Ëndrrat vijnë nga Zoti
:: Zone e Lire :: Gjumi Dhe Ëndrrat
Faqja 1 e 1
Ëndrrat vijnë nga Zoti
Ëndrrat vijnë nga Zoti
Ky artikull rreth ëndrrave është marrë nga një tekst mistikë rreth 300 faqesh i shkruar nga Alexandre Grothendieck, njëri nga gjenitë më të mëdhenjë të shekullit XX në matematikë, i cili ka marrë medaljen Fields në 1966, ekuvalente me çmimin Nobel në matematikë.
Reth tij mund të informoheni më shumë në wikipedia.
Grothendieck sot është tërhequr totalisht nga fusha shkencore dhe jeton i izoluar në një fshat në Pyrénées (Francë) ku vazhdon jetën e vet shpirtërore, duke jetuar sikur ermit dhe duke refuzuar çdo kontakt me njerzitë.
I
Të gjitha ëndrrat janë të krijuar nga Perëndia. Çdo ëndërr (edhe më të parëndësishme në dukje) është një vepër unike e artit e krijuar nga Artisti i Lartë, Krijuesi i çdo sendi, vetë Perëndia.
Dhe nëse Perëndia merr mundin që çdo natë të na ofroi këtë dhuratë për çdo qenie njerëzore nuk është për asgjë, sepse çdo ëndërr përmban një mesazh që ka për qëllim edukimin, për të ecur përpara.
Perëndia është prindi, i cili kujdeset për fëmijët e tij, krijesat e tij, edhe pse shumica nuk e kuptojnë atë.
A llogarisni në këtë, duke marrë hipotezën se Zoti është Ai që krijon ëndrrat, që Perëndia di gjithçka për ju dhe ju njeh më mirë se ju që e njihni vetveten tuaj.
II
Vetë Perëndia shfaqet në disa ëndrrat në maskën e një karakter që Grothendieck e quan ëndërrimtari, i cili mund të shfaqet nën maskën e një shoku, të afërmi, apo edhe të një të panjohuri.
Ky person ju flet shpesh dhe ju nuk jeni të kujdesshëm, sepse jeni shumë larg aq sa dyshohoni se është vetë Perëndia ai i cili ju adresohet juve!
III
Ekzistojnë disa ëndrra, që Grothendieck i quan ëndrrat e të dërguarit (mesazhe), në të cilin asgjë nuk është e fshehur, ku të gjitha janë të ditura: kjo është e vërteta vetë e cila vjen dhe na shfaqet.
Në ëndrrat e zakonshme Perëndia mesazhet i jep te koduara, foto që mund të duken absurde (por në fakt nuk janë), kështu që shpesh herë është shumë e vështirë që të lidhen mes vete, në atë që Frojdi e quan përmbajtja e manifestimit të ëndrrës (ajo që ju shikoni) dhe përmbajtjes latente (çka do të thotë ëndërra, mesazhi i fshehur).
Por në ëndrrat e të dërguarit nuk është e tillë: e vërteta është e ekspozuar e gjitha e zhveshur.
Ëndrrat e tilla janë të karakterizuar nga qartësia e madhe e perceptimeve, dhe me një përmbajtje emocionale intensive.
Këto ëndrrat vijnë në një moment vendimtar të jetës sonë "për të na goditur në shpinë" sikur Zoti të na thotë: « Zgjohu! « . Këto ëndrra janë një falje që ju është ofruar, dhe nuk duhet që ti anashkaloni...
IV
Vetë Grothendieck ka ekperimentuar me shumë ëndrra dhe nga të tilla ëndërra, ai ka marrë njohuritë e tij rreth Zotit, kuptimin e jetës dhe evoluimin e njerëzimit.
Endrra
Endrra është dritare e hapur për të parë në botën e së vërtetës, është vëzhgim i ngjarjeve që kanë për të ndodhur, drejtpërsëdrejti ose me anë të një sërë simbolesh.
Në atë masë që mendja e njeriut të mbetet larg prej presioneve të ndryshme si dhe kufizimeve të kushtëzuara, në atë masë çdo ëndërr është një dritë që i vjen prej përtej, një dritë që, si një shenjë orientuese, mund t'i tregojë udhë njeriut duke ia ndriçuar errësirat që ka përpara.
Eshtë për shkak se në ëndrra nuk ndihet nevoja për sy, lëndë dhe dritë, se gjërat e para kuptohen me anë të parandjenjës dhe njohjes shpirtërore që ëndrrat shpesh mund t'i tregojnë njeriut edhe gjëra shumëpërmasore dhe papërfytyrimisht të bukura. Dhe nuk ka ndodhur rrallë që me një ëndërr të vetme të jepet dje për të sotmen dhe për të ardhmen informacion i gjerë sa të mos e nxënë as librat!
Mund të thuhet se s'ka njeri që të mos shohë ëndërr. Nisur nga kjo, ëndrrës mund t'i themi edhe vëzhgimi i natyrshëm i shpirtit. Me anë të këtij vëzhgimi njeriu pothuajse jeton jashtë mureve rrethues të lëndësores dhe plotësisht në një dimension tjetër dhe kush e di se sa shumë të fshehta të fatit të të njëjtit brez arrin t'i parashikojë...
Aq të shumta janë ëndrrat që vërtetohen një për një, saqë, sikur çdo person të mund të përcaktonte nga ëndrrat që shihte, vetëm ato që u dilte kuptimi, me to do të formoheshin vëllime të tëra!
Sa e sa ëndrra të ekspozuara nga bota e përtejme ndaj horizontit të vëzhgimit të njeriut sipas kapacitetit të çdo zemre të pastër ka që zemra hyn në ato ëndrra e shëtit, arrin në çezmat e ujit parajsor të atyre bahçeve që konsiderohen secila nga një trëndafilishte më vete dhe pi gjersa të ngopet si dhe, me anë të vëzhgimit të ç'pejzazheve të padukshme që sytë s'i kanë parë, veshët për to s'kanë dëgjuar e shpirtrat kanë qenë të paaftë për t'i përfytyruar, nga ato të çara të fshehta të hapura për kah e pafundmja, kapërcen vetveten...
Eshtë në saje të ëndrrave që ne arrijmë të njohim qenien e dy receptorëve tanë të veçantë si zemra (ndjesitë) dhe parashikimi duke shpëtuar, kështu, prej errësirës dhe burgut tripërmasor të materies.
Kështu, për shpirtrat e lartë të njësuar me të vërtetën, nuk ndihet nevoja e ëndrrave për të vëzhguar të përtejmen. Ata gjithë kohën i shohin së bashku edhe të këtushmen, edhe të atjeshmen duke jetuar të dehur me bukuritë e së pafundmes. Ç'e do se kjo portë s'është e hapur për këdo; edhe atyre që u hapet, vetëm pas përpjekjeve dhe përvojave tepër serioze mundet t'u hapet...
Ndërsa ata që e shohin mendjen njerëzore si një plehërishte ku ndodhen të përzjera edhe gjërat më të ulta ose që kërkimet e tyre lidhur me këtë subjekt i ndjekin në botët e tyre të turbullta të ndjenjave shtazore, i shohin dhe i tregojnë ëndrrat ku përshkohen mijra frymëzime hyjnore, karnaval fantazmash të nënvetëdijes, mijra shpikës dhe mijra miq të së vërtetës që i marrin prej aty frymëzimet e tyre të para, do të vazhdojnë t'i jenë mirënjohës kësaj klime të begatë të botës simbolike.
F.Gülen

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme
» Nga vijnë makthet e natës ?
» Benedikti XVI: Zoti pas Big Bengut
» Fakte Mbi Gjumin dhe Ëndrrat
» Pse duhet mbajtur mend ëndrrat?
» Nga vijnë makthet e natës ?
» Benedikti XVI: Zoti pas Big Bengut
» Fakte Mbi Gjumin dhe Ëndrrat
» Pse duhet mbajtur mend ëndrrat?
:: Zone e Lire :: Gjumi Dhe Ëndrrat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi