Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te rejat e Show Biz

2 posters

 :: Show Biz

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:28

First topic message reminder :

Taylor Swift djeg fotot e ish-të dashurve
Te rejat e Show Biz - Faqe 5 F.0509134926653_m
Ylli i muzikës country, Taylor Swift, ka bërë të ditur se ajo i djeg të gjitha fotografitë e ish-të dashurve të saj.
“Nuk jam e vetmja që i djeg fotografitë e të dashurve të mëhershëm.
Disa meshkuj nuk meritojnë të kesh fotografi të tyre”, ka thënë Swift
para
koncertit të saj në Londër.

“Shikoni djema, nëse i mërzisni vajzat e Londrës, do të shkruaj një këngë për ju”, ka shtuar më tej këngëtarja amerikane.

Swift më herët ka qenë në lidhje edhe me yllin e bendit Jonas Brothers, Joe Jonas.


Edituar për herë të fundit nga Geri në Tue 26 Jan 2010 - 12:09, edituar 1 herë gjithsej
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Fri 26 Jun 2009 - 3:08

Bashkëpunim ‘i nxehtë’ i Bleros me Zajminën

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 F.0525134925921_mTe rejat e Show Biz - Faqe 5 M_79eda8d4d72955c5a56bb88e9341d28e

Pas këngës me titull "Facebook", këngëtarja joshëse Zajmina Vasjari ka
menduar të realizojë dy klipe të reja njëri pas tjetrit, duke i
paraprirë
sezonit intensiv të koncerteve të verës, shkruan shtojca "Bluetooth".
Porsa të përfundojë e klipin në të cilin është duke punuar aktualisht,
Zajmina do ta fillojë punën për realizimin e një kënge R&B, në duet
me
Bleron.

Blero, cili së fundmi fitoi çmimin “Best Male” në “Top fest 6”,
dëshiron të realizojë një këngë ‘të nxehtë’ në bashkëpunim me
këngëtaren seksi nga
Shqipëria, kur dihet që bashkëpunimet e tij janë mjaft të suksesshme.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Fri 3 Jul 2009 - 9:27

Erjola e Big Brother rindahet me te shoqin dhe fillon pune ne tirane..!!





Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Erjola

Erjola është një nga banorët e “Big Borther 2” të cilën ne patëm
mundësi ta njohim më pak se të tjerët pasi doli e para nga kjo shtëpi.
Por gjithsesi
ne patëm rastin që të mësojmë disa gjëra të rëndësishme për jetën e
saj. Erjola ka një vajzë 5 vjeçe, jeton në Kuçovë dhe me bashkëshortin
i cili
është emigrant në Greqi, nuk kishte marrdhënie të mira. Nga spektakli u
krijua ideja sikur organizatorët i kishin sjellë të shoqin që të
ribashkohej
me Erjolën dhe gjithçka po rregullohej. Në fakt mësojmë që nuk ndodhi
kështu. Erjola e ndodhur përpara kësaj surprize, nuk deshi ta fyente
njeriu me
të cilin kishte ndarë disa vite jetë dhe kishte një Erjola është një
nga banorët e “Big Borther 2” të cilën ne patëm mundësi ta njohim më
pak se të
tjerët pasi doli e para nga kjo shtëpi. Por gjithsesi ne patëm rastin
që të mësojmë disa gjëra të rëndësishme për jetën e saj. Erjola ka një
vajzë 5
vjeçe, jeton në Kuçovë dhe me bashkëshortin i cili është emigrant në
Greqi, nuk kishte marrdhënie të mira. Nga spektakli u krijua ideja
sikur
organizatorët i kishin sjellë të shoqin që të ribashkohej me Erjolën
dhe gjithçka po rregullohej. Në fakt mësojmë që nuk ndodhi kështu.
Erjola e
ndodhur përpara kësaj surprize, nuk deshi ta fyente njeriu me të cilin
kishte ndarë disa vite jetë dhe kishte një vajzë, kështu që u soll
shumë mirë
me të. Por pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” jeta rifilloi me të
gjitha problematikat e saj dhe Erjola u rinda përsëri nga i shoqi. Por
na vjen
një lajm i mirë, tani Erjola është vendosur në Tiranë në një shtëpi me
qera ku jeton vetëm dhe ka filluar punë tek kompania “Yldon”.
Presidenti i
kësaj kompanie Ylli Ndroqi, njëkohësisht edhe pronar i televizionit
“Ora News” u tregua shumë i gatshëm për të ndihmuar vajzën, historinë e
trishtë të
së cilës e kishte mësuar me siguri nga televizori. Tani ajo ka mundësi
të mbajë veten e saj por në fundjava merr edhe të bijën në Tiranë që të
çmallet
me të. Vazhdon të frekuentojë disa prej ish banorëve të “Big Brother”
dhe duket se ka bërë një ndarje me të kaluarën për t’iu përkushtuar
jetës së saj
të re.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 4 Jul 2009 - 4:33

Jolie dhe Aniston jane aktoret me te paguara...!!





Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Jolie-aniston-b

Jolie dhe Aniston aktoret më të paguara

Angleina Jolie kryeson listën e re për aktoret më të paguara duke
fituar dy milionë dollarë më shumë se ish-gruaja e Brad Pittit,
Jennifer Aniston.

Sipas revistës financiare “Forbes”, në 12 muajt e fundit Jolie ka
grumbulluar 27 milionë dollarë, falë përfitimeve nga filmi i saj
“Wanted”, si dhe
nga çeku i parapaguar për filmin e ri “Salt”.

Ndërkohë, filmi “Marley & Me” dhe filmi i ri “The Baster”, kanë
plotësuar arkën e Aniston, e cila ka siguruar vendin e dytë në listën e
“Forbes”.

Meryl Streep, Sarah Jessica Parker dhe Cameron Diaz mbyllën
top-pesëshin e aktoreve që kanë fituar më së shumti para në 12 muajt e
kaluar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 9 Jul 2009 - 9:59

5 milion kunder Medes ?




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 2w2oin9

Ne rrethin ku jetojme ai eshte ‘‘king’‘ i ‘‘kingave’‘. Me shume rrine
ne ajer sesa ne toke. Diten e kalon neper autobana ndersa naten neper
restorante
e dasma.

Se qfare muzike ben ai thone se eshte tallava. Tekstet qe I kendon ai
jane krem per masen ndersa zhilet per ata qe nuk e done. Me muziken qe
ben ai
dikush i prene venat, dikush qan e dikush ulet ne gjunje e mallkon.

Eshte ky kengetari Meda dhe muzika e tij. Brenda Facebook eshte hapur
nje grup i cili eshte ne kerkim te 5 milion shqiptareve qe e urrejne
Meden. Tema
eshte kjo ‘‘A mujm mu bo 5 milion shqiptar qe urrejn MEDEN’‘.

Se ku do te gjinden 5 milion eshte veshtire te thuhet, ndersa per me
pak ajo eshte e mundshme. Keshtu deri sot ne kete grup jane bashkuar
1519 anti –
MEDA.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 9 Jul 2009 - 10:00

Miss Universe of Kosova - Marigona Dragusha -Shiko fotot ketu






Te rejat e Show Biz - Faqe 5 56001990

Sot ne Tirane duhet te mbahet Miss Albania of Universe. Ne nuk kemi
shume informacion rreth ketij spektakli per momentin, por normalisht
nga fundjava
do ju sjellim dicka me teper si dhe do ju lajmerojme se cila do te jete
vajza nga Shqiperia qe do prezantoj se bashku me Miss Universe of
Kosova-Marigona Dragusha, Shqiperine ne Miss Universe 2009 i cili
mbahet ne gusht.
Me poshte ne menduam te ju sjellim disa prej fotove te Marigones, teksa presim te zbulojme emrin e vajzes fituese nga Shqiperia.

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 60486165
Te rejat e Show Biz - Faqe 5 59260499
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 9 Jul 2009 - 10:00

Festojnë përvjetorin në ishull





Te rejat e Show Biz - Faqe 5 30becfp

David Beckahm dhe e dashura e tij Posh do të mbajnë përvjetorin e tyre
të martesën – në ishullin që njihet për cicërimat e zogjve të ndryshëm.

Idoli i futbollit britanik ishte natën e kaluar në “Tracy Island” me
gruan e tij pasi shpensuar rreth 100 000 funta vetëm për të kaluar disa
net në
parajsën e oqeanit indian.

Ishulli verior i “Seychelles” i njohur edhe me emrin “Thunderbirds”
njohet që nga seriali televiziv i vitit 2004 për kukulla – heronjtë e
të cilëve,
përfshirë shefin e Shpëtimit Ndërkombëtar Jeff Tracy dhe Lady Penelope,
i kishin përdorur germat e famshme “F-A-B” për të bërë famë më të.

Në burim në Ishullin Veriorë kanë thënë që çifti kanë pasur një pushim romantik në një vilë përplot palma.

“David dhe Victoria duken shumë të dashuruar. Ata kanë bërë shumë
udhëtime romantike duke mbajtur duart e njëri-tjetrit sikurse të jenë
një çift i
porsamartuar”. Ka thënë burimi
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 9 Jul 2009 - 10:01

Lidhjet te banoreve jasht shtepis se Big Brother.




Adi ruan miqësinë me Bjordin dhe Adelën



Te rejat e Show Biz - Faqe 5 65z89c


Njëri nga anëtarët e spikatur të edicionit të dytë të shout “Big
Brother”, Adi, vazhdon ta ruajë miqësinë me çiftin Adela dhe Bjordi, me
të cilët u
njoh brenda shtëpisë, shkruan shtojca "Panorama Plus".
Përkundër përkushtimeve që ka në programin e përditshëm në radio, Adi
vazhdon të takohet me miqtë me të cilët duket se po i ka punët mirë,
përkundër
dallimit të madh në moshë.

Adi, Adela dhe Bjordi rrinë kudo së bashku në aktivitetet që janë
organizuar nga ish-banorët nëpër qytete të ndryshme, në ndeja apo dhe
gjatë vizitës
që ata bënë në Prishtinë.

Mesa duket fakti që ai është 40- vjeçar, i bën dy të rinjtë të ndjehen
shumë komod me Adin pasi ka raste që mendimi i një më të rrituri mund
të jetë
shumë i rëndësishëm, aq më shumë në këtë situatë të re në të cilën
gjenden Bjordi dhe Adela, ku kanë kuptuar se kanë shumë fansa dhe shumë
vëmendje
nga publiku
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 9 Jul 2009 - 10:03

Cristiano Ronaldo injoron Paris Hiltonin?





Te rejat e Show Biz - Faqe 5 T64j9c

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, eshte ‘sulmuar’ nga bukuroshja
Paris Hilton ne klubin `Villa` ne Los Angeles, ku portugezi raportohet
se ishte per
pune biznesi. Paris, e cila ka vetem dy dite qe eshte ndare nga i
dashuri i saj Doug Reinhardt, vizitoi klubin se bashku me motren e saj
Nicky, por
pasi ka pare Ronaldon, i eshte afruar dhe ka flirtuar me te.
TMZ ka publikuar fotot ne te cilat Paris duket derisa i peshperit ne
vesh futbollistit, i cili eshte munduar ta shmange ate. Sipas te
pranishmeve
dyshja ka shkembyer edhe puthje dhe perqafime, ndersa me pas portugezi
eshte larguar duke lene ‘duarthate’ bukuroshen.

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 K19yr8

Por futbollisti ka dashur vetem te shmange ‘veprat’ ne publik, pasi
raportohet se i eshte bashkuar Paris ne nje feste tjeter ne shtepine e
motres se
saj
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Fri 31 Jul 2009 - 10:01

Bjordi dhe Adela, se shpejti personazhe te nje telenovele




Kanë nisur dje një udhëtim drejt
Hungarisë, çifti më i përfolur i reality show-t “Big Brother 2”. Ata do
të ndjekin një garë të Formula 1, një
udhëtim i siguruar për dy të rinjtë nga “Top Channel”, për lojën që
kanë bërë në spektaklin “Big Brother 2”.

Ata do të qëndrojnë në Hungari gjithë fundjavën, për shkak se gara si
gjithmonë mbahet të dielën, dhe kështu do të shfrytëzojnë këto ditë për

shëtitur Budapestin.

Ky është një udhëtim i veçantë i tyre drejt këtij vendi, në këtë
periudhë shumë argëtuese për fillimet e një jete të re si çift i
dashuruar. Por në
fund të fundit ky është thjesht një udhëtim. Sepse mendja e tyre është
diku tjetër, tek projektet televizive për të cilat janë shumë të
apasionuar të
dy. Ç’po bëhet me projektet artistike, që u janë premtuar se do të
përfshihen shumë shpejt?! Sipas burimeve tona projekti më konkret ku
ata janë
përzgjedhur për t’u angazhuar është një serial televiziv, që po
përgatit “Top Channel” për sezonin e ri televiziv.

Protagonistë të rëndësishëm do të jenë pikërisht Bjordi dhe Adela, të
cilët thuhet se e kanë marrë me shumë qejf këtë projekt. Bëhet fjalë
për një
serial humoristik, xhirimet e të cilit do të realizohen në ambientet e
shtëpisë së famshme “Big Brother”, ku ata kaluan plot 100 ditë aty, me
shumë
tension, ankth, dashuri dhe lojë të vështirë, ashtu siç e kanë shprehur
vetë pasi kanë dalë nga shtëpia.

Por tashmë kjo hyrje e dytë në këtë shtëpi, tani do të jetë veçse një
lojë aktoriale. Ende nuk dihet më shumë rreth këtij seriali, që pritet

shkaktojë të qeshura për publikun, por ideja është për të sjellë një
frymë të re në ekranin shqiptar, që ka munguar më parë. Ka shumë
mundësi që në
lojën ku thuhet se do të marrin pjesë dhe këngëtaret Rozana Radi,
Çiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni xhirimet mund të nisin në fillim të
vjeshtës.

Mesa duket drejtuesit e “Top Channel” kanë menduar të realizojnë një
serial shumë komercial, nisur dhe nga popullariteti që ka fituar çifti
i të
dashuruarve, Bjordi dhe Adela. Derisa të fillojë puna ata janë duke
shijuar bashkëjetesën në një nga apartamentet që e kanë marrë me qera
në zonën e
ish-bllokut. Kjo përfshirje e tyre në një loje aktoriale nuk është
rastësi. Me hyrjen e tij në “Big Brother”, Bjordi kishte theksuar
pasionin për t’u
bërë aktor, dhe ndaj iu premtua që do t’i sigurohej një rol në një
projekt italian për realizimin e një filmi artistik.

Ndërsa Adela, pasion të saj kishte shprehur këngën, dhe dëshirën për të
bërë një klip. Ndërkohë që vetëm një javë më parë “Panorama Plus”
publikoi
lajmin e një bashkëpunimi të mundshëm të Pirro Çakos me Adelën, i cili
i ka provuar zërin për të parë mundësinë e realizimit të një kënge që
mund t’i
përshtatet.Pavarësisht këtyre provave duket se edhe ata vetë nuk janë
të qartë se çfarë do të bëjnë konkretisht me projektet e tyre.
Vazhdojnë të
respektojnë kontratën e “Top Channel” si të punësuar në staf, pasi
atyre u është prem-tuar se sezoni i ri televiziv patjetër që do t’i
përfshije në
projekte televizive apo radiofonike.

Për sa i përket Adelës ende nuk i është thënë asgjë rreth ofertës që
prezantuesi i spektaklit “E diell”, Adi Krasta i bëri për të qenë ajo
partnerja e
dytë në sezonin e ri, së bashku me Xhemin. E tani për tani atyre u
mbetet t’u gëzohen pushimeve. Sapo janë kthyer nga Italia, ku Adela
shkelte për
herë të parë. Ditët e nxehta ata i kanë ndarë mes Lecos dhe Romës, ku
më shumë janë mjaftuar duke parë Koloseun, dhe Shën Pjetrin. Ata kanë
udhëtuar
vetëm drejt Italisë, dhe nuk janë shoqëruar nga mamaja e Bjordit,
Antoneta, e cila ka vazhduar të qëndrojë në Shqipëri. Ndërkohë që janë
kthyer të
dielën nga Italia, direkt janë nisur drejt Vlorës, ku kanë qëndruar në
Orikum, në hotelin e Qetsorit, fituesit të “Big Brother 2”, me të cilin
ruajnë
një miqësi të mirë. Atje ata kanë bërë plazh dhe janë kthyer sërish në
Tiranë, për të shkuar drejt Durrësit e Golemit, ku e kanë kaluar kohën
duke
marrë rreze e duke shijuar plazhin.


Mesa duket çifti deri në momentin që ka marrë telefonata pune nga
“Top Channel”, ka vendosur ta shijojnë në maksimum verën, me pushime
dhe udhëtime
në plazhet e nxehta. Gjithçka mbetet për t’u parë në shtator, ndërkohë
që dihet tashmë synimi i tyre i përbashkët për t’ia dedikuar të ardhmen
televizionit dhe kinemasë.

Burirmi: Panorama
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 6 Aug 2009 - 8:27

Lopez urren të jetë larg fëmijëve





Te rejat e Show Biz - Faqe 5 30uz88x

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez nuk mund të durojë të qëndrojë
larg fëmijëve të saj.Lopez, e cila lindi fëmijët Max dhe Emme në shkurt
të vitit
të kaluar, thotë se kudo që ajo fluturon për punë, e shfrytëzon
ueb-kamerën për të qenë në kontakt me ta, pasi të qenit larg është
shumë vështirë për
të.

“Urrej të jem larg nga fëmijët e mi. Por ne e kemi menduar këtë gjë, ku
unë mund t’i shoh ata në kompjuter. Shfrytëzoj kamerën ashtu që t’i
shoh
foshnjat derisa jam larg dhe vetëm i shikoj”, thotë këngëtarja.

Lopez, 40-vjeçare, së fundi tha se dëshiron të ketë edhe më shumë fëmijë
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 6 Aug 2009 - 8:27

Cheryl Cole dëshiron të ‘çajë’ Amerikën





Te rejat e Show Biz - Faqe 5 4hr2f4


Këngëtarja e grupit britanik të vajzave “Girls Aloud”, Cheryl Cole,
thotë se ajo dëshiron të arrijë sukses të madh në Amerikë.“Mendoj se
secili artist
do të dëshironte të çajë Amerikën. Nëse shpërtheni atje, mund të
shpërtheni gjithkund tjetër. Është një gjë shumë, shumë e madhe dhe
shumë më ndryshe
se te ne”, ka thënë këngëtarja për revistën britanike OK!.

“Do të doja të arrijmë sukses të madh në Amerikë, por ne nuk jemi Spice
Girls, nuk jemi në aspektin muzikal si to, ne as nuk dukemi si to”, ka
shtuar
Cole.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Thu 6 Aug 2009 - 8:28

Të gjitha ‘të zezat’ e Paris Hilton në libër





Te rejat e Show Biz - Faqe 5 2dklo20

Ish-menaxheri i Paris Hilton, Jason Moore, ka shkruar një libër ku
tregon gjithçka për dhjetë vitet që ka kaluar krahas bukuroshes së
pasur.New York
Daily News shkruan se tashmë ka filluar në betejë e vërtetë në mes të
botuesve të cilët kërkojnë të drejtën për të edituar librin e titulluar
“Controlling Chaos”, ku menaxheri tregon se si e bëri Hilton një yll
botëror.

“Paris ka qenë armike e vetvetes. Ajo realizoi një video të nxehtë të
xhiruar nga ish-i fejuari i saj, ajo ishte e varur nga alkooli dhe
flinte e
dehur ku të mundte. Theu shpesh rregullat e vozitjes dhe nëse nuk do të
kishte Jason Moore tani do të ishte harruar nga të gjithë”, shkruhet në
letrën
që ka publikuar vetë Moore.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sun 20 Sep 2009 - 12:21

Zhvishet, Ingrid Gjoni: Foto gjat nje kalendari


E re, e bukur dhe shumë e suksesshme. Ingrid Gjoni vjen me një terren të shtruar
nga e motra Inisi, kështu që në hapat e saj të parë mbahej mend kollaj si motra
e Inisit e më pas si Ingrid Gjoni falë punës së fuqishme që bëri që të jetë ajo
motra më Vip e familjes. Ndërkohë vajza bukuroshe nuk ka kursyer hiret e saja
për t’i shfaqur për publikun që e pëlqen, por këtë radhë është ndryshe. Ajo
zhvishet për revistën ‘AS’. Ajo ka pozuar disa herë në fotografi seksi.
Videoklipet e Ingridit janë tejet të nxehta dhe seksi, me një veshje shumë
ekstravagante nëpër koncerte dhe kudo tjetër aq sa kemi menduar se nuk ka mbetur
asgjë më për të parë
Derisa disa vite më herët e motra Inisi u përfshi në një “seks skandal” i
cili u përfol me të madhe në mediat shqiptare, këtë radhë Ingridi si për të na e
kundërshtuar këtë hipotezë, vjen e “zhveshur artistikisht” ekskluzivisht për
revistën prestigjioze ‘AS’ e cila në kopertinën e saj këtë herë ka këngëtaren me
disa foto të jashtëzakonshme. Vajza e njohur e ekranit ka pozuar brenda një
pishine ku pjesa e sipërme e bikinit mungon dhe si aksesor janë vetëm një palë
rruaza, një pamje shumë seksi për të shoqëruar lexuesit në stinën e nxehtë të
verës.
Pjesëmarrëse e shumë festivaleve në Shqipëri dhe shumë herë puna e saj është
shpërblyer me çmime. Krijimtaria e saj muzikore nuk është shumë e madhe, por ato
videoklipe që ka realizuar deri më tani do të mbeten gjatë në mendjen e
publikut. Ingridi do të mbahet mend edhe për videoklipin e nxehtë të cilin e
realizoi në bashkëpunim me këngëtaren tjetër Ciljeta Xhilagën, me të cilën kanë
shoqëri të madhe. Duke pozuar kështu me siguri Ingridi ka thyer disa tabu pasi
deri tani asnjëra nga femrat Vip shqiptare nuk ka guxuar të shkojë më tej se sa
një foto me bikini.

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Ingrid-gjoni-sexy-300x175
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 9 Dec 2009 - 5:19

Zanfina së shpejti me këngë të re


Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Beyerp

Këngëtarja Zanfina Ismajli pritet së shpejti të hedhë këngën e saj të re, e cila është në bashkëpunim me Real 1 dhe DJ Blunt.

Deri më tani kjo këngë është përfolur si kënga më e mirë e Zanfinës, edhe pse ajo ende nuk është dëgjuar nga askush.

Ky do të jetë njëri prej hiteve të reja të DJ Blunt dhe Real 1 me këngëtare të estradës kosovare.


Edituar për herë të fundit nga Gerushi në Wed 9 Dec 2009 - 5:21, edituar 1 herë gjithsej
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 9 Dec 2009 - 5:20

Lady Briatore, sa e bukur shtatzene
Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Gregoraci_briatore

Shtatzania e Elisabetta Gregoraci-t vijon shume mire dhe gruaja e Flavio Briatore duket mese ne forme.

Edhe pse ne muajin e peste, Eli ruan forma shume te mira trupore, ndersa barku i rrumbullakosur e ka bere edhe me te bukur.

Lady Briatore ka kembe shume te bukura dhe fibroze, ndaj nuk heziton te mbaje minifunde duke u dukur me seksi se me pare.

Bashke me te shoqin, Flavio, Eli eshte fotografuar gjate nje mbremje
londineze, plot shkelqim, e nxire ne lekure nga dielli, me sandale
super
elegante, nje fustan te ngushte dhe te shkurter, shoqeruar me nje
pelice te bardhe.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sun 20 Dec 2009 - 6:24

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani vendosen cifti prezantues i festivalit ne RTSH




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 U1_Miriam-Alban1
Do të këndojnë, do kërcejnë por kryesorja është që do prezantojnë,
arsyeja pse u vendos përfundimisht që të jenë ata prezantuesit e
edicionit të 48-të
të Këngës në RTSH. Pas diskutimit të disa emrave për të qenë prezantues
të festivalit, organizatorët kanë vendosur përfundimisht që drejtues të
jenë
dy artistët të cilët po jetojnë një bashkëjetesë në Gjermani. Alban
Skënderaj dhe Miriam Çani tashmë kanë filluar provat me skenarin e Genc
Ymeraj,
ndërsa pritet të fillojnë provat në Pallatin e Kongreseve, ku do të
organizohet festivali nga data 24-27 Dhjetor. Bisedimet me drejtuesit e
TVSH-së
për të qenë ata prezantuesit e Festivalit të Këngës në Radio
Televizion, një festival që është bërë shumë i lakmuar vitet e fundit,
për shkak se
këngëtarët synojnë Festivalin Evropian, ata i kishin filluar shumë
herët. Për ta kjo eksperiencë e re do të ishte një arritje edhe në
fushën e
spektaklit. Për Albanin kjo do të ishte hera e tij e parë, ndërsa për
Miriamin mbase do të ishte më e thjeshtë. Ajo është e mësuar me
prezantimin pasi
aktualisht është moderatore e një emisioni për të rinj në televizionet
gjermane. Njohja e saj me botën e artit atje ka qenë dhe një mbështetje
për
Albanin, i cili e ka pohuar dhe vetë. Historia e tyre e dashurisë ka
nisur në mars të 2007, ku janë njohur në një stacion treni në Gjermani.
Ata u
përpoqën ta mbanin të fshehtë deri një vit më parë lidhjen, kur
vendosën të dilnin për herë të parë në publik në Tiranë. Arsyeja pasi
ishin të ftuarit
specialë të spektaklit të bukurisë “Miss Globe”. Në fillim lidhja e
tyre qarkulloi vetëm si thashethem derisa Albani publikoi klipin e tij,
ku shfaqej
në bashkëpunimin e tij të parë me bukuroshen Çani. “Let me die with
you” është klipi i tyre i fundit që kanë publikuar së bashku, një klip
me fabul
dashurie.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sun 20 Dec 2009 - 6:26

Cana dhe Clara vazhdojn historin edhe në Angli




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Lorik_cana_marsilya
Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Cd6b47dc4825fc863c8f3ccb7e2605e9
Canës dhe ish-pornostares Clara Morgane duket se vazhdon historin edhe në Angli.


Ky lajme behet i ditur bga websajti francez “actu-foot.fr”. Aty thuhet
se modelja, ish-aktore e filmave porno dhe e klasifikuar si një nga 10
femrat
më të bukura franceze, është parë në klube nate dhe në shtëpinë e
futbollistit shqiptar në Angli.

Loriku tashmë jeton në Njukasëll, qytet që është afër me Sandërlendin
ku ai është transferuar këtë sezon, por sipas mediave franceze Clara
Morgane
është një vizitore e rregullt e tij.

Në shtypin francez u fol një vit më parë për një lidhje mes tyre, por
gjithsesi asnjëherë nuk ka ekzistuar një foto që t’i tregonte të dy
bashkë.
Përpos kësaj, gjithçka u duk e besueshme duke parë historitë e shumta
të lojtarit kuqezi me modelet në Marsejë apo Paris.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sun 27 Dec 2009 - 3:33

Ciljeta: Me emrin tim sulmojne PD




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Ciljeta-Xhilaga2
Nuk i ka bërë ende 25 vjeçe dhe është më e reja në listën e 100
fituesve në Këshillin Kombëtar të PD-së. Edhe pse nuk do ta lërë
skenën, nuk e mohon
që jeta i ka ndryshuar. Në këtë intervistë tregon gjithçka se si u
gjend në politikë dhe ku synon të shkojë. Cila është njohja me
Kryeministrin
Berisha, komentet që i janë bërë për ta sulmuar, ndërsa pohon se lidhja
e saj 5 vjeçare e dashurisë vazhdon ende
Çiljeta tashmë je në listën e 100 anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Si ndihesh?
Ndihem e vlerësuar dhe me përgjegjësi.
Pse mendon se të kanë votuar?
Mua me ka kandiduar Forumi Rinor i Partisë Demokratike duke qenë se
gjithmonë jam angazhuar, gjithmonë kam deklaruar bindjen time hapur për
këtë
parti. Besoj më kanë votuar duke menduar se përveç se jam një demokrate
me bindje të djathta, përfaqësoj dhe bukur forumin rinor të Partisë
Demokratike, por dhe për faktin se jam një personazh publik.
Je në zonën e fituesve, ku mes të rinjve ka shumë politikanë me
karrierë. Si e sheh veten mes tyre dhe cilat janë ambiciet e vërteta në
politikë?
E shoh që jam më e reja mes tyre dhe më pa përvojë në këtë fushë se
ato. Edhe pse kam kryer studimet për shkenca politike përvoja është ajo
që të
ndjehesh politikan, megjithatë për mua është privilegj, që emri im
është mes tyre. Kjo më bën të ndjehem me përgjegjësi për të qenë e
angazhuar
denjësisht tek kjo parti. Eshtë tepër herët të flas për ambicie, pasi
ky ishte vetëm një hap i parë, dhe pse dëshira është e madhe për të
vazhduar më
tej.
Mendon realisht se rrjedha e jetës do të ndryshojë, dhe sa e angazhuar do të jesh realisht në politikën, po muzikë?
Sigurisht që diçka do ndryshojë. Tani që më kanë përzgjedhur në
Këshillin Kombëtar përgjegjësia ime është më e madhe dhe do angazhohem
seriozisht në
politikë, por muzika është pjesa ime parësore për mua, madje kjo më
inspiron të bëj “hite” edhe më të bukura që fansat e mi të shtohen,
sigurisht edhe
demokratë të rinj do shtohen.
Ndërkohë që pritej rezultati i votimit, në një nga TV-të u përdor
shprehja “çiljetizimi i PD-së”. Si do ta kishe komentuar këtë shprehje?
Mua më vjen çudi pse një i ri që hyn në Këshillin Kombëtar duhet të
sulmohet kaq shumë, ndërkohë që kanë në dorë të tregohen dashamirës
ndaj këtij
fakti megjithatë çdo njeri ka të drejtë të mendojë dhe t’i përdorë si
të dojë. Komentet që bëjnë për mua s’kanë rëndësi shumë. Për më tepër
që ato i
përdorin për të sulmuar Partinë Demokratike, dhe jo mua.
Jeni pjesë e PD-së, po çfarë mendoni se nuk funksionon si duhet në këtë qeverisje që do të dëshironit të ndryshonte?
Besoj se si në 4-vjeçarin e parë ku janë arritur shumë gjëra dhe në
këtë 4 –vjeçar, ku planet dhe projektet e Kryeministrit janë shumë të
mëdha. Çdo
gjë po funksionon mirë për më shumë unë s’jam aq e informuar
politikisht sa të mund të bëj një kritikë se cfarë nuk funksionon.
Një nga diskutimet e fundit ka qenë legalizimi i martesave gay, ti je pro apo kundër?
(qesh)Jam pro, nuk gjykoj askënd. Çdokush ka të drejtë ta bëj jetën si
do, ndaj dhe quhemi shtet demokratik, që gjithkush është i lirë të bëjë
zgjedhjen që dëshiron.
I njeh femrat e tjera në këtë këshill të ri, mund të përmendësh disa emra?
Sigurisht njoh disa prej tyre si; znj.Juela Meçani, znj.Erla Mëhilli, znj. Mesila Doda, etj.
Duket se Kryetari i rizgjedhur i Këshillit dhe Kryeministri Berisha të
ka për zemër. Ke biseduar ndonjëherë dhe çfarë ju ka thënë?
Jo, nuk kam biseduar asnjëherë me Kryeministrin Berisha. Kontakti më i
afërt ka qenë nëpër fusha kur kemi pasur thjesht shtrëngime duarsh.
Vlerësimi
që më ka bërë mua më ka frymëzuar t’i hyj seriozisht dhe denjësisht
politikës që të punoj shumë aq sa dhe kontributi im te jetë i dobishëm
në këtë
parti dhe ndoshta një ditë të ndjehet krenar për mua, kur të jem pjesë
e kësaj qeverie. Për mua është një njeri me zemër të madhe, me shpirt
luftarak
dhe kjo e bën të paarritshëm. Kjo është një bindje që kam pasur dhe e
kam përforcuar dhe më shumë këtë fushatë, sa herë që e dëgjoja me
kuriozitet
fëmije kur fliste, dhe sa herë e kisha në krah kur këndonim “Shqipëria
po ndryshon”.
Kthehemi tek muzika, skena… Çfarë jeni duke realizuar në këto momente,
dhe a do të mund të ndryshonit stil në muzikë tani e tutje?
Shumë e kam ndryshuar stilin këto vite madje dhe kjo vjen si shkak i
moshës që jam rritur. Stili që kam është ai që më veçon nga të tjerat.
Jam duke
realizuar dy këngë të reja me Flori Mumajesin.
Ndërkohë ku keni planifikuar ta kaloni ndërrimin e viteve, dhe çfarë dhuratash ke përgatitur?
Me familjen time ende skam bërë dhurata, do mendohem e do të them (qesh).
Mendoni se ky është shekulli i njerëzve të bukur, ty personalisht të janë hapur shumë dyer?
Bukuria ka qenë një prioritet shekuj me parë, po kjo s’është gjithçka.
Për të arritur duhet punë dhe investim, sakrificë për t’i merituar
dyert e
hapura.
Dhe një pyetje për jetën private, në fakt nëse do t’u pyesnim për statusin tuaj, je “in relationship” apo “single”?
Mua të shkretës s’më lënë “single” asnjëherë(qesh). Vazhdoj të jem in
relationship prej pesë vjetëve. Tashmë ju e dini, pse pyesni kot…
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sun 27 Dec 2009 - 3:35

Jonida Maliqi, vajza qe u rrit ne skenen e kenges




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Jonida_lanson_klipin_e_ri



E ideuar qe ne gjeneze nga prinderit e saj per t`u bere e tille,
admiruese e grupit “Spice Girls” ne adoleshence me hitin “Viva
Forever”, e sigurt per
ate qe ka arritur ne kenge dhe jeten private, ne kete dite feste e
gjejme te levize me makinen e saj rrugeve te kryeqytetit, duke ndjekur
ritualin e
dites. Behet fjale per kengetaren Jonida Maliqi.

Mesojme se prej pak kohesh ka hapur biznesin e saj privat, i cili i
rremben nje pjese te mire te dites, por pjese e hobeve te saj jane
teatri dhe
letersia, pasione keto ne funksion te kenges. Ka dale ne skene qe ne
moshen 9 vjecare ne festivalet per femije, ndersa skenen e madhe te
aktiviteteve
te rendesishme e ngjiti 4 vjet me vone per te njohur vetem suksese.

Alfred Kacinari, nje prej kompozitoreve te saj dhe mik i familjes, e
kujton ne kete menyre Joniden e vogel. “Gjithmone ka qene nje femije i
kujdesur
qe shoqerohej nga mamaja, pastaj nxenese e liceut artistik”. E
destinuar per te mos u prezantuar gjithmone njesoj, me profile qe
gjithmonë surprizojnë
publikin, i gjithe ky sharm per Kacinarin buron nga nje “veti“ qe
Jonida tashme e gezon. “Tendenca e saj per te ndryshuar shihet por
gjithmone ajo
kerkon te respektoje formimin e saj, menyren e jeteses, vendin ku eshte
rritur”, shton Alfredi.

Neser pritet te jete e ftuar ne nje nga aktivitetet me te rendesishme
te fund-vitit ne kryeqytet, i duhet nje look i vecante dhe per kete e
ndihmon
ajo qe rri pas “inisiativave provokuese” ne look-un e Jonides, Ema.
Tashme eshte e martuar, por Jonida gjen pak kohe per shoqen e saj Xheni.

Nje kafe me te, per Joniden, eshte relaksuese. “Eshte shume e ndjeshme
pavaresisht se duket natyre tjeter. Preket edhe nga fjalet apo
thashethemet.
Flasim per shume gjera bashke”, pohon Xheni. Thote se ne momentin qe u
martua mendoi per te dy. Per te, koha e dashurise dhe pavaresise nuk
ekziston
me, per te tani e rendesishme eshte familja dhe unifikimi në cift..
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 6 Jan 2010 - 11:05

Kengetaret e bukura kosovare qe i gjeti 2010 te vetmuara




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Leonora%20poloska1
Leonora Poloska
Edhe Leonora Poloska është e dashuruar por derisa të zbulohet i dashuri
i saj, këngëtarja mund të quhet “single”. Me shumë fanatizëm e ruan
jetën e
saj private, sa që nga dalja në skenën muzikore, deri më tani nuk është
përmendur për ndonjë aferë dashurie. Këngëtarja shumë e pëlqyer për
zërin e
saj karakteristik, ka gjetur princin e saj, i cili me siguri do të
zbulohet në ndonjë nga numrat e rradhës të suplementit…

Leonora Jakupi
Te rejat e Show Biz - Faqe 5 U1_Leonora-Jakupi3
Ka kaluar të 30-tat, por deri më tani nuk ka deklaruar ndonjëherë se
është e dashuruar. Leonora akoma është në kërkim të dashurisë. Kohë më
parw u
përfol për një lidhje të saj me një regjisor të klipeve, por
thashethemet u hodhën poshtë nga ai, duke thënë se “me Leonorën kemi
vetëm bashkëpunim
profesional dhe asgjë më shumë”. Kujtojmë se këngëtarja në moshën 17-
vjeçare ka qenë në lidhje dashurie me Nazif Destanin, vëllain e aktorit
Blerim
Destani.

Eliza Hoxha
Te rejat e Show Biz - Faqe 5 82
Këngëtarja Eliza Hoxha deri më tani nuk ka deklaruar se ka ndonjë të
dashur. “I dashuri i Elizës është i martuar”, thoshte një artikull, i
cili e
shqetësoi pa masë këngëtaren, por përsëri deri më tani nuk ka thënë se
është e dashuruar. Nëpër shumë intervista këngëtarja ka thënë se është
dhe
vazhdon të jetë “single”. Shumë zëra nga Prishtina flasin për lidhje të
Elizës, por derisa të sigurohemi mirë nuk mund të publikojmë asgjë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 Jan 2010 - 8:13

Pamela në kërkim të një të dashuri të ri




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 33y2lmt

Pamela në kërkim të një të dashuri të ri
Pamela Anderson e ka filluar mbrapshtë vitin 2010, ajo është ndarë nga i dashuri i saj Jamie Padget.
Ish-aktorja e serialit “Baywatch” është njoftuar me Padget në vitin
2008 në Kaliforni, teksa ai po rinovonte në shtëpinë e saj, dhe që
atëherë kanë
qenë së bashku.

Mirëpo një burim i afërt me bionden ka thënë për RadarOnline.com, se
“Pam e ka bërë të qartë se nuk është më në lidhje me Jamien dhe se ajo
është duke
kërkuar një të dashur të ri”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 Jan 2010 - 8:15

Paris Hilton, serish virgjereshe




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Paris-hilton


Paris Hilton, e njohur per videot thuajse porno, si dhe per faktin se
eshte trashegimtare e hoteleve Hilton, kerkon qe te jete serish nje
virgjereshe.

Sipas disa miqve te saj, mesohet se Paris kerkon qe te beje nje
nderhyrje kirurgjikale ne nje klinike gjinekologjike te Beverly Hills,
si prove
dashurie per lojtarin e bejsbollit Doug Rheinardt, me te cilin do te
martohet brenda vitit 2010.

Paris ka zgjedhur te beje kete teknike shume te perdorur sidomos ne Brazil, por edhe ne vendet myslimane.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 Jan 2010 - 8:16

Cheryl Cole “magjeps” Angline me “3 fjale”




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 20090920_39d3b336923bb5616a8biQhfJ2D6m4aN



Ne te shkuaren ka fituar fame fale pjesemarrjes ne “Popstars: The
Rivals” dhe me pas ne jurine e “X Factor Uk”, por tashme ka ardhur koha
qe Cheryl
Cole te pushtoje zemrat e britanikeve me zerin e saj.

Kenga me titullin "3 Words" ku ajo ben duet me me Will.i.am. po arrin
majat ne Britani. Ky bashkepunim me kengetarin e “Black Eyed Peas” i ka
dhene
nje ndihme mjaft te madhe bukuroshes brune, duke i hapur rrugen per nje
te ardhme te sigurt ne boten e muzikes.

Versioni remix i kenges degjohet pothuajse ne te gjitha pub-et e
Londres, duke e ngritur kengen ne vendet me te larta te top listes
britanike.
Nderkohe, ne muajin shkurt pritet te dale ne treg edhe albumi me te
njejtin titull, “3 Words”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 Jan 2010 - 8:16

Flavio Briatore tek Ferrari?




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Flavio_briatore


Nese Flavio Briatore do t’i shpetoje edhe apelit, atehere per ish
drejtuesin e Renault mund te kete nje vend te lire tek Ferrari.

Ai ka marre mbeshtetjen e presidentit te Ferrarit, Montezemolo pas
vendimit te dhene nga Gjykata e Larte ne Paris. Sipas te dhenave te
fundit,
“kokekuqja” mund t’i siguroje nje vend si superkonsulent Briatores,
hipoteze qe mund te behet realitet ne vitin 2011.

Ne Maranello, Briatore mund te menaxhoje ceshtjen e sponsorave, pune qe
aktualisht po e ben Stefano Domenicali. Por skenaret e mundshem shkojne
edhe
me tej, pertej vitit 2012 kur perfundon marreveshja e Konkordias, cka i
hap rrugen largimit te Bernie Ecclestone.

Ne kete rast, Briatore mund te zere vendin e britanikut 80 vjecar. Por
ky skenar ka pak mundesi te realizohet, pasi per te marre nje vendim te
tille
duhet edhe miratimi i dyshes Mosley-Todt.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Wed 13 Jan 2010 - 9:02

Arta Bajrami shtatzane!?




Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Arta%2BBajrami%2B06



Kohëve të fundit flitej me të madhe se këngëtarja Arta Bajrami është
shtatzënë. Është më se normale që njeriu pasi të martohet të
planifikojë edhe
zgjerimin e familjes. Menduam se këtë gjë e ka planifikuar edhe
këngëtarja e cila nuk po ndalet në punën e saj. Edhe pse e martuar,
Arta nuk është
shkëputur aspak nga angazhimet muzikore, qofshin ato koncerte, mbrëmje
muzikore apo xhirime televizive. Mund të thuhet se ishte ndër të paktat
këngëtare e cila u paraqit gati në çdo televizion dhe program festiv.
Albumi i fundit po ecën shumë mirë në shitje dhe mban në vete këngë
hite. “Jo
nuk jam shtatzënë, e di që kanë qarkulluar fjalë të shumta nëpër media
dhe web-faqe të ndryshme, por është keqkuptuar intervista ime dhënë më
herët
duke thënë që planifikoj familje”, kështu ka theksuar Arta Bajrami në
një intervistë për mediat kosovare. Këtë vit ajo mendon të punojë edhe
më shumë
për karrierën e saj duke realizuar këngë dhe hite të reja. Këtë rradhë
këngëtarja ka vendosur të fillojë realizimin e këngëve në zhanrin
popullor. Për
sa u përket thashethemeve në lidhje me shtatzëninë e saj akoma dyshohet
pasi këtë gjë e vërteton edhe fotoja të cilën e publikojmë si dëshmi.
Kjo foto
është shkëputur gjatë realizimit të klipit “Falje nuk ka” baladë kjo
shumë e pëlqyer e këngëtares dhe ka disa muaj që është hedhur në treg.
Tashti,
Arta ose ka dështuar në shtatzëninë e saj ose e mban të fshehur akoma?
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz - Faqe 5 Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi