Benedikti XVI: Zoti pas Big Bengut
Benedikti XVI: Zoti pas Big Bengut
Mendja hyjnore ishte
pas teorive komplekse shkencore si Big Bengu dhe kristianët duhet të
refuzojnë idenë që universi u krijua si pasojë e një aksidenti, deklaroi
Papa Benedekti XVI gjatë një fjalimi, mëngjesin e sotëm.
”Universi nuk është krijuar
rastësisht, siç disa shkencëtarë përpiqen të na bëjnë të besojmë”,
deklaroi Benedikti. “Në krijimin e universtit qëndron zgjuarsia e
Krijuesit, kreativiteti i pashtershëm i Zotit. Teoritë si Big Bengu
vetëm sa zbulojnë origjinën e aftësive të jashtëzakonshme të të
Plotfuqishmit”.
Ndonëse Papa ka folur edhe më parë rreth evolucionit, ai nuk ishte
kthyer asnjëherë kaq pas në kohë dhe nuk kishte komentuar më parë
konceptet e Big Bengut, shpërthimi kolosal që sipas shkencëtarëve krijoi
universin 13,7 miliard vjet më parë.
Kërkuesit e CERN, Institutit Europian Bërthamor në Gjenevë testuan me
sukses më parë gjatë 2010-s teorinë e antimateries, e cila mund të
qëndrojë pas formimit të galaksive.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Ëndrrat vijnë nga Zoti
» Thon se Zoti te jep ose bukurin ose mend, juve qfar ju ka dhene?
» Kosova do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!
» Thon se Zoti te jep ose bukurin ose mend, juve qfar ju ka dhene?
» Kosova do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi