Ngatërron shtëpinë, tenton të përdhunojë të moshuarën
Ngatërron shtëpinë, tenton të përdhunojë të moshuarën
Tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me një mesogrua, por në gjendje të dehur ngatërron
banesën dhe dhunon një 89-vjeçare.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Korçës kur një 43- vjeçar, që kishte piketuar një grua të re
për të kryer marrëdhënie seksuale, nën efektin e alkoolit ka ngatërruar
jo vetëm personin, por edhe shtëpinë.
Policia është njoftuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes se nga shtëpia e një të moshuare
dëgjoheshin ulërima dhe thirrje për ndihmë. Policia ka shkuar menjëherë
në vendngjarje në lagjen 6 të qytetit dhe ka ndaluar 43-vjeçarin Artur
Kovaçi, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të moshuarën që
jetonte e vetme.
Mësohet se Artur Kovaçi punonte si murator dhe
merrej me shtrimin e pllakave. Ndërsa prej disa ditësh ka qenë duke
punuar privatisht në një familje, ai ia kishte vënë syrin të zonjës të
shtëpisë. Gruaja ishte e divorcuar dhe jetonte bashkë me fëmijët në një
apartament në lagjen 6 të qytetit. Afër mesnatës, Kovaçi pasi kishte
konsumuar sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike, “ka marrë zemër” dhe
është nisur drejt shtëpisë së gruas 40-vjeçare, me të cilën dëshironte
të kryente marrëdhënie intime.
Por për shkak të errësirës dhe gjendjes së dehur, ai ka ngatërruar apartamentin dhe ka hyrë në një
banesë që ndodhej një kat më poshtë. 43-vjeçari i është afruar derës, ka
ulur dorezën dhe ka hyrë lehtësisht brenda në shtëpi, duke përfituar
nga fakti se e zonja e shtëpisë kishte harruar të kyçte derën nga
brenda. Kovaçi ka hyrë në dhomën e gjumit dhe është hedhur mbi të
moshuarën, e cila jetonte e vetme pas vdekjes së bashkëshortit vite më
parë. Ai ka tentuar ta përdhunojë, duke menduar se në shtrat ndodhej
40-vjeçarja, por ulërimat e të moshuarës, e kanë bërë të kuptojë se ka
ngatërruar person.
Viktima e tij ishte 89-vjeçarja fqinje me
gruan që ai kishte piketuar për të kryer marrëdhënie seksuale, qoftë
edhe me dhunë. E gjendur në befasi dhe nën presionin e dhunës nga një
mashkull, e moshuara ka nisur të bërtasë derisa kjo ka tërhequr
vëmendjen e fqinjëve që kanë njoftuar policinë duke ndërhyrë për t’i
ardhur në ndihmë plakës. Artur Kovaçi është kapur teksa dilte nga
shtëpia e së dëmtuarës.
Pas shoqërimit fillestar të 43-vjeçarit në komisariat, policia që ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje të
moshuarën, ka konstatuar se autori në fakt kishte tentuar ta përdhunonte
plakën, pa mundur të kryejë marrëdhënie seksuale më të. E moshuara i
është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, nga e cila është konstatuar
se 89-vjeçarja kishte shenja dhune në trup, të shkaktuara nga 43-vjeçari
i cili ka ushtruar dhunë fizike, teksa ka tentuar ta përdhunojë atë.
Policia ka ndaluar autorin 43-vjeçar që kishte hyrë vjedhurazi në banesën e
gruas, ndërsa nga shpjegimet që ai ka dhënë në polici ka rezultuar se
Kovaçi kishte ngatërruar banesën kur do të tentonte të kryente
marrëdhënie seksuale me fqinjën e së moshuarës. Ai është vënë në pranga
dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale të “kryerjes së marrëdhënie
seksuale me persona të pazotë fizikisht të mbetur në tentativë”. Ndërkaq
e moshuara, ende e traumatizuar, është kthyer në shtëpi pas marrjes së
ndihmës së parë në spitalin e qytetit.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Vlorë, tenton vetëvrasjen 21 vjecarja
» Dafina Zeqiri tenton t'i ngjasojë Beyonce
» Pastroni shtëpinë me uthull dhe sodë bikarboni
» Puthen në Shtëpinë e Bardhë
» Minatori kilien viziton shtëpinë e Presley
» Dafina Zeqiri tenton t'i ngjasojë Beyonce
» Pastroni shtëpinë me uthull dhe sodë bikarboni
» Puthen në Shtëpinë e Bardhë
» Minatori kilien viziton shtëpinë e Presley
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi