Minatori kilien viziton shtëpinë e Presley
Minatori kilien viziton shtëpinë e Presley
Një nga minatorët
kilienë që shpëtoi në tetor pas 69 ditësh nën tokë ka realizuar ëndrrën e
tij, të vizitonte Grejslendin, shtëpinë e Elvis Presley.
Edison Pena pozoi për kamerat teksa
vizitonte shtëpinë e Presley në Memfis, në shtetin e Tenesit. Ai po
zhvillonte një vizitë 6-ditore të sponsorizuar nga Grupi i biznesit dhe
turizmit.
Pena, një fans i përkushtuar i “mbretit”, thuhet se ka kënduar nën zë
këngët e Presley për të ngritur moralin e shokëve të tij gjatë kohës që
ishin të bllokuar në minierë.
“Muzika e tij ishte një mesazh për mua, se mund të dilja nga miniera. Ne
po jetonim vdekjen, ajo mund të kishte ardhur në cdo cast”, ka
deklaruar Pena.
Gjatë turit të tij privat në shtëpinë e legjendës së rokut, minatori bëri një sërë fotografish me celularin e tij.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Pastroni shtëpinë me uthull dhe sodë bikarboni
» Ngatërron shtëpinë, tenton të përdhunojë të moshuarën
» Puthen në Shtëpinë e Bardhë
» Jay-Z takohet me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
» New York, 8 vjet alarm i rremë në shtëpinë e pleqve
» Ngatërron shtëpinë, tenton të përdhunojë të moshuarën
» Puthen në Shtëpinë e Bardhë
» Jay-Z takohet me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
» New York, 8 vjet alarm i rremë në shtëpinë e pleqve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi