Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Yllka: Gjithmonë gjej kohë të lirë

 :: Show Biz

Shko poshtë

Yllka: Gjithmonë gjej kohë të lirë Empty Yllka: Gjithmonë gjej kohë të lirë

Mesazh nga Vizitor Fri 25 Mar 2011 - 23:27

Yllka: Gjithmonë gjej kohë të lirë F.0325160807808_m
Yllka Kuqi gjatë një interviste për të përditshmen “Zëri” thotë
se pavarësisht angazhimeve të shumta ajo gjithmonë gjen kohë të lirë për
të kaluar me të fejuarin e saj.
“Fatmirësisht se që të dy
kemi shumë angazhime së bashku dhe ndaras, mirëpo gjithmonë mundohemi të
rezervojmë edhe kohën tonë të përbashkët, e cila është një
domosdoshmëri. Edhe gjatë punës mundohemi të ndajmë momente të bukura,
dhe kjo na bën që edhe në punë të gjejmë kënaqësi”, ka thënë Yllka.
Përveç si këngëtare, Yllka është e angazhuar edhe si psikologe për
fëmijë. Ajo ka treguar se i duhet shumë energji dhe sakrificë për t’i
kryer të gjitha këto obligime, por falë dëshirës i përballon ato.
“Normalisht që duhet sakrificë dhe energji, por kur do të gjitha janë
të arritshme. Unë punoj edhe si psikologe me fëmijë dhe adoleshentë dhe
mendoj që është ndër pjesët më të bukura të jetës dhe veprimtarisë
sime. Mjafton të shoh dikë që nga një gjendje dëshpërimi ka arritur të
nxjerrë një buzëqeshje, kjo vlerëson punën time dhe e bën ditën time më
me vlerë. E rëndësishme është që unë të ndihem mirë dhe me aq potencial
sa kam, t’i bëj edhe të tjerët të ndihen mirë, qoftë përmes këngës,
moderimit apo punës si psikologe”, është shprehur më tej këngëtarja.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi