Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm
Dita e saj e zakonshme fillon me një kafe turke dhe një dush të
ngrohtë, ndërsa pas ushtrimeve ajo kthehet në shtëpi për të përgatitur
drekën. Më pas u kthehet provave të serialit dhe provave të Teatrit
Kombëtar të Kosovës. Kështu nis dhe mbaron një ditë e aktores kosovare
Yllka Gashi.Përveç që është e angazhuar në serialin vendor
“Familja Moderne”, gjatë një bisede për Telegrafi.com, Yllka ka treguar
se është e angazhuar edhe në dy shfaqje teatrore në repertorin e Teatrit
Kombëtar të Kosovës.
“Dita ime zakonisht fillon me një kafe turke dhe një dush të ngrohtë,
pastaj shkoj në fitnes dhe kur përfundoj ushtrimet zakonisht kthehem në
shtëpi për të përgatitur drekën. Më pas vijnë provat e serialit dhe
eventualisht sipas orarit mujor të Teatrit Kombëtar, mbrëmjet shoqërohen
me shfaqjet që i kam në repertor”, ka pohuar Yllka për Telegrafi.
“Momentalisht jam e angazhuar me prova e xhirime të sezonit të nëntë
të serialit vendor ‘Familja Moderne’. Po ashtu, në repertorin e Teatrit
Kombëtar të Kosovës kam dy shfaqje. Shfaqjen ‘Heshtje’ nga Refet Abazi
me regji të Arta Kallabës dhe shfaqjen ‘Vdekja dhe Vasha’ nga Ariel
Dorfman me regji të Fatos Berishës. Muajin e kaluar kam xhiruar një film
të metrazhit të shkurtër me skenar dhe regji të Ariel Shabanit”, ka
thënë Gashi.
Yllka ka rrëfyer se është shumë e kënaqur me rrjedhën e jetës së saj
dhe është shumë falënderuese që jeta e saj ka plot momente të lumtura,
duke mos dashur ta veçojë asnjë prej tyre. Por ndër momentet më të
tmerrshme të jetës saj ajo përmend ndarjen me familjen e saj gjatë
luftës.
“Jam e lumtur dhe shumë falënderuese që jeta ime ka plot e plot
momente të lumtura dhe të kënaqshme, nëse do të duhej t’i selektoja
gjithsesi do t’i mbetesha borxh vetes. Ndërsa, nga momentet më të
trishtuara në jetë deri tani të parin në listë e kam momentin e ndarjes
nga familja ime për një javë rresht gjatë luftës së 99-tës”, ka pohuar
aktorja.
Aktorja kosovare po ashtu thotë se ajo irritohet nga pesimizmi, personat negativ dhe ata që të duan për interes.
“Unë jam tip energjik dhe i hareshëm. Më gëzon e lumturon shëndeti i
mirë dhe më fisnikëron puna. Irritohem e ‘mërzitem’ nga pesimizmi dhe
nuk i duroj dot negativët e interesxhinjtë”, ka shtuar Yllka.
/Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Yllka Gashi: “Në të ardhmen planifikoj të zgjeroj familjen”!
» Yllka: Dashuria - kuptimi i jetës
» Martohet Besa Gashi
» Besa Gashi gjen dashurinë
» Yllka Kuqi më një videoklip të ri
» Yllka: Dashuria - kuptimi i jetës
» Martohet Besa Gashi
» Besa Gashi gjen dashurinë
» Yllka Kuqi më një videoklip të ri
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi