Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njerëz të rrugëve

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Njerëz të rrugëve Empty Njerëz të rrugëve

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:40

Njerëz të rrugëve Autobus-tr
Ai është 58 vjeç dhe quhet Fatmir Rredhi. Në gjashtë ditë të javës është në krye të detyrës me profesionin shofer furgoni.


“Punoj çdo ditë nga e hëna në të
shtunë, kurse të dielën e bëj pushim. Kjo rrugë është 45km e gjatë, por
është e përshtatshme për një automjet si i imi. Ka sinjalistikë dhe nuk
mund të ankohem siç bëjnë shoferë të tjerë që nuk e vlerësojnë”,
shprehet Fatmiri.

40 vjet shofer me një bilanc prej 0 aksidentesh e bëjnë Fatmirin një nga
njohësit më të mirë të një rruge të vjetër siç është linja
Elbasan-Tiranë. E duke buzëqeshur, drejtuesi i furgonit 018 A, thotë se
këtë rrugë e njeh me pëllëmbë, aq sa ndonjëherë ngatërrohet edhe me
veten e nuk di nëse është në vajtje apo në ardhje.

“Kam 40 vjet që punoj si shofer furgoni i linjës Elbasan-Tiranë. Që prej
vitit 2005 bëj vetëm një rrugë. Ka shofera që e bëjnë 2 deri në tre
udhëtime, por unë tashmë jam i lodhur. Sot është fat i madh që arrita të
gjej 4-5 pasagjerë”, shton shoferi.

E megjithëse puna e tij duket e lehtë dhe me përfitime, nuk mungojnë problemet dhe vështirësitë.

“Në Tiranë, policia na ndalon dhe na gjobit. Më thonë që nuk kam licensë
por unë jam i pajisur me të gjitha dokumentet. Në Elbasan tashmë kur
merret licensa nuk njihet me këtë emër, por shkruan vërtetim. Ky nuk
është faji im dhe nuk kam pse të paguaj gjobat”, shpjegon Fatmiri.

Jemi afruar pranë Elbasanit dhe era e Krastës ka filluar të ndihet.
Rrugët gjarpërojnë e herë herë ndërthuren me njëra tjetrën ndërkohë që
përpara na shfaqet qyteti i Elbasanit që duket se mbi kokë i qendron një
kupolë hijerëndë tymi. Ndërsa arrijmë në rrugën Lublin Dilja ku sot
gjendet vendqendrimi i furgonave zbresin pasagjerët.

Pasi parkon furgonin para shtëpisë, Fatmiri i rikthehet jetës familjare dhe shoqërisë.

“Pjesën tjetër të ditës kur nuk jam në punë ia kushtoj familjes dhe
shoqërisë. Dal të pi një kafe apo luajmë bilardo me shokët për të hequr
streset e punës”, thotë Fatmiri.

Pas kësaj dite të lodhshme, ai largohet me shpresën se e sotmja do ta ndihmojë për të pasur një ditë pune më të qetë nesër.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi