Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!

Shko poshtë

Kosova do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!  Empty Kosova do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!

Mesazh nga Vizitor Tue 10 May 2011 - 2:03

Kosova do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!  F.0510011039392_m
Adnan Abrashi

(Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!)
Mjaftë kritikues të qëllimshëm tendencioz, apo (pseudo) intelektual
të lajthitur “modernist”, të cilët bashkimin e dëshiruar të shqiptarëve e
shohin në Evropën e Bashkuar, pas disa deklarimeve të fundit të ish
presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, se “Kosova është vetëm një
krahinë e Shqipërisë”, të gjithë ata këtë herë, në opinionet e tyre
reaguese, ngarendin të thirren në tendenciozitetin ofendues të kësaj
deklarate që i bëhet dinjitetit shtetëror dhe integritetit territorial
të shtetit ahtisarian dhe multietnik të Kosovës. Bile-bile, disa prej
tyre, shkojnë aq larg, saqë kuptimin e saj e ngjasojnë sikur me
qëndrimin zyrtarë të Serbisë, se Kosova kinse është krahinë e pandashme e
integritetit territorial të saj.
Fatkeqësisht, kësi biçim (b)analistësh gazetaresk, kemi pasur në çdo
kohë dhe me bollëk. Sa herë që nga ndonjë autoritet me ndikim
aktualizohej në opinion çështje e bashkimit të trojeve shqiptarëve, me
analizat dhe reagimet e tyre verbuese, degraduese, aspak vizionare dhe
tërësisht antikombëtare në këtë drejtim, prezenca kujdestare e tyre
vërehej kudo, e posaçërisht në disa medie me politika te ngjashme
redaktuese.
Duke u mbështetur në funksionimin e përhershëm dhe të pacenueshëm të
ligjit të të kundërtave, i cili si proces vepron kudo në natyrë, këto
kundërshtimet e tyre ndaj kësaj kauze, unë do t’i konsideroja vetëm si
një tarafi tjetër i poleve antagoniste të këtij ligji në veprim, nga i
cili fërkim, patjetër do të lirohet nxehtësia. Nxehtësia si reagim
emocional i shumicës së dominuar, e cila detyrimisht në fund të këtij
procesi, do ta prodhoj “produktin e ri” të shumëpritur final. Andaj, në
këtë drejtim, aspak nuk kanë rëndësi çfarëdo qëndrime
(pseudo)intelektuale të disa individëve patologjikisht të verbuar nga
politikat ditore, e, as ato të atyre ekstremistëve të padjallëzuar
nacionalist shqiptar se, qysh nesër, pas gjashtë muajve, një viti, apo
diçka të ngjashëm si shpejtë, do ta kemi një Shqipëri të Bashkuar
Natyrale.
Kryesore për ne është se fërkimi ka filluar kaherë dhe nxehtësia si
efekt po lirohet. Në këtë fazë progresive si proces, shumë me rëndësi
është që të arrihet DETABUIZIMI i bindjes sonë të gabuar kolektive e
cila në formë të frikës së prodhuar nga dhuna e ushtruar afatgjate dhe
përmes marketingut të sofistikuar politik të armiqve tanë, është
rrënjosur thellë në nënvetëdijen tonë kolektive si mohim. Kohën e
fundit, nga armiqtë tanë të brendshëm dhe ndërkombëtar, si
“anti-dampingu” më i rrezikshëm në këtë drejtim, me sukses po na
lansohet ajo ide iluzore, kinse ky bashkim i yni gjithëshqiptar, do të
realizohet tek në Evropian e Bashkuar?!
Rreth deklaratës së z.Alfret Moisiut
E, çfarë mëkati, pra, na paska bërë me këtë deklaratë z. Alfred
Moisiu? Pa dashur që në detale të merrem me faktet të shumta teorike dhe
praktike që edhe më tepër do ta favorizojnë këtë thënien e tij pompoze
se “Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë”, unë këtu si argument
të fuqishëm do ta kisha përmendur vetëm një detal të rëndësishëm dhe të
pamohueshëm historik: Që nga viti 1912, kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e
Përkohshme që doli prej tij nga përbërja deleguese përfaqësohej nga të
gjitha trojet shqiptare, duke përfshirë edhe ato që ishin të pushtuara
nga ushtritë e vendeve ballkanike që i dha këtij kuvendi karakterin e
një Asambleje mbarëshqiptare.
Më 4 dhjetorë të po këtij viti historik, kur u zgjodh Qeveria e
Përkohshme e Ismail Qemalit, midis 63 delegatëve të të gjitha viseve
(krahinave) shqiptare, 16 ishin nga krahina e Kosovës, nga kryeqendra e
saj, Shkupi dhe nga qytetet tjera, ndërsa 7 ishin nga Çamëria. Po kështu
në Qeverinë e Vlorës, përveç Isa Boletinit, i cili, ndonëse nuk kishte
asnjë postë shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të
Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitetet tjera nga Kosova dhe
krahinat tjera të pushtuara shqiptare, si Vehbi Dibra (Agolli) me
cilësinë e kryetarit të Pleqërisë, Mehmet pashë Derralla, ministër i
mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që ishte caktuar si ministër i Bujqësisë.
Në Pleqësinë e Kuvendit të Shqipërisë, më vonë, përpos Vehbi Agollit,
nga Kosova dhe krahinat tjera shqiptare u zgjodhën edhe tre anëtarë të
tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga.
Pra, në atë kohë të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
(28.11.1912), të gjithë këta 63 delegatë, nuk përfaqësonin ndonjë
territor administrativ-politik të veçantë, por vise dhe krahina të
banuara me popullatë shqiptare të cilët në mes veti i lidh gjaku, gjuha
dhe kultura e përbashkët.
Edhe pse debati rreth kësaj deklarate të z.Moisiut ende vazhdon, nga
ana tjetër, Këshilli drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës,
me motivacionin se është figurë e rëndësishme e integrimeve
mbarëshqiptare, i dëshmuar për angazhimin konstruktiv në kohën sa ishte
president dhe angazhimin e vazhdueshëm për zgjidhjen e drejtë të
çështjes shqiptare, ish- presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka
shpallur anëtar nderi të këtij Instituti.
Nuk thotë kotë populli se, “Tupani bie për ata që kanë veshë”, e kush
sot i ka ato në terezi, le të tentoj së paku “të dëgjoj” sa më mirë. E
për “ta kuptuar” sa më drejtë, mbase kjo për shumicën do të vije tek më
vonë.
Krejt në fund, pa marr parasysh a dëshiron dikush ta pranoj këtë
realitet apo jo, rrugë e jona e realizimit të bashkimit kombëtar, veç ka
nisur kaherë. Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë
do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi