Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njerëz “me kartelë”

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Njerëz “me kartelë” Empty Njerëz “me kartelë”

Mesazh nga Geri Fri 2 Apr 2010 - 8:59

Njerëz “me kartelë” Psikopatja
Në një vend si
Shqipëria të kesh probleme personale apo të jesh ndryshe është
relativisht e vështirë duke pasur parasysh paragjykimet apo izolimin
social që pason.

Po sikur ky problemi të ishte një e
shkuar si pacient i psikiatrisë? Do takojmë një zonjë që për shumë vite
ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor dhe në dekadën e fundit
është shtruar disa herë në repartin e psikiatrisë ose siç njihet ndryshe
famëkeqi spitali numër 5. Mirjeta deshiron ta mbajë të fshehtë
portretin pasi damka nuk eshte diçka e lehte per t’u mbajtur mbi shpine
dhe per kete di diçka edhe psikiatria Ariana Rreli nga qendra komunitare
e shendetit mendor.

“Ka kohe që ndjehem ne presionin e faktit
se jam mjeke e personave te semure mendore”, thote ajo. Tuneli i erret i
nje semundjeje mendore nuk eshte diçka e lehte per t’u kuruar apo
kaluar dhe ne nje pjese te rasteve ai i shoqeron keta persona pergjate
gjithe jetes por jo te gjithe ama. Por pas shenjave te para per Mirjeten
filloi kalvari i gjate i shtrimeve ne spital, ilace te gabuara dhe
ndonje diagnoze e pagjetur dhe krahas ketyre jeta familjare nuk ishte
nga me favorizueset. “Jam shtruar ne vitin ‘99 per here te pare. Nuk m’u
duk mire, m’u duk keq ambienti i spitalit. Nuk kisha asnje lloj
permiresimi, jam shtruar dhe 7 here te tjera”, shprehet Mirjeta.


Doktoreshe
Ariana e njeh mire rastin e Mirjetes dhe ajo e di mire se nuk jane
vetem medikamentet shpetimi nga nje semundje e tille. “Ka nisur me nje
simprome te thjeshte, ankth dhe pagjumesi. Gjendja u agravua duke u
kompromentuar humori. Izolimi social eshte nje fenomen qe jo vetem
kontribuon keq tek personi, por edhe ne krijimin e nje mentaliteti qe
nuk ndihmon aspak”, shton Ariana. Megjithate Mirjeta eshte perpjekur te
kete nje jete sociale krahas problemeve dhe paragjykimet shqiptare e
kane cuar ate te kerkoje lumturine ne Kosove.

“Nuk jam e
martuar. Kam qene ne Kosove per here te trete por jam ndare. Kam kaluar
shume mire atje. Jam shtruar edhe tre here pasi jam ndare”, pohon
Mirjeta. Jeta per te nuk ka qene e lehte keto 20 vitet e fundit por ajo
tashme ka gjetur disi forcen dhe mbi te gjitha ka gjetur arsyen. Por
semundjet mendore jane shume me delikate se sa mund te pershkruhen me
terma mjekesore pasi realiteti dhe fatkeqesite e jetes mund te luajne
shaka te hidhura dhe te gjithe mund te zhytemi ne tunelet e erret te
çrregullimeve. Ajo tashme eshte e kthjellet dhe eshte rekuperuar
plotesisht nga semundja e saj dhe nuk ka asnje arsye per t’u shtruar me
ne spital por kujdesi duhet te vazhdoje edhe per disa kohe.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi