkujt gjenden rreth 5 milionë rruza të kuqe të gjakut (eritrocite), kurse tek femrat rreth 4.5 milionë. Detyra kryesore e rruzave të kuqe është me ndihmën e hemoglobinës në vete të lidhë oksigjenin dhe dioksid karbonin. Oksigjeni bartet në të trupin dhe në kthim deri te mushkëritë kthen dioksid karbonin i cili lirohet pastaj me frymëmarje.
Deri te pagjaksia vjen shpesh edhe pas gjakderdhjeve të mëdha dhe të forta, mirëpo çregullime mund të vijnë edhe shkallë shkallë, nga gjakderdhja e pavërejtur e brendshme, nga ushqimi i dobët dhe i keq.
Nuk është ndonjë sëmundje e rrezikshme, por nëse nuk mjekohet mund të vijnë edhe pasoja të rënda siç janë dobësim i përgjithëshëm, shpejtohet puna e zemrës etj.
Simptomet
Të sëmurët janë të zverdhur, ndjehen të lodhur dhe shpesh nuk kanë vullnet për punë. Shpesh kanë dhembje koke, zemra i rrah më fortë kur ecin, nuk kanë apetit dhe ankohen për dhimbje në lukth dhe në kapsllëk.
Simptomet e pagjaksisë janë lodhja e shpejtë gjatë punës, ngulfatje, shpejtim i punës së zemrës, kokëdhembje të shpeshta...
Preventiva
Duhet që të jepen ushqime të llojllojshme dhe të pasura me hekur (mish, peshk, mushkëri, vezë, perime të gjebërta, pemë) si dhe pemët e freskëta që përmbajnë vitamin C e cila ndihmon në apsorbimin e hekurit.
Nëse pijmë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje tjera që përmbajnë kofein, teotrombin apo tanin, ato duhet ti marrim dy orë para ose pas ushqimit sepse vështirësojnë apsorbimin e hekurit.
LEUKEMIA -> eshte semundje me e rrende e gjakut ne ç'rast per nje her rritet numri i rruzave te bardha te gjakut , kurse zvogelohet numri i rruzave te kuqe.Shkaku i kesaj semundje akoma nuk dihet , por paramendohet qe te kete prejardhje VIRUSALE.
Leuçemite Quhen edhe kanceri i gjakut,ose gjaku i bardh,Jane smundje qe karakterizohen me daljen ne gjakun periferik te nje sasije shume te madhe rruzash te bardha te pjekura.Numri i ruzave te bardha nga 6000 deri ne 9000 per mm/qe jane ne norme,arrin ne disa qindra mijera.Smundja fillon me disa shenja te pergjithshmesi:dobesi lodheje e shpejte,dhimbje ne muskuj dhe sidomos ne kocka,humbje e oreksit,ngritje te vogla te temperatures.Pas kesaj faze smundja fillon vrullshem si nje smundje ngjitese me temperatur te lart 38-40°C,me keqesim te gjendjes se pergjithshme,me dhimbje ne gryke dhe ne goje.Mukoza e te cilave plagoset dhe nekrotizohet.I smuri ndien dobesi shum te madhe,zbehet shume,ka veshtersine frymarrje.shpesh shfaqen gjakrjedhje nga hunda,nga mishrat edhembeve,nga organet e mbrendshme.Melçia e zeze dhe shpretka rritet shume.Gjendra limfatike ne ter trupin zmadhohet sidomos ato te sqetullave,te rrezes se kofsheve dhe te qafes.Ne analizat e gjakut perveç numrit te madh te rruzave,te bardha te cilat jane te papjekura dhe te pa afta per te krye detyren,ka edhe ulje te numrit te rruzave te kuqe,te hemoglobines dhe te pllakezave.Rendesia ka parandalimi i infekzioneve dytesore.Kemi dy lloje leuçemish:kronike dhe akute.Lueçemia akute zhvillohet shpejt,ndersa ajo kronike mund te vazhdoje me vite.
Mjekimi kryhet me transfuzion gjaku,me medikamente perkatese per te ndaluar ecurine e shpejte te smundjes.Ne shum raste mjekimi i lueçemis eshte i paefektshem,sepse ajo eshte nje virus ne gjak qe vazhdon me shpejtesi te madhe ku edhe mjekimi ne disa raste jane te pa efektshme.
Lengu i bimes Aloe-Vera ka dhen efekte te mire ne infeksionin ne gjak,siç eshte leoçemia.Duke mare 900gr dhe 100gr mjalte,qe pihet 3 here nga 100gr vakt para buke,per 2-3 muaj.
Nje liter xhel Aloe-vera dhe 300gr vodka perzihen bashk.Lihen5 ore dhe pihet 3 her nga 50gr ml para buke 2muaj rrjesht derisa te keni nje permiresim te dukshem.
Merrni 100gr gjak gomari me shiringe veterineri ne qafe.Eshte e vetmja kafshe ne bote qe nuk preket nga kjo semundje.Ky ilaçpihet nga 1 filxhan kafeje esell ne mengjes per 2 jave.Vera,Kallmet duke u perzier me lule Basani,ka dhen rezultate te mira,por paralel me kete formule,duhet te marrni brire kau,te digjni e ti beni hi.Perdorni nje luge gjelle me 1 filxhan çaj te çdo bime.Pihet çdo dite ne mengjez,dhe ka dhene rezultate te mira ne kete smundje kaq te veshtire dhe lenduese per pacientin,se edhe mjeket ne bote ne shum raste hezituar perpara kesaj smundje vdekjeprurese.Keto formula jane per ta qetesuar dhe permisuar te smuarin deri ne nje faze te konsiderushme,sepse leuçemia akute eshte shum e rende dhe shkon nga disa jave deri ne disa muaj,kurse leuçemia kronikr zgjat deri ne disa vite.
Hemofilia është një sëmundje gjaku. Për ata që vuajnë prej saj, edhe një prerje apo gërvishje e lehtë në lëkurë kthehet në hemoragji. Për këtë sëmundje deri tani nuk ka patur ndonjë ilaç. Hemofilia është një sumundje nga e cila preken miliona vetë. Njerëzit me këtë sëmundje kanë mungesa të proteinave bazë që nevojiten për mpiksjen e gjakut dhe ndaljen e hemoragjive gjatë plagosjeve ose prerjeve të lëkurës. Përveç dhimbjeve të forta, Hemofilia mund të shkaktojë edhe vdekjen nëse nuk trajtohet si duhet. Dhimbjet janë të tmerrëshme thotë pacienti Paul Gilmer. Mjekët thonë se kundër hemofilisë sapo është miratuar një ilaç i ri i quajtur NovoSeven. Ky ilaç u ofron pacientëve shpresë për një jetë normale. Pacienti Gilmer thotë se më parë nuk ka patur asnjë ilaç për trajtimin e hemofilisë, por në sajë të NovoSeven, ai tani është ndjehet më mirë.
Tromboza ndodh te venat te gratë gjatë ose pas shtatëzanisë.Tromboza ndodh kur gjaku nuk mund të koagulohet

Similar topics
» Kakao ul tensionin e gjakut .
» Semundjet psiqike
» Dashuria sipas Grupit te Gjakut.!!!
» Kontrolloni shtypjen e gjakut me qumësht
» 10 semundjet me vdekjeprurese ne bote
» Semundjet psiqike
» Dashuria sipas Grupit te Gjakut.!!!
» Kontrolloni shtypjen e gjakut me qumësht
» 10 semundjet me vdekjeprurese ne bote
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi