Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te rejat e Show Biz

2 posters

 :: Show Biz

Faqja 3 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:28

First topic message reminder :

Taylor Swift djeg fotot e ish-të dashurve
Te rejat e Show Biz - Faqe 3 F.0509134926653_m
Ylli i muzikës country, Taylor Swift, ka bërë të ditur se ajo i djeg të gjitha fotografitë e ish-të dashurve të saj.
“Nuk jam e vetmja që i djeg fotografitë e të dashurve të mëhershëm.
Disa meshkuj nuk meritojnë të kesh fotografi të tyre”, ka thënë Swift
para
koncertit të saj në Londër.

“Shikoni djema, nëse i mërzisni vajzat e Londrës, do të shkruaj një këngë për ju”, ka shtuar më tej këngëtarja amerikane.

Swift më herët ka qenë në lidhje edhe me yllin e bendit Jonas Brothers, Joe Jonas.


Edituar për herë të fundit nga Geri në Tue 26 Jan 2010 - 12:09, edituar 1 herë gjithsej
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Erisa Wed 20 May 2009 - 23:11

Halil Gashi pranohet në "Cirque Du Soleil"

Halil Gashi është pjesëtari më i ri i trupës së njohur të "Cirque Du Soleil", njofton revista "Albaniac".

Ai është nga Kosova dhe prej vitesh kërcen me trupa të ndryshme në Evropë si dhe ka marrë pjesë në shume reklama të firmave evropiane si dhe ka qenë njëri prej modelëve në reklamën e MTV-së për Euron, ku gjatë kërcimit ka formuar dhe simbolin shqiptar- shqiponjën (duke kryqëzuar dy duart).

"Cirque Du Soleil" është një trupë skenike e cila performon një kombinim dramatik të arteve të cirkut dhe ‘argëtimeve të rrugës’
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Erisa Wed 20 May 2009 - 23:12

Garner “nëna më e mirë”

Jennifer Garner ka kryesuar një sondazh të fundit që kërkonte nënën më të mirë të famshme.

Aktorja 27-vjeçare, e cila ka dy vajza me burrin e saj Ben Affleck, ka dalë më e votuara në mesin e 10 mijë votuesve të faqes parentdish.com, duke marrë 37% të votave.

Vendi i dytë ndahet në mes të yllit të filmit “Monsters Vs Aliens”, Reese Witherspoon dhe zonjës së parë të Amerikës, Michelle Obama

Ndërkohë në sondazhin tjetër të kësaj faqeje, që kërkonte nënën “më të keqe”, kryesuese ka dalë Courtney Love, ndërsa nuk kanë munguar as Britney Spears dhe Kate Moss.

Nënat më të mira në mesin e yjeve:

1. Jennifer Garner
2. Reese Witherspoon
2. Michelle Obama
4. Gwen Stefani
5. Angelina Jolie

Nënat më të këqija në mesin e yjeve.

1. Courtney Love
2. Dina Lohan
3. Britney Spears
4. Sarah Palin
5. Kate Moss
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Erisa Wed 20 May 2009 - 23:12

Klum e dashuruar në shikim të parë në Seal

Supermodelja gjermane Heidi Klum ka rënë në dashuri me këngëtarin Seal, që në momentin e parë që e ka takuar atë.

Klum e cila është duke pritur fëmijën e saj të katërt, ndjehet me fat që ka takuar këngëtarin britanik dhe e ka ditur menjëherë se ai ishte i duhuri për të.

“Kishim një lidhje shumë të fuqishme që nga fillimi, ishte një dashuri në shikim të parë. Ai është një mashkull shumë fisnik, një xhentëlmen i vërtetë, një person i fortë dhe një njeri i mirë. Ai ka një mënyrë të mrekullueshme se si e shikon botën. E respektoj dhe këtë e kam parë që nga fillimi”, ka thënë Klum.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Erisa Wed 20 May 2009 - 23:13

Ciara dhe Justin ‘hanë’ veshët e njëri-tjetrit

Justin Timberlake dhe Ciara kishin humbur kontrollin gjatë xhirimit të videos të tyre të re, pasi kanë përfunduar duke lëpirë njëri-tjetrin.

Dyshja u bashkuan për të realizuar këngën “Love Sex Magic”, që do të paraqitet në albumin e ri të bukuroshes, “Fantasy Ride”.

Dhe, siç ka treguar xhirimi promovues, mes tyre kishte pasur një afri të madhe, saqë ata madje kishin kafshuar veshët e njëri-tjetrit.

“Ne thjesht po mundoheshim të argëtohemi, të luajmë gjërat, thjesht për t’i dhënë incizimit dhe videos një kahe tjetër. Ne u çliruam së tepërmi, duke menduar të provojmë gjëra të reja. Pastaj vazhduam ta bëjmë atë përsëri. Tash më duket e pakëndshme, kur njerëzit thonë, ‘Çfarë shije kishte veshi i tij?’,”, ka thënë Ciara për New York Post.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Erisa Wed 20 May 2009 - 23:13

Paris Hilton dëshiron karrierë në patundshmëri

Paris Hilton dëshiron të jetë pasuese e biznesmenit të njohur Donalt Trump, pasi bukuroshja dëshiron të ndërtojë karrierë në biznesin e patundshmërive.

Pasanikja 28-vjeçare, trashëgimtare e hoteleve të famshme Hilton, thotë se ajo dëshiron të merret seriozisht me këtë biznes.

“Unë jam një markë. Jam biznesmene. Bëj gjithçka, aktroj, këndoj, dizajnoj, shkruaj libra. Ajo që dua më së shumti është pjesa e biznesit. Më pëlqen të udhëheq. Veçanërisht dua të përfshihem në patundshmëri”, ka thënë Hilton.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Erisa Wed 20 May 2009 - 23:14

“Ti, tani”- klipi i ri i Adrian Gaxhës

Këngëtari shqiptar nga Shkupi, Adrian Gaxha, ka realizuar videoklipin e këngës "Ti tani", i cili shumë shpejt pritet të publikohet në televizione.

Këngëtari ka paralajmëruar se videoklipi është i thjeshtë dhe përmban shumë koreografi. Me këngën “Ti tani”, këngëtari ka marrë pjesë në festivalin “Top Fest 6”, ku edhe ishte nominuar për natën finale, e cila u mbajt të dielën mbrëma, por ai nuk ishte i pranishëm fare.

Gaxha ishte nominuar në kategorinë “Best male”, çmim ky të cilin e fitoi këngëtari kosovar, Blero. Ndryshe, mësohet se Adriana Gaxha ka realizuar një duet me këngëtarin kosovar, Ramadan Krasniqi – Dani. Dueti pritet të publikohet së shpejti. /ktv/
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Erisa Wed 20 May 2009 - 23:14

Victoria Beckham do të zhvendoset në Milano?

Bashkëshortja e futbollistit të njohur, David Beckham, dhe ish-anëtarja e bendit Spice Girls, Victoria, duket se do të zhvendoset në Itali këtë verë.

Victoria, e cila tash jetën në Los Angeles me tre djemtë e saj, ndërsa David jeton në Itali ku luan për ekipin e Milanit, ka vendosur se ajo nuk mund të qëndrojë më larg nga burri dhe dëshiron që ata të jetojnë nën të njëjtën çati.

“Victoria e do Amerikën, por të gjitha ato fluturime po i kushtojnë, dhe të qenit larg nga David ka qenë shumë vështirë për të dy. Ajo i do miqtë e saj dhe jetën në Los Angeles, por kjo nuk e mbulon faktin se ajo është aq larg nga burri i saj”, thotë burimi.

“Ajo në fillim e kishte urryer idenë e të zhvendosurit në Milano, por tash është e ngazëllyer. Plus ajo nuk dëshiron që David të jetë aq gjatë i vetmuar dhe larg nga fëmijët e tyre”, ka shtuar burimi.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 21:23

Kledi Kadiu: Dua te behem pedagog ne “Amici”


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Kledi-kadiu

Kledi
Kadiu enderron te behet pedagog i shkolles se talenteve ne emisionin
“Amici” dhe njekohesisht edhe krahu i djathte i drejtueses se sketij
spektakli, Maria De Filipi.

Balerini i
njohur shqiptar u rrefye se fundi ne nje interviste ne faqen e
internetit Tgcom. Kledi ka treguar se deshiron gjithashtu, qe librin
“Me mire se nje enderr” ta shnderroje ne film, por per kete eshte ende
heret.

I pyetur se cilet jane dy balerinet me te zote te
zbuluar nga De Filippi, ai ka thene se jane dy shqiptare, Leon Cino dhe
Anbeta Toromani.

Persa i perket kthimeve ne Shqiperi, Kledi ka
treguar se i ndodh qe te udhetoje shpesh. “Situata eshte permiresuar,
eshte nje vend ne zhvillim”, eshte shprehur Kadiu.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 21:24

Vetevritet aktorja britanike Lucy Gordon


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Lucy-Gordon

Fund
tragjik per aktoren 28-vjecare Lucy Gordon. Protagonistja qe luante
gazetaren Jennifer Dugan ne filmin “Spiderman 3” ka vrare veten ne
shtepine e saj ne Paris.

Britanikja
ka interpretuar edhe ne dhjetera filma, mes te cileve “Kukullat ruse”
te regjisorit francez Cedric Klapisch, “Intervista te shkurtra me bur
ate pershtire” ne “Cineman” te Yann Moix dhe se fundi ne nje film ne
Festivalin e Kanes per kantautorin francez Serge Gainsbourg.

Joann Sfar, regjisore e filmit, e ka vleresuar aktoren per bujarine, sjelljen e mire dhe talentin qe e karakterizonte.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 21:24

"Inglourious Basterds” shkelqen ne Cannes


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Inglourious-basterds

Per here te pare, regjisori Quentin Tarantino ka arritur t’i beje te gjithe per vete me nje film.
Kritiket,
publiku dhe tapeti i kuq ku kane parakaluar shume yje, i kane dhene nje
sukses te ri regjisorit qe po prezantohet ne Cannes me "Inglourious
Basterds". Ne tapetin e kuq te qytetit turistik francez kane parakaluar
yje te tille si Sharon Stone, Angelina Jolie, Afef dhe Ornella Muti. Stone
ka mberritur papritur per te mbeshtetur filmin me te fundit te
Tarantino. E veshur me nje fustan te zi, Stone ka paraprire shfaqjen e
premieres se filmit duke krijuar nje rremuje te madhe ne zonen e
fotografeve. Ne te njejten kohe, Pitt u ka mbyllur gojen zerave
qe shikojne krize ne famijen e tij, pasi ka pozuar perkrah Angeline
Jolie. "Inglourious Basterds” i bazon ngjarjet ne vitet gjate dhe pas
Luftes II Boterore ku nje grup hebrenjsh vihen ne ndjekje te
mbeturinave naziste.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 21:24

SHBA, pornostarja kandidon ne Senat


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Pornostari

Pornostarja Stormy Daniels kerkon te kandidoje ne Senatin e Shteteve te Bashkuara si e pavarur.
Aktorja
ka bere te ditur te enjten krijimin e nje komiteti eksplorues per nje
kandidature te mundshme ne Luiziana, ku per momentin ndodhet
republikani David Vitter. Ajo ne ditet ne vijim do te filloje te takoje zgjedhesit dhe te mbledhe para. Daniels ka theksuar se tentativa e saj nuk ka si qellim publicitetin.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 21:25

Michael Jackson shtyn koncertet e para ne Londer


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Michael-Jackson

Michael Jackson ka anuluar kater datat e para te 500 koncerteve te parashikuara per t’u zhvilluar ne arena O2 ne Londer.
Koncertet
shtyhen nga pese dite deri ne nente muaj. Koncerti i 8 korrikut eshte
shtyre per me 13, ndersa ai i 10 korrikut per ne 1 mars 2010.

Organizatoret
e koncerteve AEG Live bene te ditur se eshte i pamundur rimbursimi i
biletave. Shtyrja ishte e nevojshme, pasi kengetari kerkonte me shume
koha per prova.

Fansat e kengetarit, qe u njoftuan me e-mail per
ndryshimin e datave paten reagime te ndryshme, ku disa e mbeshteten,
ndersa disa te tjere shprehen zemerim.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 21:25

Qetsori i famshem edhe ne Itali


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Qetsori-itali2

Qetsor Ferunaj, fituesi i “Big Brother Albania”, duket se po shijon famen e tij edhe ne Itali.
I
gjendur ne Perugia per te rinovuar lejen e tij te qendrimit, ai u
intervistua nga gazeta e ketij rajoni “Regione Umbria” e cila i ka
kushtuar pothuajse nje faqe te tere djalit nga Dukati i Vlores.

“Perugia
eshte nje qytet qe me pelqen te rris femijet e mi. Jam i dashuruar pas
ketij qyteti te ri, po njekohesisht edhe antik”, thote Qetsori.

Ne
faqen kushtuar fituesit te “Big Brother” ne Shqiperi, shkruhet me
detaje se kush eshte Qetsori, nga vjen, cfare ka bere ne jeten e tij
dhe cilat jane deshirat dhe ambiciet qe ka ky personazh tashme i njohur
jo vetem brenda kufijve te Shqiperise.

Ne gazete shkruhet se
Qetsori eshte shume i njohur nga bashkekombasit e tij qe jetojne ne
Itali, te cilet e kane ndjekur reality show-n permes platformes
DigitAlb.

Qetsori flet per median italiane edhe per arsyen e pjesemarres ne “Big Brother Albania”: Donte te bente krenar babane e tij.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 21:25

Blasi: Qetesohuni, nuk ndahem nga Toti


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Hilari

"Kam
degjuar edhe une te flitet per ndarjen time me Franceskon. Por tashme
per mua eshte nje argetim ...ndoshta njesoj si te shohesh parashikimin
e motit".

Keto jane fjalet e Hilari Blasit, gruas bukuroshe te futbollistit te mirenjohur te Romes, Francesko Toti.

"Degjoj
shume fjale per ne. Njehere thone se jam shtatzene serish, njehere se
ai ka nje te dashur. Dhe te mendosh qe jam ne vitin e shtate te
marteses, i bie qe te nxehem cdo minute", thote Blasi.

E
njohur jo vetem si gruaja e futbollistit, por edhe si nje showgirl ne
spektaklet italiane, Blasi qeteson te gjithe fansat se ndarja
Berluskoni-Lario nuk do te ndiqet nga nje tjeter e quajtur Toti-Blasi.

Hilari gjithsesi mbetet nje grua e qeshur, qe ben humor po edhe ironi shpeshhere me veten e saj dhe famen e te shoqit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 21:26

Rubina e “The Milionaire” ne mes te kater rrugeve


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Femijet-filmiii

Aktorja
e vogel indiane, Rubina Ali, protagoniste ne filmin "The Millionaire"
qe korri nje sukses te madh ne mbremjen e cmimeve Oscar, eshte serish
ne telashe.

Kete here nuk behet
fjale per barraken ku ajo jeton sepse tanime nuk ka me as nje cati ku
te fuse koken. Bashkia e Mumbait ka shkaterruar banesen e aktores se
vogel, ndersa i ati i saj eshte plagosur pas dhunes se policise. E
mitura eshte intervistuar pas kesaj ngjarjeje duke pohuar se ndodhet ne
mes te kater rrugeve bashke me familjen e saj. Javen e shkuar,
administrata e bashkise se qytetit dergoi buldozeret ne lagjen Garib
Nagar, duke shembur banesen e vogelushes. Mes barrakave te
shkaterruara eshte edhe ajo e aktorit tjeter te mitur te filmit, Azhar.
Shume vete pyesin si ka mundesi qe nje yll i nje filmi qe ka marre plot
8 cmime Oscar te vazhdoje te jetoje ne nje barrake ne periferine e
Mumbait, por kjo eshte e verteta edhe pse regjisori Danny Boyle ka
deklaruar shume here te kunderten. Nga ana tjeter, as qeveria
zonale e shume biznesmene private nuk i kane mbajtur premtimet per te
ndihmuar dy femijet e talentuar qe me interpretimin e tyre te shkelqyer
bene nje reklame te madhe per vendin e tyre, Indine. Pak kohe
me pare, vogelushja Rubina doli ne faqen e pare te tabloidit britanik
"The News of the World" pasi u tha se i ati do ta shiste tek nje cift
arab per 200 mije Paund, por me pas ai e pergenjeshtroi kete lajm.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Erisa Tue 26 May 2009 - 2:48

Aferdita në 9 maj bëjmë fejesën zyrtare me Shpatin

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Shpati-dhe-aferdita-200x300 E shpërngulur prej shumë viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo punon prej një kohe të gjatë si modele e agjensioneve të ndryshme të modës. Duke mos i mjaftuar vetëm kaq, pasi kontratat e saj të punës e detyrojnë të udhëtojë nëpër vende të ndryshme të botës. Afërdita nuk mund të gjindet vetëm në një vend. Sepse sa është në Amerikë, në Japoninë e largët, tash së fundi për 3 muaj në Greqi kurse së shpejti pritet nënshkrimi i një kontrate në Gjermani. Bëri këngë vetëm për qejf, por që dëshiron të vazhdojë akoma më shumë në këtë drejtim. Në lidhje me këngëtarin e mirënjohur Shpat Kasapin që së shpejti pritet ta zyrtarizojnë edhe me fejesë dhe shumë lajme të tjera, për “Panorama plus” flet Afërdita Dreshaj.
Si e kujton fëmijërinë tënde?

E kujtoj që kam qenë një vajzë e lumtur, duke jetuar në një vend shumë të bukur në Mal të Zi të quajtur “Dreshaj”. Çdo herë kam qenë një ndër ata fëmijët që kam dashur të jem në qendër të vëmendjes ose duke recituar, qoftë edhe me nota të mira apo diçka të tillë.
Nga sa anëtarë përbëhet familja juaj dhe saktësisht ku jetoni?


Familja ime përbëhet nga nëna ime, vëllai dhe motra ime. Ne jetojmë në Michigan të SHBA-s.
Kur je larg familjes, për kë të merr malli më së shumti?
Është shumë e vështirë dhe më mungojnë shumë të gjithë kur jam larg, mundohem të kontaktoj më shpesh, por dua të them që më shumë më merr malli për motrën time të vogël.
Kur ke qenë e vogel, të ka shkuar mendja ndonjëherë se një ditë do të bëhesh e famshme?
Normal si çdo fëmijë edhe unë mendoja sikur një ditë të pozoja për ndonjë revistë të famshme (qesh).
Nga kush keni gjetur përkrahjen më të madhe në këtë drejtim dhe cili ka qenë kulminacioni juaj në karrierë deri tani?
Kulminacion kurrë nuk mund të ketë, sepse çdo njeri mundohet të shkojë sa më lart, por në këtë karrierë kam gjetur përkrahjen nga familja ime, të cilët kanë qenë çdo herë pranë meje, për çdo gjë dhe i falënederoj shumë.

Kë nga “Vip-at” botërorë ke pasur më për zemër dhe kë ke tani?
Gjithmonë Enrique Iglesias.
Sfilata, defilime dhe reklama për agjensione dhe firma të ndryshme të modës, kanë qenë fitimprurëse?
Kjo është e vetmja punë që bëj, kështu që normal kam pasur fitim nga kjo dhe kam ngelur e kënaqur deri tani.
Jeni e shtrenjtë në profesionin tuaj dhe kush ju menaxhon?
Mendoj që jam e shtrenjtë, por me këto gjëra merret agjencioni im i modës që kemi kontratë.
Duke pasur parasysh angazhimet e shumta, me Shpatin takoheni shpesh?
Me Shpatin takohemi shumë shpesh, mundohemi të kalojmë krejt kohën e lirë që kemi së bashku. Largësia dhe angazhimet nuk na pengojnë fare.
Cili është thashethemi më i shëmtuar që keni dëgjuar së fundi për ty dhe Shpatin?

Çdo thashethem është reklamë gratis për ne.
Nga erdhi ideja që të bëni këngë?
Erdhi si surprizë për mua nga kompozitori por edhe nga vetë dëshira për të sprovuar veten në muzikë.
Do vazhdoni të këndoni dhe të merreni akoma me muzikë apo kjo ishte vetëm si pasion?
Po normal do të vazhdoj, tani jam në punim të një single tjetër dhe besoj do pëlqehet nga publiku.
Si ka ecur puna me këngën dhe videoklipin e parë?


Mendoj që ka ecur mirë, unë personalisht kam ngelur e kënaqur. Por këtë ia lë publikut të gjykojë.
Duke ditur që tashmë albumet janë në trend, do provosh edhe ti të bësh një të tillë?
Këtë vit nuk do të publikoj album sepse dua të punoj me kujdes këngët e tjera, por këngët nuk do të mungojnë.

Po Shpati është i kënaqur që jeni futur edhe muzikës tani apo ka frikë nga konkurenca?
Shpati është i kënaqur shumë, dhe për konkurencë nuk bëhet fjalë. Ai ka vite karrierë të gjatë në këtë drejtim dhe ka fansat e vet.
Dalim pak te jeta private, e vërtetë se do fejoheni?
Po është e vërtetë!
Kur do të mbahet ceremonia dhe ku?
Ceremonia do të mbahet më 9 maj në Shkup.
Do jetë e ndarë ceremonia duke marrë parasysh fytyrat publike dhe familjarët apo të gjithë së bashku ?
Fejesën e bëjmë vetëm familjare, sepse jemi munduar ta mbajmë sa më private që t’i lejojmë familjet tona të kënaqen dhe të shijojnë gëzimin deri në maksimum!
Kush do ju këndojë në fejesë?

Në fejesën tonë do të këndojë Greta Zani.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Erisa Tue 26 May 2009 - 2:49

Blero:Po pres që e dashura të më vijë vetë


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Blero-204x300Blero, cili është motivi i kësaj vizite në Tiranë?


Është një vizitë private dhe njëkohësisht është edhe puna e konkurrimit në Top Fest dhe për t’i bërë një marketing këngës sime. Kështu që është një rrugë dhe dy punë.


Pretendoni për ndonjë çmim?


Unë jam nominuar në kategorinë “Best Male” me këngën “Nuk më deshte”, por për mua kryesore është që të marrësh pjesë në një festival kaq të madh dhe të jesh pranë fansave në një event të tillë, se sa çmimi.


Por edhe çmimi ka rëndësi, sepse ju për këtë arsye u larguat nga Festivali i fundit në RTSH?


Unë u largova se donin të më blinin dhe këtë e kam thënë.


Do të merrni më pjesë në këtë festival?


Asnjëherë më. Fatkeqësisht më erdhi keq për fansat. Unë ndoshta do të marr pjesë ndonjëherë në Euro Song për të përfaqësuar Kosovën ose Suedinë, por jo Shqipërinë. Të paktën derisa të jenë ata njerëz që janë sot në Festivalin në RTSH. Ata janë komunistë. Nëse ndërrohen, patjetër që do të marr pjesë.



Sapo keni lançuar këngën tuaj të re, për të cilën thuhet se keni pasur edhe një konflikt me Dafina Zeqirin. Ësh- t ë e vërtetë?


Po kënga ka dalë ditën e martë në televizionin ‘Super Sonic’ dhe është një remiks i këngës “La vida Loca”. Është i njëjti instrumental i këngës, veç tani unë i kam futur edhe 7 repera të njohur. Ndërsa për sa i përket Dafinës, nuk ka ndonjë konflikt mes meje dhe saj. Në këngën origjinale Dafina bashkëpunoi me mua, këtë herë kënga ka dalë në një version të ri dhe pa të.


Të gjithë fansat tuaj do të donin të dinin nëse Blero ka një lidhje apo jo..


Jo, për momentin jam vetëm. Nuk jam duke kërkuar ndonjë lidhje, po pres që ajo të vijë vetë.


Thuhet se në Shqipëri keni pasur lidhje me fanse tuaja?


Po kane qenë një ose dy raste dhe vetëm kaq.


Cili ka qenë momenti më i vështirë për Bleron në skenë?


Ka qenë një koncert në Kumanovë, kam qenë në një gjendje afër të fiktë, ku për shkak të nxehtësisë dhe të masës së madhe nuk po rezistoja dot gjatë këngës. Ka qenë momenti im më i vështirë në skenë.



Po koncerti juaj më i bukur?


Mbrëmja më e bukur për mua ka qenë në Vitin e Ri, në Kosovë, ku kam qarë me lot në skenë para 2 mijë njerëzve që më kanë emocionuar dhe më kanë dhënë një kënaqësi mjaft të madhe.


Si mendoni sot për një këngëtar, është më mirë të realizojë një album apo një klip?


Si ka ardhur koha sot, më mirë një klip. Më parë ka qenë e kundërta, tani këngëtarët bëjnë më pak albume për shkak edhe të internetit.


Në fund të realizimit të një kënge si ndiheni, i lumtur që keni mbaruar një punë, apo ju vjen keq që u ndatë prej saj?


Normalisht unë kompozoj e shkruaj vetë, dhe jam shumë i kënaqur kur jam afër finales. Por pastaj vjen pikëpyetja, do të pëlqehet apo jo kënga. Shumica e rasteve, përgjigjja e fansave të cilët i falenderoj, ka qenë pozitive dhe kjo të bën të ndjesh një sadisfaksion të madh.


Mbi pesë vjet më parë keni qenë krejt i panjohur, tashmë keni fansa pafund. Si e ka përjetuar famën Blero?


Unë nuk e kisha parashikuar kurrë këtë famë. Megjithatë them se jam i njëjti. Në këtë rast falenderoj prindërit e mi që më kanë kulturuar për gjithçka që kam arritur në jetë. Pas gjithë kësaj kohe, unë them se jam i njëjti me të gjithë si më parë, pavarësisht se shpesh për shkak të punës nuk takohem aq shpesh me familjen dhe shoqërinë time.


Cilat janë planet e tua për këtë verë dhe më tej?



Së pari shpresoj që të realizoj një koncert recital në Tiranë, por kjo është ende e papërcaktuar. Ndërkohë që kam planifikuar tashmë turin që do të jetë këtë verë me koncerte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Evropë.


Po ëndrra që do të arrijë Blero në skenë, cila është?


Të bëj një duet me Beyonce dhe pse jo, jo vetëm në skenë
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:32

Lady GaGa pëlqen djemtë që duken si femra


Te rejat e Show Biz - Faqe 3 F.0524221848298_m

Këngëtarja e muzikës dance, Lady GaGa, thotë se ajo pëlqen meshkujt të cilët duken si femra.
Krijuesja e hitit “Poker Face”, emri i vërtetë i të cilës është Stefani
Germanotta, thotë se ajo pëlqen meshkujt me tipare femërore, si anëtari
i
bendit “Motley Crue”, Nikki Sixx.

“Më pëlqejnë djemtë që duken si vajza. Të gjithë të dashurit e mi, duken si Nikki Sixx, të mrekullueshëm”, ka thënë këngëtarja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:32

Minogue mendon se e ka gjetur të duhurin

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 F.0524222931268_m

Kylie Minogue mendon se i dashuri i saj, modeli spanjoll Andres Velencoso Segura, mund të jetë i duhuri për të.
Krijuesja e hitit “Spinning Around” beson se ajo ka gjetur mashkullin me të cilin do të kalojë pjesën e mbetur të jetës.

“Jam më e lumtur se që kam qenë ndonjëherë më parë. Kurrë nuk mund ta
dini, ai mund të jetë i duhuri”, ka thënë Kylie, e cila është në lidhje
me
Andres që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

“Ai është i shkëlqyeshëm, kush e di se çfarë shkruhet në të ardhmen,
por shpresoj se gjërat do të funksionojnë. Po mësoj spanjisht pasi kjo
do t’i
bëjë gjërat më të lehta për ne”, ka shtuar këngëtarja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:32

Hilton dëshiron të luajë në film të Tarantinos

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 F.0525083622596_m

Paris Hilton dëshiron të rikthehet në ekranin e madh, por vetëm nëse
ajo mund të punojë me regjisorin legjendar Quentin Tarantino.
Bukuroshja ka pasur disa role të vogla nëpër filma, përfshirë edhe
filmin horror për tinejxherë, atë të vitit 2005 “House of Wax” dhe së
fundi edhe në
“Repo! the Genetic Opera” (2008).

Hilton pëlqen filmin e ri të Tarantinos, “Inglourious Basterds”, dhe
është e bindur se ai është i vetmi i cili do të jetë në gjeje të shfaqë

mënyrën e duhur talentin saj të aktrimit.

“Gjithmonë kam preferuar të bëj shou televiziv në krahasim me aktrimin,
pasi mund të jem thjesht vetvetja, por ai është regjisor dhe do ta bëja
për
të. Dua të jem ‘nusja’ e tij e ardhshme, si Uma Thurman në ‘Kill
Bill’!”, ka thënë bukuroshja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:32

Johansson do të editojë albumin e dytë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 F.0525091505647_m

Ylli i Hollywoodit, Scarlet Johansson, është duke vazhduar karrierën e
saj edhe në muzikë, pasi së shpejti do të lëshojë edhe albumin e dytë,
që është
xhiruar dy vite para debutimit të saj muzikor, në vitin 2008.
Vitin e kaluar, aktorja e filmit “Lost in Translation” lëshoi albumin e parë të saj, “Anywhere I Lay My Head”.

Editimi i saj i fundit, një koleksion duetesh me këngëtarin Pete Yorn,
i titulluar “Break Up”, ishte incizuar në vitin 2006, por ka zgjatur
tre vite
për t’u lëshuar.

Sipas USA Today, albumi është inspiruar nga incizimet e vitit 1960 të
Serge Gainsbourg dhe Brigitte Bardot dhe do të dalë në shitje në
shtator.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:33

Christian Bale nuk mban celular

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 F.0525111300777_m


Ylli i filmit “Terminator Salvation”, Christian Bale, është një person
i thjeshtë, i cili jeton në një shtëpi me një dhomë fjetjeje, bën të
ditur
bashkë-aktori i tij Bryce Dallas Howard.
“Ai shumë rrallë mban telefon celular. Ai nuk është një prej atyre
aktorëve pompoz i cili ka nevojë për shumë njerëz t’i qëndrojnë afër”,
ka thënë
Howard.

“Ai dhe gruaja e tij nuk kanë as kujdestare të fëmijëve. Ata jetojnë në
një shtëpi me një dhomë fjetjeje. Ata janë bëjnë një jetë të nivelit të
ulët,
si njerëz normal”, ka shtuar aktori.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:33

Bashkëpunim ‘i nxehtë’ i Bleros me Zajminën

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 F.0525134925921_m

Pas këngës me titull "Facebook", këngëtarja joshëse Zajmina Vasjari ka
menduar të realizojë dy klipe të reja njëri pas tjetrit, duke i
paraprirë
sezonit intensiv të koncerteve të verës, shkruan shtojca "Bluetooth".
Porsa të përfundojë e klipin në të cilin është duke punuar aktualisht,
Zajmina do ta fillojë punën për realizimin e një kënge R&B, në duet
me
Bleron.

Blero, cili së fundmi fitoi çmimin “Best Male” në “Top fest 6”,
dëshiron të realizojë një këngë ‘të nxehtë’ në bashkëpunim me
këngëtaren seksi nga
Shqipëria, kur dihet që bashkëpunimet e tij janë mjaft të suksesshme.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:33

Love Hewit do të fejohet

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 F.0525165533946_m

"Chicago Sun Times" njofton se Jennifer Love Hewit do të fejohet me të
dashurin e saj Jamie Kennedy, pasi që burime të gazetës e kanë parë
çiftin duke
kërkuar të blejnë unazë fejese.
Aktroja është në lidhje me bashkaktorin e saj në filmin “Ghost
Whisperer” që pas ndarjes me ish-të fejuarin, Ross MCCall, kah fundi i
vitit 2008.

Ndërkohë, spekulimet e fundit pohojnë se dy aktorët janë afër martese, sepse ata tashmë janë afër fejesës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 28 May 2009 - 1:55

Winona Ryder, depresion ne kohen e suksesit

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Winona-ryder-picture-1

Winona Ryder ne nje interviste ka rrefyer se ne rinine e saj vuante nga nje forme e rende depresioni.
Gjithcka
ndodhi kur aktorja ishte 20 vjec dhe ne kulmin e suksesit. 37-vjecarja
thote se ka hasur ne veshtiresi te menaxhimit te jetes, kur u gjet ne
boten e kinemase, pas interpretimeve me filmat “Drakula” dhe “Eduard
Duargershera” ne fillim te viteve ’90.

"Ne ate kohe kam kaluar
edhe zhgenjimin e pare ne dashuri. Ishte nje situate paradoksale, sepse
te tjeret mendonin se kisha gjithcka qe do te deshironin. Nuk duhet te
kisha motiv per te qene me depresion, por brenda vetes ndihesha e
humbur. I thosha vetes se isha me fat, por pastaj vendosa te kaloja me
shume kohe te lire”, thote Ryder.

Ish e fejuara e Johnny Depp,
tregoi per revisten “Elle” se kur ishte ne shkolle ndihej e persekutuar
per faktin se mbante floke te shkurtra dhe shoket kujtonin se ishte nje
djale gay. "Diten e trete te shkolles me rrahen se menduan se isha
homoseksual. Pas kesaj une kisha krijuar nje lloj filmi ne tru, pasi
nuk perballoja dot ate qe po me ndodhte”, ka treguar Ryder.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 3 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi