Yllka: Dashuria - kuptimi i jetës
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Yllka: Dashuria - kuptimi i jetës
Yllka Gashi thotë se dashuria për të është vetë “kuptimi i
jetës”, ndërsa thotë se jetën nuk do mund ta paramendojë pa burrin e saj
Albianin dhe pa familjen e saj.“Dashuria për mua është
kuptimi i jetës. Ndërsa nuk mund ta paramendoj jetën pa burrin tim
Albianin dhe familjen time, prindërit, motrat, vëllain, nipat e mbesat e
mija”, ka thënë aktorja kosovare në një intervistë për Telegrafi.com.
Nga çfarë ka frikë Yllka? “Unë besoj në një dhe të vetmin
Zot, krijuesin e universit dhe njerëzimit dhe si rrjedhojë e këtij
besimi, frikësohem e madhështohem nga fuqia e Zotit”.
Sa është Yllka e pasionuar pas shopingut? “Eh, varet nga
disponimi. Dukja për një person publik, padyshim është e rëndësishme por
nuk është kryesorja. Ka shumë gjëra tjera më madhore që dikë e bëjnë të
bukur dhe të parezistueshëm”.
A këshillohet me dikë për pamjen e saj? “Zakonisht, në
përditshmëri jo. Në raste speciale të ndonjë paraqitjeje publike, siç
janë festivalet që mbahen tek ne, xhirimet festive ose sesionet e
fotografimit për ndonjë ballinë të magazinave, zakonisht për grimin tim
përkujdeset salloni Sellma ndërsa, për garderobën Krenare Rugova”, ka
përfunduar Yllka./Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Yllka Kuqi: Një dasmë modeste
» Yllka: Gjithmonë gjej kohë të lirë
» Yllka Kuqi më një videoklip të ri
» Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm
» Yllka: Privilegj ta moderoj “Videofestin”
» Yllka: Gjithmonë gjej kohë të lirë
» Yllka Kuqi më një videoklip të ri
» Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm
» Yllka: Privilegj ta moderoj “Videofestin”
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi