Shqiperia e shpetuar nga grate
:: Zone e Lire :: Aktualitete
Faqja 1 e 1
Shqiperia e shpetuar nga grate
mbizoteron kreativiteti, kultura rritet bashke me prodhimin e brendshem
bruto. Ne male mbreteron Kanuni, kodi i hakmarrjes, dhuna mbi grate dhe
femijet eshte gjithandej. Por, vendi, i mbetur skllav i traditave te
vjetra, ka nje shprese. E gjitha femerore
nga
Tirana, Stela PendeKoka e djaloshit Kevin
tundet si ajo e nje kali prej druri qe lekundet. Eshte 12 vjec, por
ngjason me nje djale te ardhur nga pertej. Ndoshta eshte i tille. Nuk
thote asnje fjale, vec ka nje buzeqeshje te trishtuar dhe dy sy lutes
plot jete. Babai i tij, Myrveti, 15 vjet me pare, ka vrare nje burre nga
qyteti i Pukes ne malet e magjepsura te Shqiperise. Qe atehere, Kevini
dhe familja e tij jane te burgosur ne shtepine e tyre. Nuk e ka pare
kurre qiellin. Nuk ka vrapuar kurre ne fusha. Kurre s’ka shkuar ne
shkolle. I quajne “femijet e zbehte”. Jane te pakten 800 femije te
murosur te gjalle dhe te denuar per te paguar gabimet e baballareve te
tyre.
Xhelati i tyre quhet Kanun: “Kush vret do te vritet per
hakmarrje te familjes se ‘ofenduar’”, thuhet ne kodin 300 vjecar, te
cilin komunizmi e kishte menjanuar, por qe sot eshte kthyer te
komandoje. “Ai burre donte me cdo kusht motren e tim shoqi. Por, ishte
trafikues femrash dhe do ta kishte shitur edhe ate”: Gezimja, e ema e
Kevinit, flet per te gjithe familjen. “Shkuam ne polici, iu lutem atij
njeriu qe ta linte te qete. Me kot. Derisa nje nate u perpoq ta
rrembente. Keshtu, im shoq u be vrases. E kreu te gjithe denimin, por
prej dites qe ka dale nga burgu asnje burre nuk mund te dale nga
shtepia, perndryshe per ligjin e hakmarrjes do te vritej”.
Sot Gezimja eshte e vetmja qe del nga shtepia, per te kerkuar
ndihme, per te punuar. Familja jeton me lemoshet e te afermve. Asgje
tjeter. Ajo nuk do te vritet kurre, jeta e saj si grua vlen shume pak.
Po Kevin? “Kevini nuk ia doli. Duke qendruar gjithnje vetem, si nje qen i
lidhur, e ka lene te vonuar”. Por, Kevini nuk eshte nje femije i
vonuar: eshte vetem i semure nga vetmia. Do t’i kishte mjaftuar te ishte
femija qe s’mundi te ishte kurre. Ose trajtimet e posacme. Largohem nga
shtepia. E gjithe familja shfaqet ne dritare. Nje dritare e bere me
shume per te qelluar se sa per te pare.
Kjo eshte Shqiperia e kontrasteve. Nga njera ane, nje vend qe
kerkon te hyje ne Europe sepse ekonomia e tij ecen me galop (PBB-ja
eshte rritur me 13 per qind krahasuar me dy vjet me pare), sepse kerkon
te jete kaq “moderne” saqe kryeministri Sali Berisha ka premtuar nje
ligj qe lejon martesat gej. Sepse Tirana eshte kaq e bukur sa ta
meritoje emrin “Parisi i vogel i Ballkanit”. Por, nga ana tjeter, eshte
nje vend qe nuk arrin te clirohet nga dhuna, nga varferia dhe barbarite.
Me te dobetit dhe te varferit (pleq, gra e femije) jane dorezuar. Edhe
pse nuk ka dite qe gazetat e Tiranes te mos tregojne per dhunen nga
grave, askush me shume se sa femra shqiptare mban ne dore shpirtin e
ketij vendi. Gruaja, mbi te gjitha, eshte muza e madhe e ndryshimit.
Ne dhomat e Shoqates se Gruas, te mbushura me foto grash te
lumtura dhe te palumtura, Savim Arbana dhe Fabiola Ergo, kritike
letrare, ja kane kushtuar ekzistencen e tyre luftes kunder dhunes ndaj
grave. Ne Shqiperi ka nje epidemi origjinale te personave te rrahur, te
torturuar dhe vrare. “Te pakten gjashte raste ne dite. Nje grua e
perdhunuar ne Shqiperi ndodhet e shtrenguar mes dy morsave: familja qe e
braktis dhe i shoqi qe e terrorizon. Nese policia nuk heton si duhet,
dhe nese gjykatesit korruptohen, sic ndodh zakonisht, ne behemi
rrefimtare, avokate dhe pse jo, edhe detektive”, thote Fabiola Ergo,
floke te zinj dhe buzekuq roze, ndersa rrefen per aktivitetin me rastet
me te renda. Ai me rrenqethesi eshte historia e Enrietes, biznesmene e
gjetur cope-cope ne plehrat e shtepise se saj. I dyshuari i pare,
bashkeshorti i saj. Sa keq qe ai ishte edhe shefi i policise kriminale
te Tiranes dhe se per kete arsye u pezullua nga detyra, duke vazhduar
natyrisht si njeri i lire.
Dhuna ndaj grave ne Shqiperi eshte nje aktore e terthorte.
Frekuenton si shtepite e varfra, ashtu edhe pallatet e larta. Rudina,
nje vajze e varfer nga veriu, ishte teresisht e burgosur e burrit te
saj, te cmendur dhe te dhunshem: “Kishte murosur edhe dritaret e mia:
Nese dilja ne dritare me quante kurve. Per pak sa s’me vrau para tyre.
Kur u zgjova e gjakosur, vajza ime me tha: mami, eja ikim nga ky ferr
dhe erdha ketu”. Rudina nuk deshi ta nderronte emrin, as te mbulonte
fytyren, “per t’u thene femrave shqiptare se do te fitojme vetem duke
mundur friken. Flisni, ju lutem”.
Vjen kapitenia e anijes se grave. Eshte Savim Arbana, shkrimtare
me floke te kuq si manteli i nje kardinali: “Tanime jemi nje rrjet
femrash te pamposhtura: shoqata, klube dhe vullnetare. Pas 50 vitesh
tmerr nen komunizem, zgjodhem te jemi te lire. Liria ne kete vend ka nje
cmim te larte: dhuna, analfabetizmi, uria. Por, do t’ia dalim.
Shqiperia e sotme nuk eshte ende ajo qe enderrojme per neser, por na
lejoni t’i fitojme endrrat tona dhe gelltisni paragjykimet tuaja duke
mos i quajtur vrases te gjithe emigrantet shqiptare”.
Sevim eshte nje lume i furishem: “Perse nuk flisni kurre per
emigracionin tone te eger? Po, per ata malesoret e shkrete te veriut.
Vetem disa vjet me pare, Tirana kishte nje te pesten e banoreve te
sotem. Tani jemi pushtuar nga vetja jone. I quajne “cecene”. Si njerezit
e eger, si barbaret. Vijne nga vende te humbura ne male dhe sjellin me
vete ligje dhe tradita mesjetare”. Eshte e vertete qe nje grua nga veriu
e persekutuar nga i shoqi, ka jetuar nje muaj ne pyll bashke me femijet
duke ngrene dhe, rrenje dhe buburrece? “Shume e vertete. Dhe e dini
leshimin e madh qe i beri gjykatesi? Miratoi divorcin”.
Tirana e dyqaneve te Bllokut, nje lagje ne mode, eshte e mbushur
me vitrina: Cizme te purpurta, dantella, xhinse dhe bare plot me te
rinj qe pijne duhan. Ndersa, ne park disa femije luajne lakuriq mbi bar.
Si lecka u shiten maskarenjve te huaj. Bashke me ta rrahin nje femije
rom. Kurre s’kam pare nje tranvestit me dramatik: grimi i perhapur mbi
mjeker dhe nje parruke si ato te kukullave. Qan. Nuk ka as shtepi, as
katandi: “Jemi llumi i kesaj toke: te rrahur, te tallur, te vrare.
Njerit si une gati ia keputen koken fare. Ishte vetem 16 vjec. Na
ndihmoni: do beja cfaredo lloj pune. Kam uri”.
Dhuna dhe uria ndihen edhe ne lagjet me te varfra te Tiranes. Ne
Kinostudio, nje lloj Cinecitta ne kohen e komunizmit, ne nje pallat
pesekatesh takohem me Sianen. Kjo nene familjare eshte duke u verbuar.
Ka frike: “Nese humb syte, kush do kujdeset per shtepine? Femijet?”. Nuk
eshte e vetmja e deshperuar.
Ne lagjen e romeve tregojne se nje femije te vogel e hengren
minjte si nje cope te vjeter djathi. Ne baraken prej teneqeje, kater
vajza rome me floket si fole dallendysheje na presin gezueshem. Femijet
shohin jeten. Nuk ben keshtu i ati i tyre, i alkoolizuar: tregon se ne
zjarrin qe perfshiu baraken e tij, vajza e peste i vdiq e djegur, e
karbonizuar. Por, eshte nje genjeshter.
Femijet rom, thuajse kurre te regjistruar ne gjendjen civile,
jane hije te gatshme per t’u shitur pa gjurme. Per kete arsye,
vullnetaret e “Save the Children” dhe te shoqatave partnere me seli ne
Tirane punojne qe femijet e te varferve te regjistrohen si gjithe
femijet e tjere. Por, edhe te shkojne ne shkolle, te kurohen dhe
ushqehen. “Eshte e vetmja menyre per t’iu hapur deren e jetes ketyre
fatkeqeve te vegjel”, thote Klara Dajsi, nje nga vullnetaret. “Shkolla i
ben keta femije te jene te lire: nga dhimbja dhe varferia”.
Ka femra qe per te jetuar te lira ne Shqiperi u eshte dashur te
heqin dore nga vetja e tyre. Te shesin fatin e tyre. Te behen burra, te
behen “burrnesha”, qe do te thote virgjeresha te betuara. Kjo eshte nje
tradite magjepsese ne malet mes Kosoves dhe Shqiperise, qe u kerkon disa
femrave deliresi te perjetshme per te patur nderin te jene si meshkuj.
Te vishen, te armatosen, te luftojne, por edhe te pijne duhan dhe
alkool, lukse te ndaluara per femrat.
Ashtu si Qamile Stema, thuajse 90 vjecare. Per te mberritur tek
ajo ne fshatin me gjashte shtepi te Barkaleshit, pas qytetit malor te
Krujes, duhet te ecesh me mushke permes shkembinjve te bardhe. Mbi majat
e maleve te kalter fluturojne shqiponjat: te duket sikur po merr pjese
ne diten e pare te krjimit te tokes. Ne fshat arrijme vone dhe per fat
te keq, Qamilja eshte e semure. Por, nje burre i vertete nuk do t’ia
dije per temperaturen. Keshtu, ky shpirt i mire me kapele te bardhe dhe
oren ne xhep ofron nga ajo pak gje qe ka. Ne fytyren e saj rrudhat
vizatojne nje jete ku shkrirja e gjinise eshte perfekte dhe shqetesuese.
Ndoshta, as ajo vete nuk e di kush eshte. “Nena ime ka lindur nente
vajza. Une isha e fundit dhe doja te rrija ne shtepi me te”, thote duke
pire raki, pija tradicionale. “Por, nje grua e pamartuar ishte turp.
Keshtu, nje mengjes u betova per virgjeri dhe u shnderrova ne burre. Si
nje luftetar i vertete kam pire duhan, kam mesuar te perdor armet, u kam
shtene friken te padrejteve. Por, nuk kam vrare kurre, kete jo”.
Gra te burgosura nga tradita, bije e thellesive te kesaj toke
dhe gra te lira per te arritur suksesin. Shqiperia eshte vend i nje mije
fytyrave. Ne studion televizive te Top Channel, Rudina Xhunga, nje yll i
ri i gazetarise televizive shqiptare, mirepret ne kete pjese te
emisionit te saj “Shqip”, Arlinda Hovi Dudaj, botuese e famshme dhe e
bukur, dhe Dalina Buzin, pronare dhe drejtuese (keshtu behet ne
Shqiperi) e revistes femerore Anabel. Nese s’do te ishim ne Tirane, do
na dukej se jemi ne nje studio ne Rome apo ne Milano. Tema: talentet e
reja te letersise italiane, Paolo Xhordano dhe Fabio Volo. Bashke me
urine per shkrime te reja, flitet per Roberto Savianon dhe Daria
Binjardin, per Mondadorin dhe Bompianin. Transmetimi eshte interesant, i
goditur dhe terheqes. Gazetari e shkelqyer qe zbulon per Italine nje
njohje te dashur dhe prekese.
“Italia eshte pasqyra jone, deshira dhe modeli”, thote Rudina.
“Eshte nje afrimitet qe e ndjejme thellesisht pa ndonje korrespondence
nga ana juaj”. Gazetarja di se c’thote: “Kriza e Shqiperise nuk eshte
vetem varferia, eshte krize identiteti, dhe dhimbje e ekzistences, eshte
impotence perpara horroreve te uleta”.
Femrat do ta shpetojne Shqiperine? “Gruaja eshte Shqiperia”,
pergjigjet. “Por, grate tona politikane bejne ende ventrilokuistet e
burrave te fuqishem. Kur do te fillojne te flasin sic do t’u flisnin
femijeve ose te dashurve te tyre, Shqiperia do ta kete fituar bastin.
Doni te dini per grate? Shkoni tek kryebashkiaku i Tiranes. Ai qe eshte
nje burre i vertete e ka dashur te gjithe bashkine me punonjese femra”.
Permes Sheshit Skenderbej kaloj Teatrin e Operas dhe ja Bashkia.
Piktori Edi Rama, sot kryebashkiak, nje burre i bukur dy metra i gjate,
e ka ngjyrosur Tiranen e tij si nje qytet amerikano-jugor. Per kete ka
lyer me te kuqe dhe portokalli pallatet teper te vjeter te kryeqytetit.
Ka vizatuar nje rruge te tere me shtepi me peme ne ngjyre te gjelber.
Zyra e tij eshte ajo e nje burri qe nuk ka frike te mbese femije: penela
shumengjyres gjithandej, ikona me vlere, por edhe fotografi kelyshesh.
Tirana e ngjyrosur ne mure dhe kollona. “Nuk e di sa femra punojne me
mua, e kam humbur llogarine. Grate jane qenie te punes dhe jo te
muhabetit. Kur njera prej tyre te behet kryeministre, atehere do t’ia
kemi dale mbane”.
Panorama
Inamso87- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 730
Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : TETOVË, FYROM
:: Zone e Lire :: Aktualitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi