Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te rejat e Show Biz

2 posters

 :: Show Biz

Faqja 1 e 6 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:28

Taylor Swift djeg fotot e ish-të dashurve
Te rejat e Show Biz F.0509134926653_m
Ylli i muzikës country, Taylor Swift, ka bërë të ditur se ajo i djeg të gjitha fotografitë e ish-të dashurve të saj.
“Nuk jam e vetmja që i djeg fotografitë e të dashurve të mëhershëm.
Disa meshkuj nuk meritojnë të kesh fotografi të tyre”, ka thënë Swift
para
koncertit të saj në Londër.

“Shikoni djema, nëse i mërzisni vajzat e Londrës, do të shkruaj një këngë për ju”, ka shtuar më tej këngëtarja amerikane.

Swift më herët ka qenë në lidhje edhe me yllin e bendit Jonas Brothers, Joe Jonas.


Edituar për herë të fundit nga Geri në Tue 26 Jan 2010 - 12:09, edituar 1 herë gjithsej
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:29

Fox kërkon të lihet e qetë nga mediat




Te rejat e Show Biz F.0508220538508_m

Megan Fox kërkon nga mediat ta lënë të qetë atë dhe të dashurin e saj
të rikthyer, Brian Austin Green, derisa ata të vendosin për statusin e
lidhjes
së tyre.
Aktorja 22-vjeçare, në muajin shkurt u raportua se i dha fund fejesës
me aktorin e serisë “Beverly Hills, 90210”, 35-vjeçarin Green, duke u
ndarë pas
pesë vitesh lidhje.

Por, muajin e kaluar Fox zbuloi se është rikthyer me të fejuarin e saj, por ende nuk ishte e gatshme të martohej.

“Jam vërtet në një pikë të ndjeshme në jetën time...”, i ka porositur
aktorja mediat. “Nuk e di si ndjehem ose mendoj rreth gjithçka tash,
dhe ndjej
se jam nën mikroskop”, ka shtuar aktorja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:29

Winslet akuzon për shpifje gazetën Daily Mail




Te rejat e Show Biz F.0508190458525_m

Fituesja e çmimit Oskar, Kate Winslet, ka bërë një akuzë shpifjeje për
gazetën britanike Daily Mail, rreth artikullit që thotë se ajo kishte
gënjyer
për regjimin e fituesit që ndjek.
Aktorja e filmit “Titanic” ka dërguar një akuzë shpifjeje për Daily
Mail duke kërkuar 150 mijë funte dëmshpërblim, rreth artikullit të
titulluar “A
duhet Kate Winslet ta fitojë Oskarin për aktoren më të nevrikosur në
botë?”, të botuar më herët këtë vit.

Në letrat e dërguara në gjykatën e lartë të Londrës, 33-vjeçarja thotë
se ajo ka qenë e “e shqetësuar dhe turpëruar” nga thëniet në gazetë.

Winslet, nënë e dy-fëmijëve, e cila fitoi çmimin Oskar në kategorinë
aktorja më e mirë në rol kryesor për filmin “The Reader”, thotë se ajo
veçanërisht ka qenë e shqetësuar nga toni i pakëndshëm dhe ndytë i
tregimit të Daily Mail.

Aktorja shton se duke shkruar se ajo ka gënjyer publikisht për mënyrën
se si e ruan vijën e trupit, artikulli kishte rrezikuar rolin e saj si
modele
për femrat e reja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:30

Cohen prish lëkurën derisa zbardh qimet




Te rejat e Show Biz F.0508161803225_m

Aktori komik, Sacha Baron Cohen, i cili luan rolin e një reporteri
australian të modës në filmin e tij të ri “Bruno”, ka përdorë substanca
kimike të
fuqishme për të bërë trupin e tij të duket pa qime.
Por 37-vjeçari, ka pësuar një reaksion alergjik gjatë zbardhjes dhe në
trupin e tij kanë shpërthyer menjëherë njolla të puçrrave të dhimbshme,
pas të
cilës është dërguar në spital për trajtim.

Atij i është përshkruar një krem anti-alergjik, por megjithatë aktorit
i është dashur disa ditë për t’u shëruar, duke shtyrë xhirimet e filmit
për
rreth një javë.

Kujdes me produktet që aplikoni në lëkurën tuaj!
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:30

Swayze pendohet për keqpërdorimin e trupit në rini




Te rejat e Show Biz F.0508152545411_m

Patrick Swayze ka thënë se pendimi më i madh i tij është se nuk është kujdesur për veten kur ka qenë i ri.
Yllli i filmit “Dirty Dancing”, i cili aktualisht është duke bërë luftë
me kancerin, ishte mësuar të mendojë se ai ishte i pathyeshëm, por tash
dëshiron të mos kishte qenë ai i pakujdesshëm me trupin e tij.

“Pendimi im më i madh është dëmtimi fizik që i kam bërë trupit. Mund të
bëja po thuajse gjithçka fizikisht dhe isha mësuar të besoj se jam i
pathyeshëm, duke thyer eshtrat vazhdimisht, duke luajtur futboll, duke
bërë gjimnastikë, zhytje, balet, duke i bërë maltretim vetes, kik-boks,
dyluftime në skenë... gjithë kjo tash më duket ca budallallëk”, ka
thënë aktori 56-vjeçar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:31

Halil Gashi pranohet në "Cirque Du Soleil"




Te rejat e Show Biz F.0508123011161_m

Halil Gashi është pjesëtari më i ri i trupës së njohur të "Cirque Du Soleil", njofton revista "Albaniac".
Ai është nga Kosova dhe prej vitesh kërcen me trupa të ndryshme në
Evropë si dhe ka marrë pjesë në shume reklama të firmave evropiane si
dhe ka qenë
njëri prej modelëve në reklamën e MTV-së për Euron, ku gjatë kërcimit
ka formuar dhe simbolin shqiptar- shqiponjën (duke kryqëzuar dy duart).


"Cirque Du Soleil" është një trupë skenike e cila performon një kombinim dramatik të arteve të cirkut dhe ‘argëtimeve të rrugës’
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:31

Sutherland paditet për sulm




Te rejat e Show Biz F.0508103306307_m

Kiefer Sutherland është akuzuar zyrtarisht për sulm ndaj një dizajneri në një ndejë të modës në New York.
Aktori i serialit “24” është akuzuar për goditjen Jack MCCollough,
dizajnerit të kompanisë për veshjet e femrave “Proenza Schouler” në
pasndejën e
evenimentit të modës “Met Costume Institute Gala”.

Sutherland i është dorëzuar policisë së New Yorkut të enjten, me ç’rast është arrestuar dhe është akuzuar për veprimin e tij.

Më pas aktori është liruar me kusht që të paraqitet në Gjykatën Kriminale më 22 qershor për t’u përballur me padinë
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:32

Minogue paraqitet në një ceremoni bamirëse




Te rejat e Show Biz F.0508095611188_m

Këngëtarja australiane, Kylie Minogue, e cila në vitin 2005 ishte
diagnostikuar me kancer të gjirit, është paraqitur në Manhattan të
enjten në një
ceremoni të veçantë për të promovuar një shoqatë bamirëse, e cila ka
për qëllim të sigurojë sa më shumë donatorë të palcës kockore për të
ndihmuar në
mjekimin e personave të sëmurë me leukemi.
Minogue ishte e ftuar si mysafire nderi në këtë ceremoni, e cila ishte
pasuar me një eveniment për rritjen e fondeve për fushatën anti-kancer.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:32

Hudson fejohet sërish




Te rejat e Show Biz F.0508094924910_m

Jennifer Hudson është fejuar për të dytën herë, pasi që i ka propozuar martesë partnerit të saj David Otunga.
Në shtator të vitit të kaluar, për ditëlindjen e Hudson, Otunga kërkoi nga aktorja/këngëtarja që të martohej me të.

Dhe derisa atëherë ylli i filmit “Dream Girls” kishte thënë ‘PO’, ajo e
ka bërë të njëjtën gjë vetë duke bërë një propozim romantik, po në
ditëlindjen
e Otungas.

Fituesja e Oskarit ia kishte blerë një unazë diamanti të fejuarit të
saj dhe në këtë mënyrë ia ka kthyer nderin duke bërë një gjest që e
përforcon
edhe më shumë lidhjen e tyre.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:32

Black Eyed Peas vazhdon të kryesojë në SHBA




Te rejat e Show Biz F.0507235952934_m

Grupi i rikthyer Black Eyed Peas, ka vazhduar të kryesojë edhe për një javë në top listën amerikane.
Hiti i grupit “Boom Boom Pow”, kryeson top listën amerikane të muzikës pop edhe pas katër javësh pasi morri kreun.

Jamie Foxx ka marrë pozitën e dytë me hitin e tij “Blame It”, derisa
hiti i Lady GaGa, “Poker Face”, ka zbritur në pozitën e tretë.

Debutimi më i lartë ka qenë Eminem me “3am”, që ka marrë pozitën e 32-të.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:32

Beyonce do të bëjë një pauzë




Te rejat e Show Biz F.0508104211968_m

Beyonce Knowles dëshiron të bëjë një pauzë dyvjeçare nga karriera e saj muzikore dhe filmike.
Këngëtarja/aktorja, e cila është e martuar me reperin Jay-Z, është e
gatshme që të heqë dorë nga puna për një kohë, me qëllim që t’i
përkushtohet
jetës së saj private.

“Prioritetet e mia po ndryshojnë dalëngadalë. Kështu që, pas këtij
turneu ndoshta do të ndjej lodhje dhe do të bëj dy vite pushim. Kam
punuar shumë
dhe e meritoj pushimin”, ka thënë Beyonce.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:33

Robert Pattinson pëlqen femrat e fuqishme




Te rejat e Show Biz F.0509114830719_m

Kur është fjala për femrat, Robert Pattinson nuk dëshiron ta bëjë hapin
e parë. Aktori britanik thotë se ai pëlqen femrat e fuqishme, pasi nëse
do t’i
mbetet atij t’i kërkojë një vajze të dalë me të, ai do të mbetej
përgjithmonë i vetëm.
“Më pëlqen kur njerëzit janë iniciatorë. Më pëlqejnë njerëzit e
fuqishëm. Nuk e di se çfarë tjetër mund të kërkoja. Marr gjithçka që
kërkoj”, ka thënë
aktori britanik,

Së fundi u tha se Pattinson, i cili aktualisht xhiron vazhdimin e
“Twilight”, që titullohet “New Moon”, është u pushtuar nga një
striptizere.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:33

Garner “nëna më e mirë”




Te rejat e Show Biz F.0509113905793_m

Jennifer Garner ka kryesuar një sondazh të fundit që kërkonte nënën më të mirë të famshme.
Aktorja 27-vjeçare, e cila ka dy vajza me burrin e saj Ben Affleck, ka
dalë më e votuara në mesin e 10 mijë votuesve të faqes parentdish.com,
duke
marrë 37% të votave.

Vendi i dytë ndahet në mes të yllit të filmit “Monsters Vs Aliens”,
Reese Witherspoon dhe zonjës së parë të Amerikës, Michelle Obama

Ndërkohë në sondazhin tjetër të kësaj faqeje, që kërkonte nënën “më të
keqe”, kryesuese ka dalë Courtney Love, ndërsa nuk kanë munguar as
Britney
Spears dhe Kate Moss.

Nënat më të mira në mesin e yjeve:

1. Jennifer Garner
2. Reese Witherspoon
2. Michelle Obama
4. Gwen Stefani
5. Angelina Jolie

Nënat më të këqija në mesin e yjeve.

1. Courtney Love
2. Dina Lohan
3. Britney Spears
4. Sarah Palin
5. Kate Moss
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 2:33

E kaluara topolake e Beyonces




Te rejat e Show Biz F.0507122807809_m

Beyonce Knowles është shumë e kujdesshme me vijën e saj trupore, pasi që ka pasur probleme me mbipeshën si e re.
Këngëtarja dhe aktorja joshëse ka pranuar se ka kaluar një fazë ‘të
shëmtuar’ gjatë jetës së saj duke thënë se si fëmijë ka qenë e trashë.

“Kur kam pasur 10 ose 11 vjet, kam qenë shumë e trashë, aq e trashë
saqë e gjithë familja ime duhej të më ndihmonte t’i vishja
pantallonat”, ka
treguar Beyonce për revistën “Glamour”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sun 10 May 2009 - 9:17

Shiu prish koncertin rikthyes të Winehouse





Te rejat e Show Biz F.0509192701289_m

Koncerti i parë rikthyer i Amy Winehouse për vitin 2009, i planifikuar
për sot në festivalin e xhazit në St Lucia është anuluar për shkak të
shiut të
rrufeshëm që ka kapluar ishullin.
Paraqitja rikthyese e këngëtares problematike në ishullin e Karaibeve,
është ‘vizituar’ edhe nga shiu, që ka mbuluar edhe skenën. Zëdhënësi i
këngëtares ka bërë të ditur se 25-vjeçarja ka qenë ‘e zhgënjyer’ për
ndryshimin e planeve.

“Amy dhe bendi u përpoqën të vazhdojnë, por u desh të ndërpritej. Amy
është shumë e zhgënjyer derisa St Lucia ka qenë e jashtëzakonshme me të
dhe
njerëzit e këtij vendi e kanë mirëpritur me krahë të hapur, por
rrethanat bënë që paraqitja e veçantë të mos shkojë siç është
planifikuar”, ka bërë të
ditur zëdhënësi i këngëtares.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sun 10 May 2009 - 9:18

David: Victoria është e vetmja femër për mua




Te rejat e Show Biz F.0509210527311_m

Ylli i futbollit David Beckham, ka hedhur poshtë spekulimet se ka
‘përzier’ diçka me ndonjë modele hungareze dhe ka nxjerr në shesh
dashurinë që ndjen
për Victorian.
Dyshja një kohë kanë qenë objekt i thashethemeve rreth lidhjes së tyre
turbulente, derisa janë në prag të dhjetëvjetorit të martesës (në
qershor).

“Nuk kam dëshirë për femra të tjera. E dua vetëm Victorian. 90% e
gjithë asaj çfarë shkruhet për ne është e trilluar. Gjëja e fundit
ishte tregimi për
modelen hungareze. Unë kurrë nuk kam darkuar me atë zonjushë të re.
Nëse gjej kohë për të mohuar çdo tregim, nuk do të kisha kohë të jem
futbollist”,
ka thënë Beckham.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Sun 10 May 2009 - 9:19

Armstrong fajëson Crow për ndarjen




Te rejat e Show Biz F.0509165637212_m

Lance Armstrong thotë se ‘presioni’ nga ‘momenti biologjik i Sheryl
Crow, e ka nxitur atë t’i japë fund fejesës së tyre më shumë se tre
vite më
parë.
Në biografinë e tij të re, “Lance: The Making Of The World's Greatest
Champion”, çiklisti ka shpjeguar se dëshira e Crow për të pasur fëmijë
kishte
shkaktuar problem në lidhjen e tyre.

“Ajo dëshironte martesë, dëshironte fëmijë, dhe jo që unë nuk i doja
ato, por nuk i doja në atë kohë, pasi posa kisha dalë nga martesa.
Tashmë kisha
edhe fëmijë”, ka kujtuar Armstrong.

Fituesi i shtatëfishti i “Tour de France” po ashtu ka thënë se derisa
ai nuk ishte i gatshëm të ketë fëmijë me këngëtaren në atë kohë, kjo do
të mund
të ndodhte në të ardhmen.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Mon 11 May 2009 - 20:52

Sukses i “Star Trek” ne kinemate amerikane


Te rejat e Show Biz Star_trek

Filmi
i ri “Star Trek” ndodhet ne krye te klasifikimit ne kinemate amerikane.
Prodhimi i fundit i regjisorit JJ Abrams siguroi 76,5 milione dollare
te ardhura ne dy ditet e para te shfaqjes, duke e mundur lehtesisht
rivalin me te afert.

Filmi grumbulloi me
shume para se cdo premiere e 10 filmave te meparshem te “Star Trek”. Ai
ka lene pas X-Men Origins: Wolverine, qe zbriti ne vendin e dyte me 27
milione dollare edhe pse ky shenoi me shume te ardhura, 85 milione ne
fundjaven e pare te shfaqjes.

"Star Trek", ne te cilin
interpreton Chris Pine ne rolin kryesor, zbulon historite Kapitenit
Kirk, zotit Spock dhe pjeses tjeter te ekuipazhit te USS Enterprise.

"Paramount Pictures" parashikon qe filmi me buxhet 140 milione dollare, te arketoje mbi 200 milione dollare gjate veres.

Komedia
romantike “Ghosts of Girlfriends Past” u rendit ne vendin e trete,
thrilleri i Beyonce ”Obsessed” ishte i katerti, ndersa komedia me Zac
Efron “17 Again”, ndodhet ne vendin e peste.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Mon 11 May 2009 - 20:53

Robbie Williams do rikthehet


Te rejat e Show Biz Robbie-williams

Ndonese disa here eshte folur per ribashkimin me grupin “Take That”, Robie Williams duket se do t’i befasoje te gjithe.
Kengetari
britanik po pergatit nje turne prej 10 milione sterlinash dhe ka
vendosur te zhvilloje nje seri koncerte ne Arena O2 ne Londer, ne te
njejtin vend ku Michael Jackson do te zhvilloje dhjetera koncerte kete
vere. Nje burim tha per “News Of The World” se Robbie synon te munde
Jackson dhe vete Take That.

“Ka vendosur te rikthehet dhe te
tregoje se eshte ai mbreti i pop-it”, tha burimi. Sipas tij, koncertet
jane planifikuar per vitin e ardhshem, se bashku me daljen e nje albumi
te ri. Robie synon nje super show per te fituar te gjithe adhuruest e
humbur.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Mon 11 May 2009 - 20:54

Winehouse, paraqitje e dobet ne Santa Lucia


Te rejat e Show Biz Amy-koncert

Amy Winehouse zhgenjen me rikthimin e saj ne skene pas problemeve te shumta ne jeten private.
Kengetarja
britanike nuk ka shkelqyer ne skenen e ishullit Santa Lucia ne Bahamas
per shkak te shiut qe ka prishur atmosferen por edhe per shkak te
paraqitjes se saj mjaft te dobet skenike dhe vokale. Sipas fansave te
pranishem ne koncert, Amy harroi disa here tekstet e kengeve dhe eshte
shprehur disa here nen ze se po merzitej me kete koncert. “Kendoi
ne menyre skandaloze. Shume talent i cuar dem”, shprehet nje prej te
pranishmeve, i cili nuk ka arritur te shijoje hite te tilla si "Rehab"
apo “Back to Black". Nga ana tjeter, zedhenesi i kengetares ka thene se
Amy eshte shume e merzitur qe kushtet klimaterike ndikuan ne kete
koncert. “Pjesa e pare filloi ne menyre te shkelqyer por me pas
ndodhen disa probleme teknike ne skene duke kulmuar me prishjen e
ndricimit gjate dy kengeve”, thekson zedhenesi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Mon 11 May 2009 - 20:54

William-Middletone shfaqen serish ne publik


Te rejat e Show Biz William-princ

Princi
William dhe e fejuara e tij Kate Middleton kane filluar te shoqerohen
serish sebashku pasi kishin ndreprere kontaktet qe nga muaji janar.

Edhe
pse kishin deklaruar se arsyet e largimit nga syte e kureshtareve ishin
per arsye sigurie dhe provatesie, zerat flisnin per nje krize mes
ciftit. “Daily Mail” i ka fotografuar ditet e fundit te buzeqeshur ne
nje klub te Berckshire. 26 vjecari William shoqerohet me 27
vjecaren Middleton qe prej vitit 2001 dhe duket se historia e tyre do
te vazhdoje edhe per shume kohe. Shume media ne Britani e
vleresojne Kate si femren ideale per te qene ne krah te mbretit te
ardhshem te Anglise, i cili do ta marre kete post pas babait te tij,
Princit Karl. Kjo lidhje ka marre edhe bekimin e mbretereshes Elisabeta
II.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Mon 11 May 2009 - 20:54

Beckham: Dashuroj vetem Victoria-n


Te rejat e Show Biz Beckham-armani

Futbollisti
i njohur David Beckham ka shuar cdo dyshim te fundit dhe ka pranuar se
e vetmja femer qe dashuron eshte bashkeshortja e tij.

Thashethemet
per probleme mes tij dhe te shoqes, Victoria, qe paten shtysen nga nje
reviste franceze, nisen pas publikimit te lajmit se mesfushori i
Milanit kishte kaluar nje darke romantike me modelen e famshme ceke
Mariann Fogarasy. 34-vjecari deklaroi per nje gazete britanike se nuk
deshiron asnje femer tjeter.

“Dua vetem Victoria-n”. ka thene
Beckham. David u fotografua duke darkuar pas nje ndeshjeje ne Budapest.
Gjithashtu, ai anuloi edhe nje feste per 10-vjetorin e marteses se tij
me Victoria-n.

“90 perqind e asaj c’ka shkruhet eshte e
shpikur. E fundit eshte historia me modelen hungareze, me te cilen nuk
kam darkuar kurre. Nese do te rrija duke mohuar cdo histori, nuk do te
kisha kohe per te qene futbollist”, ka thene anglezi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Tue 12 May 2009 - 19:52

Blero sheh ëndrra në “hava”!





Te rejat e Show Biz Blero-490x320

Këngëtari kosovarë Blero duket se ka filluar të sheh “ëndrra me sy
qelë” pasi që kohëve të fundit ka thënë se dëshiron të realizoj një
këngë me
këngëtaren e njohur amerikane Beyonce Knowles.

Ai i ka thënë para disa dite suplementit të Gazetës Shqiptare
“Bluetooth” se do të dëshironte të bëj një këngë me këngëtaren
amerikane, por Blero, së
pari duhet të dije kapacitetet e tij vokale.

Duhet rikujtuar se dy vite më parë Blero ishte tërhequr nga Festivali i
Këngës në Radio Televizionin Shqiptarë (RTSH) për shkak se nuk kishte
mundur
t’i përballoj këndimit “live” të festivalit.

I përballur me këtë mungesë Blero kishte thënë se në festivalin e
RTSH-së ka “dallavere” të mëdha dhe kjo ishte arsyeja se pse ai ishte
larguar nga
aty.

Por atë botë shumica e analistëve dhe jurisë së këtij festivali kishin
thënë se Blero kishte dështuar në prova dhe se ata ia kanë sugjeruar
atij që të
largohet nga festivali.

Ky është një fakt i madh se Beyonce Knowles nuk mund të këndoj me këtë
këngëtarë, aq më pak ku dihen shumë mirë aftësitë vokale të Beyonce.

Kështu që deklaratat e Bleros thjesht mund të konsiderohen si një ëndërr e tij në “hava”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Tue 12 May 2009 - 19:53

Brad Pitt kërkohet në filmin "Sex and the City"




Te rejat e Show Biz F.0511164732806_m

Brad Pitt do të luajë në filmin e ardhshëm "Sex and the City", nëse plotësohet dëshira e aktorit Mario Cantone.
Aktori, i cili luan mikun gay të Charlotte York Goldenblatt, Anthony
Marentino, do të dëshironte që zemërthyesi i Hollywoodit të luajë të
dashurin e
tij në versionin e ri të filmit, por thotë se kjo është një kërkesë e
parealizueshme.

“Gjithmonë kam thënë se kam dashur Brad Pitt të luajë të dashurin tim,
por kjo kurrë nuk do të ndodh, pasi ai është shumë i pashëm. Ose ai ose
Ashton
Kutcher!”, ka thënë Cantone.

Mario e ka luajtur rolin e Anthonyt që nga seria e tretë e shout televiziv, kur u paraqit si planifikues i dasmës së Charlotte.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Geri Tue 12 May 2009 - 19:53

Madonna Dhe Jesus, Do Të Fejohen!!




Te rejat e Show Biz Hesus_madona1a1

Edhe pse shtypi i verdhë para pak kohësh shkruante se Madonna e kishte
shkëputur lidhjen e saj me manekinin 22 vjeçar nga Brazili, Jesus Luz,
tabloidi
londinez, Mirror, deklaroi se lidhja e tyre është më e fortë se
asnjëherë më parë.

Tabloidi gjithashtu pohon se 50 vjeçarja, Madonna dhe djaloshi i saj,
dy herë më i ri se ajo, po bëhen gati për fejesën në New York, fejesë
kjo e cila
do të organizohet sipas traditave të kabala’së, një kulti hebre, të
cilit i përket ylli i popit.

Para pak kohësh edhe manekini Jesus, kaloi në këtë kult, dhe tani ai
mban orë të rregullta rreth këtij kulti në një qendër në Manhattan.

Paralajmërimi për fejesën mes Madonna’s dhe të dashurit të saj, Jesus,
vjen pas tentimeve të pasuksesshme të mbretëreshës së popit, për
adaptimin e
një fëmije nga Malawi
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e Show Biz Empty Re: Te rejat e Show Biz

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 6 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi