Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirësjellja e besimtarëve me gratë e tyre

Shko poshtë

Mirësjellja e besimtarëve me gratë e tyre  Empty Mirësjellja e besimtarëve me gratë e tyre

Mesazh nga Vizitor Sat 29 Jan 2011 - 2:49

Vetëm Allahun e falënderojmë dhe e lavdërojmë, paqja dhe shpëtimi qoftë mbi atë njeri pas të cilit nuk ka më pejgamber.


Allahu i Lartmadhëruar kur i krijoi njerëzit u ka dhënë atyre shumë dhunti, bile të panumërta.





Allahu në Kuran thotë: Dhe Ai ju dha gjithçka që ju kërkuat dhe po të numëroni Dhuntitë (të Mirat) e Allahut, ju kurrë nuk do të ishit në gjendje t’i numëroni ato.” (14: 34) , si dhe në ajetin tjetër: Dhe sikur të mundoheshit t’i numëroni Mirësitë e Allahut, kurrë nuk do të ishit në gjendje t’i radhitni ato.”(16:18). Pra, shihet qartë, se Allahu i ka dhënë njeriut të gjithë atë që i nevojitet. Bile, një numër të konsiderueshëm të këtyre dhuntive (mepërjashtim të dhuntisë më të madhe – Islamit) i gëzojnë edhe jobesimtarët! Merreni me mend se sa i Mëshirshëm është Allahu.


Por krahas shfrytëzimit të këtyre dhuntive, Allahu na ka ngarkuar edhe me disa detyrime. Qëllimi final i këtyre detyrimeve është arritja e harmonisë dhe e kënaqësisë shpirtërore e fizike. Në mënyrë të përgjithshme këto detyrime mund t’i ndajmë në tri kategori:


Kategoria e parë: Janë detyrimet e krijesës karshi Krijuesit. Me një rast i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, e pyeti Muadhin: “O Muadh! Kush është haku i Allahut tek robërit e Vet dhe kush është haku i robërve tek Allahu? Muadhi u përgjigj: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. I Dërguari salallahu alejhi ue selem, tha: “Hakui Allahut tek robërit e Vet është që ta adhurojnë vetëm Atë, duke mos ibërë shirk asgjë. Ndërsa haku i robërve tek Allahu është që kur ata nuki bëjnë shirk, mos t’i dënojë, gjegjësisht t’i fusë në Xhenet”. (Buhariu dhe Muslimi). Duhet të përmendet se haku i njerëzve, të cilët nuk bëjnë shirk, që mos të dënohen, kurrsesi nuk bën të kuptohet si detyrim i Allahut. Askush nuk mund ta detyrojë Allahun për asgjë. Por ky është premtimi i Allahut, që atij që nuk bën shirk, mos ta dënojë, e Allahu i plotëson premtimet e veta me përpikëri. Ndërsa njerëzit e kanë detyrim të prerë, që vetëm Allahun ta adhurojnë dhe njëkohësisht e kanë rreptësisht të ndaluar shirkun.


Kategoria e dytë: Janë detyrimet e njeriut ndaj vetvetes. Njeriu është i detyruar që të kujdeset për shëndetin e tij, për organet e tij. Nuk i lejohet që t’i shkatërrojë me substanca të dëmshme, sepse ato organe i ka amanet nga Allahu, për të cilat ai do të japë llogari. Allahu i Lartmadhëruar thotë: Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi. (17: 36).


Kategoria e tretë:
Janë detyrimet ndaj të afërmit. Në këtë kategori përfshihen të gjitha krijesat (me të cilat kemi kontakt) në përgjithësi, e njerëzit në veçanti. Kuptohet, që sa më afër t’i kemi njerëzit, detyrimet janë më tëmëdha.



Këto tri kategori detyrimesh, në një fare mënyre përmenden në hadithin e mirënjohur, ku i Dërguari salallahu alejhi ue selem, ka këshilluar veç eveç Ebu Dherin dhe Muadh b. Xhebelin, radijAllahu anhuma, duke iu thënë: “Ki frikë Allahun kudo që të jesh (detyrimet karshi Allahut), pasoje mëkatin me një vepër të mirë për ta eliminuar mëkatin (detyrimet karshi vetvetes), dhe sillu me njerëzit me sjellje shembullore (detyrimet karshi njerëzve)”. (Tirmidhiu, Albani e vërteton këtë hadith)


Nenë këtë numër dhe inshaAllah në disa numra në vijim do të shtjellojmë tematika nga kategoria e tretë, përkatësisht do të shkruajmë për detyrimet tona me njerëzit e tjerë, duke filluar prej më të afërmve. Kurt’i shikojmë ajetet dhe hadithet, të cilat flasin për këtë tematikë, metë vërtetë do të shohim madhështinë e Islamit dhe më konkretisht do të kuptojmë domethënien e ajetit: “Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju,...” (5: 3).


S’ka dyshim se faktor i rëndësishëm për harmoninë dhe mirëqenien familjare është raporti bashkëshortor, bile-bile ky raport është edhe katalizator imirëqenies shoqërore, sepse kusht i patjetërsueshëm për harmoninë shoqërore është harmonia familjare.Allahu, azze ue xhel, iu drejtohet burrave me këtë këshillë: “Çoni jetë të mirë me to.”(4: 19). Pra, burrat këshillohen që të kalojnë jetë të mirë me gratë e tyre, me plot mirëkuptim dhe durim, sepse femrat në natyrën e tyre janë krijesa të dobëta, të ndjeshme, çka do të thotë se kanë nevojë për butësi, mirëkuptim dhe mbrojtje. Përndryshe çdo njeri në përgjithësi ka të meta, gabime, e femrat në veçanti. Për këtë shkak Allahu na mëson që ta kalojmë jetën duke bërë durim me to për disa veti të këqija, se ndodh
që ato të kenë disa veti të tjera të mira dhe kështu do të kemi mirësi të mëdha. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.”(4: 19) . Ndërsa në një hadith të saktë, të cilin Muslimi e përcjell në Sahihun e vet, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mos ta urrejë besimtari besimtaren, e as mos ta armiqësojë, nëse ndodh që mos të pëlqejë një veti të saj, atëherë ka ndonjë veti tjetër, me të cilën do të jetë i kënaqur”. Nga ky ajet dhe nga ky hadith shihet qartë, se nuk bën që burri ta urrejë bashkëshorten, nëse nuk i pëlqen diçka nga edukata e saj, apo nga sjellja e saj, sepse njeriu duhet të jetë i drejtë dhe të punojë me drejtësi. Nëse dikush mendon se drejtësi është që sapo dikush të bëjë ndonjë gabim të dënohet,atëherë ai gabon shumë. Zaten besimtari duhet të udhëhiqet nga parimet e edukatës së lartë islame, si me bashkëshorten e tij, ashtu edhe me
njerëzit e tjerë. Besimtari me virtyte të larta, kur dikush gabon ndaj tij ose e dëmton, duhet të mundohet që t’ia arsyetojë atë vepër. Mirëpo ne për fat të keq për veprat tona të shëmtuara mund të gjejmë shumë lehtë arsyetim, ndërsa për të tjerët nuk mundohemi fare të gjejmë rrethana lehtësuese, ose me shumë vështirësi i arsyetojmë. Ndërsa motoja e artë e besimtarit duhet të jetë: Gabimin tënd ndaj të tjerëve mos e harro – të mirën tënde harroje; gabimin e bërë ndaj teje harroje – të mirën që ta kanë bërë mos e harro. Kështu, kur është pyetur Llukmani i urtë, si e ka arritur atë shkallë të lartë edukate të mirë, ai është përgjigjur: Ju më keni mësuar! Ata të habitur e kanë pyetur: Si mund të thuash ashtu, kur ti dallohesh prej nesh me moral shembullor? Ai ka thënë: Nëse ndonjë sjellje e juaj ndaj meje nuk më ka pëlqyer, unë kam mësuar se nuk duhet të sillem ashtu me ju, dhe e kundërta, nëse më ka pëlqyer, unë atë sjellje e kam preferuar me ju.



Pra,drejtësi është që të peshohen veprat e mira dhe të këqija, dhe të shikohet se kush peshon më tepër, cilat vepra janë më vendimtare, më të rënda, më me ndikim, më dobiprurëse, dhe pastaj vendos çfarë qëndrimi të marrësh. Allahu në Kuran thotë: “O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhetë mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë.”(5: 8), pra, mos t’ju shtyjë urrejtja nga drejtësia, bëhuni të drejtë. Nëse ajo bën ndonjë gabim, burri mos t’ia kthejë me të keq, të paktën jonë atë çast. Ai duhet të gjykojë drejtë e me gjakftohtësi, le t’i analizojë veprat dhe sjelljet e saj në të kaluarën, le ta mendojë edhe të ardhmen. Në këtë mënyrë inshaAllah, merr një vendim të drejtë. Aq më
tepër kur dimë, se femrat janë krijesa të dobëta dhe kanë nevojë për mbështetje, përkrahje dhe mbrojtje, siç thotë edhe Allahu në Kuran: “Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën dhe sepse ata shpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës. Kështu, gratë e drejta janë të bindura me çiltërsi (ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre) dhe ruajnë në mungesë të bashkëshortëve të tyre, çfarë Allahu i ka urdhëruar ato të ruajnë (dëlirësinë, ndershmërinë e tyre, pasurinë e bashkëshortëve të tyre e të tjera).” (4: 34). Përndryshe, nëse burri kërkon realizimin e njëqind për qind të të drejtave të tij, kurrë s’do ta arrijë këtë, sepse të gjithë njerëzit janë krijesa me të meta, e në veçanti femrat, mangësitë e të cilave kurrë nuk mund të shmangen plotësisht. E nëse burri mundohet të arrijë me vrazhdësi përmirësimin e atyre të metave, atëherë ajo familje do të shkojë buzë shkatërrimit. Kështu na mëson ai që nuk flet nga mendja dhe epshi i tij salallahu alejhi ue selem, që me një rast ka thënë: “Pranoni porosinë time që me gratë të silleni me dashamirësi, me mirësi. Vërtet gruaja është krijuar nga brinja dhe me të vërtet maja ebrinjës është më e shtrembër. Nëse mundohesh ta drejtosh, do ta thyesh,nëse e lë ashtu siç është, do të mbetet e shtrembër. Pra, pranoni
porosinë time për gratë”.
(Buhariu dhe Muslimi )
Në një transmetim tjetër gjithashtu nga Buhariu dhe Muslimi, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Femra është krijuar nga brinja, nëse dëshiron ta drejtosh, do ta thyesh. Nëse kënaqesh ashtu si është duhet të kënaqesh me shtrembërimin e saj”. Pra, burri duhet të mundohet që të kënaqet me atë çfarë është ajo, duke
bërë sabër. Për më tepër kur dihet se me këtë burrat fitojnë privilegje dhe ngrihen në grada të larta. Muhamedi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Besimtari me iman më të plotë është ai me moral më të mirë, ndërsa më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me gruan e vet.”(Tirmidhiu dhe Ebu Davudi). Me të vërtetë, që të vërtetën e ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem, sepse nuk është burrëri sjellja e keqe me gruan, por burrëri është kur burri është i sjellshëm me gruan e tij, i butë e i këndshëm. Vetëm kështu ndriçon shtëpia e çiftit në Islam, e përfshin harmonia dhe depërton Nuri Islam në atë shtëpi. Sepse “kjo dunja është furnizim e pasuri, ndërsa pasuria më e madhe është gruaja e mirë dhe e devotshme (saliha)”.(Muslimi). Si mos të jetë kështu, kur ajo kujdeset me përkushtimin më të madh për shtëpinë, i edukon fëmijët në Islam, përgatit ushqim për të gjithë familjen, e pastron shtëpinë dhe tërë familjen, dhe ajo që është
shumë me rëndësi, shikimi i saj plot dashuri e me buzëqeshje të bën të lumtur e plot gëzim, ta freskon zemrën. E lusim Allahun e Lartmadhëruar,që gratë tona t’i bëjë kënaqësi për sytë tanë dhe freskim për zemrat tona, ashtu si të jetë Ai i kënaqur.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi