Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njerëz të qiellit

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Njerëz të qiellit Empty Njerëz të qiellit

Mesazh nga Geri Tue 30 Mar 2010 - 11:04

Njerëz të qiellit Helikopteri-pasdite
Ndrec Llusku është
pilot i Forcave të Armatosura. Prej 16 vjetesh në këtë profesion
lartësish ai ka sfiduar kohën, hapësirën dhe rreziqe të panumërta, të
cilat puna e tij i kthen në rutinë.

“Vetë fluturimi është një sfidë,
sepse do të thotë të ngrihesh mbi natyrën. Është e vështirë, por është e
mundshme”, shprehet ai. I diplomuar për të qenë pilot lufte, etja e tij
për betejë përmbushet pas cdo cdo mision-shpëtimi.

Ndreca ka
vetëm një motiv kur braktis token; t’u gjendet njerëzve që thërrasin për
ndihmë. “Shpëtimi i jetëve i jep dimension të pacmuar profesionit.
Ndjesinë e të shpëtuarit jetë e përjeton bashkë me qytetarin”, shton
Ndreca. Cdo ngritje në ajër, mbart rrisqe. Mbart kërcënimin e natyrës
dhe të papriturave që sjell misioni. “Fluturimi eshte fillim mbarim
rrisk. Rastet janëë të shumta, fluturimet natën, në kohë të keqe. Sa më
shumë shtohet gama e problematikës së misionit, aq më shumë rritet
mundësia e përfshirjes në incident apo rrisk”, pohon piloti.

Me
shumë rezerva, piloti 36 vjecar thotë se puna e tij nuk merr vlerësimin e
merituar. Por vështirësitë e tij kanë një cmim për të cilin nuk ka
kthim pas. “Vlersimi më i jashtëzakonshëm është vlerësimi i qyetarëve që
u jemi gjendur pranë. Shkuam për të shpëtuar një të aksidentuar, kur e
zbritëm ajo ngriti sytë nga qielli. Bekimi i tyre është vlera më e cmuar
që merr misoni jonë”, nenvizon Ndreca.

Mes qiejve, Ndreca
sfidon cdo lloj përjetimi. Kjo është e ndaluar për një pilot. Në
shkollën e tij, ky faktor ishte elementi bazë i seleksionimit. Por
dikush pas tij vuan me sytë drejt qiellit. Alma, bashkëshortja e tij
rrëfen: “Ku kishte katastrofa, degjohej qe ne ndonjë cep të Shqipërisë
kishte emergjencë, dihej që atje ishin pilotët por edhe ne si familje”.

Por,
pas cdo misioni, përmasat e hapësirës i shtohen qetësisë familjare, e
cila përtej vështirësive të pamata që kalon Ndreca, sillet si një
bashkësi normale. “Të jesh pilot është një profeson i vështirë dhe i
bukur. Të qenurit i lirë duke e parë botën në tre dmensione. Ato gjera
Ndreca na i përcjell edhe ne në familjen tone”, shton ajo. Ka njerëz që
ëndërrojnë për hapësirat e pafundme dhe ndjenjën e fluturimit.

E
çuditshmja është se edhe tani në epokën kur njeriu fluturon, nuk është
më një legjendë, fluturimi mbetet një ëndërr e bukur. “Leonardo da Vinci
ka thënë: një herë të fluturosh sytë të mbeten drejt qiellit. Fluturmi
është endërr e përjetshme e cdo piloti”, përfundon rrëfimin “qiellor”
piloti shqiptar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi